LIVE UPDATES
Bota

E gjithë bota e izoluar, kanë filluar lëshimet me pikatore: Kur do dalim?

20 Prill 2020, 20:15 Nga DOSJA
E gjithë bota e izoluar, kanë filluar lëshimet me pikatore: Kur

BOTË -“Po fillon me pikatore,” shkruante Simon Jenkins në “The Guardian”. Spanja, Austria dhe Italia ndërmorën hapat e parë ngurrues këtë javë që kaloi, për “kthimin e madh në punë”, duke rihapur disa biznese jo-esenciale dhe duke lejuar disa fëmijë të ktheheshin në shkollë. Por nuk ka fund në horizont, për izolimin e Britanisë.

Pas një takimi me ekspertët e shëndetit, Qeveria pritej të njoftonte të enjten se masat për distancimin social do të mbeten në fuqi edhe për disa javë të tjera. Ministrat e pranuan këtë më herët. Kryekëshilltari Shkencor, Patrick Vallance, më parë kishte deklaruar se numri i të sëmurëve me Covid-19 në njësitë e terapisë intensive nuk kishte arritur kulmin, dhe se numri i vdekjeve ditore do të vazhdonte të rritej për 14 ditë pasi të arrihej kulmi. Robert Peston shkruante në The Spectator se kjo “që nënkupton që Mbretëria e Bashkuar mund të shkojë në një numër vdekjesh nga Covid-19, prej të paktën 30,000 njerëzish. Që e çon atë përtej një gripi të keq dimëror”.

Eshtë e qartë se nuk mund të fillojmë ende të heqim kufizimet, shkruante The Times. Nuk mund ta bëjmë, në një kohë kur raporti i vdekjeve në Britani nga pacientët e shtruar me Covid-19 është ende duke u rritur me rreth 800 në ditë. Por nuk është shumë herët, për të filluar të diskutojmë se si do ta heqim bllokimin, kur të vijë koha e duhur.

Ministrat pretendojnë se një debat i tillë rrezikon të mjegullojë mesazhin “qëndroni në shtëpi”, por publikut duhet t’i jepet njëfarë ideje se si do të përfundojë izolimi: Keir Starmer, udhëheqësi i Laburistëve, kishte të drejtë kur u bëri thirrje ministrave që të botonin strategjinë e daljes. Eshtë një çështje që duhet të debatohet. “Britania nuk mund të përballojë që ta bëjë keq. Këtë gjë”.

Sigurisht që është shumë e rëndësishme, shkruante Daily Telegraph. Zyrtarët druhen se nëse hiqen kufizimet, Mbretëria e Bashkuar do të përballet me një valë të dytë, shkatërruese të infeksioneve, por kostot e bllokimit janë gjithashtu në rritje. Zyra për Përgjegjësi Buxhetore parashikoi këtë javë se nëse mbyllja zgjat tre muaj, PBB e Britanisë do të zvogëlohet me një të tretën në tremujorin e pranverës, duke i rritur shifrat e papunësisë me më shumë se dy milion.

Mbyllja i kushton Britanisë rreth 2.4 miliardë dollarë në ditë, shkruante Daniel Hannan në The Telegraph të dielën. Për ta parë këtë shifër në perspektivë, kursimet nga të gjitha shkurtimet e shpenzimeve të vëna në zbatim nga konservatorët midis viteve 2010 dhe 2019 arritën në rreth 30 miliardë stërlina – “një reduktim që sipas Laburistëve në atë kohë, po vriste mijëra njerëz”.

Kur vendosim se kur të heqim kufizimet, duhet të faktojmë kostot indirekte shëndetësore të bllokimit, shkruante Paul Johnson në Times. Realiteti është se më shumë njerëz do të vdesin nga sëmundje të tjera në muajt e ardhshëm, si rezultat i përparësisë që i është dhënë Covid-19. Dhe do të ketë një pasojë më afatgjatë nga problemet e varfërisë, papunësisë dhe shëndetit të krijuar nga izolimi ynë. Një studim i kohëve të fundit sugjeronte se rritja e papunësisë e lidhur me krizën financiare 2008-09, rezultoi në 900,000 njerëz më shumë në moshë pune që vuajtën nga probleme shëndetësore kronike.

Pra, si duhet të vendosë Mbretëria e Bashkuar të lehtësojë kufizimet, kur të vijë koha? Një qasje, shkruante Nick Powdthavee në The Independent, do të ishte të fillonte duke lejuar qytetarët në të 20-at që nuk jetojnë me prindërit. Këta të rritur, statistikisht, nuk kanë gjasa të vuajnë nga simptoma të rënda (shkalla e vlerësuar e vdekshmërisë midis pacientëve në këtë grupmoshë është 0.03%). Në të njëjtën kohë, ata ka të ngjarë të jenë më të goditur nga pasojat ekonomike të një bllokimi të zgjatur. Lejimi i tyre do të mundësonte që 4.2 milion njerëz të ktheheshin në punë.

Shkollat mund të jenë gjithashtu ndër të parat që rihapen, shkruante Jon Stone në të njëjtën gazetë. Fëmijët zhvillojnë simptoma nga Covid-19 relativisht rrallë, dhe disa nuk e transmetojnë shumë sëmundjen. Një tjetër mundësi do të ishte të lehtësoheshin masat mbi bazë gjeografie, shkruante Andrew Rawnsley në The Observer, por kjo mbart problemet e veta. “Nëse pubet do të rihapeshin në Londër, por do të mbeteshin të mbyllura në Manchester, si do të reagonin këta të fundit përballë pamjeve televizive të londinezëve që po i riktheheshin birrës?”

Eshtë e vështirë të shohësh njerëz që nxitojnë përsëri në pijetore ose kudo tjetër, duke pasur parasysh sa efektive ka qenë fushata “qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”, shkruante Fraser Nelson në The Daily Telegraph. Në të vërtetë, ekziston një shqetësim qeveritar se ata mund ta kenë “tepruar në zbatimin” e atij mesazhi. Zyrtarët nuk e kishin pritur që publiku të ishte aq i pajtueshëm. Ata menduan se 20% e fëmijëve do të ishin ende në shkollë deri tani; më pak se 2% janë në fakt. Tre herë më shumë punëtorë sesa ata parashikuan janë pa punë. Qëllimi i bllokimit ishte të parandalonte mbingarkimin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, shkruante Philip Johnston në të njëjtën gazetë, dhe duket se kryesisht e ka arritur atë qëllim. Por fushata e ka “frikësuar” kaq shumë publikun saqë Qeveria “tani druhet se shumë njerëz nuk do të thehen në punë, edhe kur të këshillohen ta bëjnë këtë”.

Marrë nga: bota.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll
Bota 20 Prill 2020, 19:36

PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me deputeten e PDK-së, Vjosa Osmanin.I ftuar në emisio...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës