Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin përshtatur vilën e tyre për kultivim të kanabis.
Të arrestuar janë: K. Z., 34 vjeç dhe A. Z.(D.), 31 vjeçe, banues në Vorë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin përshtatur ambientin e banesës së tyre me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.
NJOFTIMI:
Finalizohet operacioni antikanabis i koduar “Vila”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Vorë. Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga çifti i bashkëshortëve.
Sekuestrohen 3.6 kg lëndë e dyshuar kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar, fara kanabisi, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, një sasi me lëndë të dyshuar heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga qytetarët, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan operacionin antikanabis të koduar ”Vila”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. Z., 34 vjeç dhe A. Z.(D.), 31 vjeçe, banues në Vorë (bashkëshortë).
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së tyre me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.6 kg lëndë e dyshuar kanabis, 9 fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar, pajisje që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar te Policia dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë ‘TIBUS’. Në pranga përfunduan 55 persona, të cilët e kishin ushtruar aktivitetin e tyre ...
BERAT– Ekspertiza e zjarrit tragjik në Berat që i mori jetën dy personave konkludon si ngjarje aksidentale.Ekspertën e Repartit Zjarrëfikës dhe policisë s...
TIRANË– Gazetarja Aranita Brahaj, ka ironizuar listën e Partisë Socialiste në rrethin e Tiranës. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘FacebookR...
TIRANË– Marash Aliaj, është dëshmitari “kyç” i vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hadëraj. Gazetarja Klodiana Lala ka siguru...
ELBASAN– Një mace e egër e vrarë nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Cikallesh, Tregan të Elbasanit. Kjo ngjarje ka ngjallur re...
VLORË– Operacioni ndërkombëtar i drogës i zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali, ka arrestu...
TIRANË– 12 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, të cilët akuzohen pqr vepra të ndryshme penale.Policia bën me dije se mbi të...
RROGOZHINË– Albi Juba, i dyshuari kryesor për plagosjen e trefishtë në Rrogozhinë, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Përveç të dyshuar...
ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën ‘detyrim paraqitje’ për kandidatin për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sokol Skurën.Skura...
SKRAPAR– Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Skraparit pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 146 gota plastike ku kishte kultivuar far...