LIVE UPDATES
Bota

Kurti për dialogun me Serbinë: Nuk do të ketë një ekip ku është edhe kryeministri, edhe presidenti

7 Shkurt 2020, 20:26 Nga DOSJA
Kurti për dialogun me Serbinë: Nuk do të ketë një ekip

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se vendimi për shfuqizimin e taksës doganore 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, nuk do të merret me procedurë të shpejtë, ngase, sipas tij, fillimisht do të vendoset reciprociteti i plotë ndaj Serbisë. “Nuk është se ne duam të hakmerremi me reciprocitet, por konsiderojmë që ky është një parim i shëndoshë për marrëdhënie konstruktive, bilaterale e të fqinjësisë së mirë”, ka thënë Kurti.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për procesin e ardhshëm të dialogut me Serbinë, duke potencuar se do të jetë Qeveria e Kosovës që do të udhëheqë me delegacionin e Kosovës, ku ai nuk e përjashton një rol edhe të opozitës dhe presidentit të Kosovës.

Zoti Kurti, keni paralajmëruar heqjen e taksës doganore ndaj Serbisë dhe për këtë qëllim, të premten ambasadori Richard Grenell, ju ka mbështetur përmes një postimi në rrjetet sociale. Kur do ta merrni ju këtë vendim?

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që i fituam më 6 tetor të vitit të kaluar, gjatë negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e kemi përsëritur dhe theksuar qëndrimin tonë, se tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë ne do ta zëvendësojmë me parimin e reciprocitetit. Pra, nuk është se do ta heqim tarifën dhe nuk do ta vëmë reciprocitetin, por do ta vëmë reciprocitetin dhe do ta heqim tarifën. Unë kam mbajtur vetëm një mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës – ajo ka qenë mbledhja e parë ceremoniale solemne.

Javën e ardhshme do ta kemi mbledhjen e radhës dhe bashkërisht, si kabinet, do t’i përcaktojmë të gjitha shtigjet e veprimeve tona, të cilat aktualisht më duhet të them se janë të përqendruara te Projektligji për buxhetin 2020, te plani i punës së qeverisë, te programi qeverisës dhe te fuzionimi i ministrive që i redukton ato nga 21 në 15 sosh. Unë nuk jam në gjendje sot t’ju them se cilën ditë do të bëhet ky zëvendësim i tarifës me reciprocitetin.

Si, konkretisht, do të duket, ose si do të zbatohet kjo çështje e reciprocitetit?

Reciprociteti, të cilin ne e duam është reciprocitet, i cili shprehet në aspektin ekonomik e tregtar dhe politik, ashtu siç është shkruar në Rezolutën e 7 dhjetorit të vitit 2011 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për neve është e papranueshme që të mos kemi simetri në raportet tona edhe sa i përket dokumentacionit të mallrave, pastaj të automjeteve, të certifikatave të ndryshme, e deri te fakti që shoferët e mauneve me mallrat e Kosovës, për shkak se nuk u njihet leja e vozitjes së Republikës sonë, dënohen me qindra euro nëpër rrugët e Serbisë. Pra, nuk është se ne duam të hakmerremi me reciprocitet, por konsiderojmë që ky është një parim i shëndoshë për marrëdhënie konstruktive, bilaterale e të fqinjësisë së mirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova nuk mund të vë masë reciprociteti, sepse Serbia nuk e konsideron Kosovën si shtet. A shihni ju pengesë në këtë qëndrim?

Kosova e konsideron veten e saj shtet. Ne e kemi shpallur pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008. Për pak ditë do të shënojmë 12-vjetorin e pavarësisë sonë dhe Kosovën e konsiderojnë të pavarur rreth 110 shtete anembanë globit, përfshirë këtu shumicën dërmuese edhe të vendeve të Bashkimit Evropian, edhe NATO-s, përkatësisht vetëm 5 shtete nga Bashkimi Evropian dhe vetëm katër shtete të NATO-s nuk e njohin Kosovën.

Kur prisni që të rinisë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe a do të jeni ju në krye të delegacionit të Kosovës?

Unë do ta udhëheq ekipin e Kosovës për bisedime me Serbinë, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga pranvera e vitit të shkuar, na e konfirmoi një gjë të tillë, por unë do të përpiqem që ky ekip të jetë me përbërje të duhur e me përgatitje të mirë,pra edhe në aspektin politik përfaqësues, edhe në atë profesional të ekspertëve. Unë nuk mund ta di kur do të mund të rifillojë dialogu, ndonëse më duhet të them që në njëfarë mënyre ai ka vazhduar tërë kohën nëpër konferenca e tryeza të ndryshme ndërkombëtare. Ne, në parim, jemi për dialog me parime dhe besoj që nuk e kemi luksin që të dështojmë sërish në dialog, prandaj besoj që edhe ekipi i Serbisë edhe yni duhet t’i bëjnë përgatitjet e duhura përmes diskutimeve me Brukselin sa i përket formatit, agjendës, kornizës etj.

E përmendët ekipin… A do të jetë bashkë me ju edhe presidenti Hashim Thaçi për të përfaqësuar Kosovën në tavolinën e bisedimeve?

Nuk besoj që mund të kemi një ekip ku është edhe kryeministri, edhe presidenti, sepse nuk është në natyrën e negociatave të bisedimeve ndërkombëtare një situatë e tillë. Por, unë nuk dua ta përjashtoj presidentin e Kosovës. Unë besoj që ai është i rëndësishëm si funksion për politikën tonë të jashtme, mirëpo politikën e jashtme e krijon Qeveria e Republikës së Kosovës. Pra, pa përjashtuar mirëpo jo edhe duke udhëhequr siç ka qenë rasti në të kaluarën.

Si e shihni qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që, përmes zhvillimit ekonomik në Kosovë e Serbi, mund të lehtësohet arritja e marrëveshjes përfundimtare?

Besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që të dyja janë të pazëvendësueshme për Kosovën nëpër të gjitha proceset, në të cilat ne kalojmë – përfshirë këtu edhe atë të bisedimeve me Serbinë – jam optimist që rolet e tyre mund të jenë edhe përplotësuese edhe atëherë kur nuk janë të njëjta. Në këtë kuptim,padyshim që ne e mirëpresim angazhimin amerikan në raportet tona me Serbinë.

Si e komentoni angazhimin e ambasadorit Richard Grenell dhe suksesin e tij për arritjen e pajtimit të Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore në kohën kur dialogu i Brukselit ka stagnuar?

Kemi shprehje të interesit në disa fusha për marrëveshje siç është ajo e fluturimeve dhe e hekurudhës. Tash, unë, në parim, do të udhëhiqem prej Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj, në njërën anë, dhe prej parimit të reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, në anën tjetër. Besoj se angazhimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Berlin, i ka dhënë energji të re procesit.

Kur jemi te këto dy iniciativa, janë parë si historike dhe si mënyrë e mirë për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ju, si i vlerësoni këto marrëveshje?

Ambasadori amerikan në Berlin, beson që për investime ekonomike në rajon, marrëveshja është çelësi. Unë nuk e mohoj që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do t’i ndihmonte perspektivës së zhvillimit ekonomik të rajonit, por si kryeministër i Republikës së Kosovës, si fitues i zgjedhjeve, që ka garuar me një program të fuqishëm ekonomik, besoj që këtu nuk duhet neglizhuar tre faktorë të rëndësishëm.

I pari është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë që krijon besueshmëri për investitorët. I dyti është luftimi i varfërisë së popullsisë, në mënyrë që të ngrihet kërkesa agregate për mallrat dhe gjithashtu mendoj se e treta është jo më pak e rëndësishme – qasja sa më e lehtë në financa, pra në një lloj të kapitalit fillestar për ndërmarrësinë ekonomike.

A prisni arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë brenda këtij viti?

Unë kam gatishmëri për dialog. Nuk dua të paragjykoj shpejtësinë e arritjes së marrëveshjes. Për mua qëndrueshmëria e bisedimeve është shumë e rëndësishme dhe sa më parë që arrijmë marrëveshje, aq më mirë. Aktualisht, në këtë muaj ne vetëm sa kemi filluar në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të bëjmë këtë fuzionim të ministrive. Është dita e katër e punës sime. Ende nuk i kam as 100 orë punë, se lëre më 100 ditë. Ndërkaq, në anën tjetër, Serbia po fillon një fushatë zgjedhore për zgjedhjet e saj atje. Kështu që duhet të kemi pak mirëkuptim edhe për këto dy dinamika në dy vendet tona.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu kosove-serbi qeveria e re ne kosove albin kurti dialogu kosove-serbi qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale