LIVE UPDATES
Sport

Kur Franc Beckenbauer dezinfektonte duart në Rinas, nga frika se sillte viruse nga Gjermania

26 Mars 2020, 17:01 Nga DOSJA
Kur Franc Beckenbauer dezinfektonte duart në Rinas, nga frika se sillte

Detajet për atë që ka ndodhur si në aspektin sportiv, ashtu dhe në atë dokumentar historik, në fakt i plotëson më së miri një artikull i të mirënjohurit Uvil Zajmi ( shih: Bekenbauer me shokë lagnin këpucët në Tiranë prej urdhrit të Mehmet Shehut, Uvil Zajmi, Panorama Sport, 18 shkurt 2016).

Sidoqoftë, mjaftoi vetëm një foto që ma nisi dy ditë më parë një mik i imi ( R.Ç.), shkëputur nga një album fotografik i ikonës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, që të më ngacmonte të shkruaja këto radhë e ta risjell edhe një herë në vëmendje atë ngjarje, nisur pikërisht nga situata që po përjetojmë aktualisht me corona-virusin.

Ishte viti 1971, kur Kombëtarja Gjermane e Futbollit do të shkelte për herë të dytë në tokën shqiptare si pasojë e shortit që e vendoste atë brenda një harku të shkurtër kohor, sërish përballë të njejtës skuadër e që do duhej konsumuar sërish brenda eliminatoreve të së njejtit kompeticion, Kampionatit Europian „BELGJIKE – 1972“.

E sërish sikurse në takimin e parë, jo vetëm interesi, por çuditë nuk do të mungonin në këtë përballje, e cila duhet thënë se në aspektin historik sportiv, ishte pikërisht porta që iu çel Kombëtares së RFGJ-së për të nisur rrugën e saj drejt sukseseve më madhore ( mjafton të kujtojmë këtu faktin se Gjermania brenda asaj dekade u shpall një herë Kampion Europe, një herë Kampion Bote, ndërsa Bayern i Mynihut tri herë radhazi fitues i Kupës së Kampioneve) që e katapultuan atë, ekipet gjermane dhe vetë futbollin gjerman në vitet ’70 të shekullit të shkuar si ndër më të mirët në botë.

E këtë radhë, ndryshe nga 1967, asgjë nuk do të neglizhohej e VIP-at si Franz Beckenbauer dhe Gerd Müller, të cilët kishin refuzuar në atë kohë të luanin ndaj Shqipërisë, këtë radhë ishin vënë në rresht për një përkrah legjendave si Patzke, Veber, Overat dhe Netzer për të arritur objektivin, pasi vinin edhe nga një barazim me Turqinë në Gjermani, i cili në ato momente ua rrezikonte jo pak objektivat nëse s’do të kishin fituar në Tiranë.

Madje këtë radhë do të dilnin në pah edhe emra të tjerë që do ktheheshin në legjenda të vërteta të futbollit gjerman e atij botëror, si portieri Majer, Berti Vogts e një ekip më i rinovuar në përgjithësi, drejtuar me mjeshtëri nga legjenda Helmut Schoen, trajneri më jetëgjatë në stolin e Kombëtares Gjermane.

Një situatë relativisht e ngjashme, megjithëse jo në kufijtë e një pandemie kaq vrastare si kjo e sotmja me „Covid-19“, diktuar nga një valë epidemie malarie, qëlloi të prekte lehtësisht edhe vendin tonë pikërisht në kohën që „Nationalmanschaft“-i do shkelte në Rinas për të nisur „aventurën“ shqiptare.

E në këtë atmosferë, yjet e Gjermanisë zbritën në Rinas më 15 shkurt, dy ditë para ndeshjes zyrtare që do të kurorëzohej me një fitore minimale 0:1 për ta në „Qemal Stafa“, më 17 shkurt 1971. Dhe pikërisht aty i pret edhe „surpriza e parë“, që vinte si pasojë e një urdhëri të dhënë nga ish-kryeministri Mehmet Shehu sipas të cilit, të gjithë të huajt që do të zbrisnin në Rinas, do të duhej që këpucët si dhe duart ti pastronin në një përmbajtje desinfektuese, për t’u siguruar se nuk do përcillnin asgjë nga mikrobet që mund të sillnin nga vendet e tyre.

E pikërisht këtë moment që për publikun shqiptar na shfaqet për herë të parë e mungon i dokumentuar edhe në artikullin e Y. Zajmit, na e rezervon vetë Franz Beckenbauer në një album personal fotografik me titull: „Schau’n mer mal” – Franz Beckenbauer – Geschichten und Bilder einer aussergeëöhnlichen Karriere“, me autor Tom Bender dhe Michael Pfad, botim i vitit 1995.

Ajo i referohet një shprehje të famshme të përdorur në dialektin bavarez nga legjenda Beckenbauer „Schau’n mer mal“ që në shqip do të thotë pak a shumë „të shohim një herë“ e që përmban momente nga jeta e tij futbollistike e ajo familjare. Titulli vijon në fakt me: “Franz Beckenbauer-Histori dhe imazhe të një karriere të jashtëzakonshme“. Albumi çelet me një parathënie të ish-Kancelarit të ndjerë të RFGJ-së, Helmut Kohl.

Sigurisht se shumë fansa të tij në Gjermani e në Shqipëri, padyshim se e posedojnë atë, dikush si dhuratë e dikush si të blerë në vitet ’90, por askujt nuk i kishte rënë në sy një detaj shumë i veçantë në lidhje me Shqipërinë në përmbajtje të këtij albumi.

Është pikërisht një foto që edhe pa diçiturë flet shumë, por gjithsesi në diçiturën e saj shkruhet: „Aeroporti i Tiranës / Beckenbauer duhet të lajë duart në një solucion desinfektues. Në këtë mënyrë eliminohen të gjitha viruset kapitaliste. Vetëm pas kësaj mund të vijonte udhëtimi për më tej. Në ekstremin majtas në foto, shihet edhe Berti Vogts“.

Është sigurisht një detaj që lidhet shumë me situatën aktuale, pavarësisht se s‘ka dyshim se autorët e albumit e kanë përfshirë në atë kohë këtë detaj në album, pikërisht për të sjellë edhe më fort efektin e habisë në kufijtë e një humori thuajse të zi, që e ilustron edhe më shumë izolimin e vendit tonë në ato kohë. Mund të ketë qenë sigurisht edhe një përzgjedhje e vetë Beckenbauerit, por kjo pak rëndësi ka.

Nga perspektiva aktuale, tashmë e shohim se s‘paskësh qenë aspak një masë e tepruar, e as e qesharake, duke pasuar parasysh protokollin e orientimet e sjella nga OBSH në të tilla raste, ku kontakti i parë me të huajt shpesh të dikton edhe futjen në karantinë në raste ekstreme si ky i pandemisë.

Beckenbauer do të vinte edhe disa herë të tjera në Shqipëri e do të takohej edhe me miq e tashmë ai e dinte se jo vetëm në 1971, kur stadiumi do të mbushej plot për të parë qoftë edhe seancat stërvitore të „Nationalmannschaft“-it, shqiptarët përtej „solucionit desinfektues“ do të rezervonin për të e mbarë kombëtaren gjermane gjithë admirimin e tyre.

Ajo VKM dhe ai vendim i ish-kryeminsitrit Shehu do të vijonte të kishte fuqi madje edhe pas demokracisë, në kohë fare të zakonshme (edhe pse jo në Rinas) ku dëshmitarë janë shpesh udhëtarët që kalojnë në pikat e kalimit kufitar tokësor, ku u duhet të njomin me solucion gomat e makinave të tyre, një procedurë që veç kostos, u duket sidoqoftë shumë e habitshme dhe qesharake.

Përtej fotos që na përcillet nga albumi në fjalë, po sjell në këtë prurje edhe disa foto të shkëputura nga shtypi gjerman i kohës (të cilat për të mos kaluar në përsëritje vulgare, po ashtu nuk gjenden në artikullin e U. Zajmit) që shoqëruan atë ngjarje që sikurse e theksuam, shtroi padyshim rrugën e sukeseve më madhorë në historinë e futbollit gjerman dhe ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e futbollit botëror, përsa i përket skemave taktike dhe shpirtit të garës në ekip që nuk gjendet askund tjetër në botë në atë masë, sa në atë gjerman.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport franc beckenbauer koronavirus franc beckenbauer koronavirus

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet