Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BERAT– Pesë persona janë arrestuar gjatë operacionit “Gjerbës”, pasi akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike në disa fshatra të Beratit.
Policia nuk i ka publikuar emrat e personave të arrestuar, por Dosja.al ka mësuar se ata janë: Ardjan Saliaj, Gentjan Xhaferraj, Lorenc Xhanaj, Petrit Rakipi dhe Luftar Xhaferraj, i cili mbante detyrën e inspektorit të Policisë në Mallakastër.
Për të arrestuarit, Gjykata e rrethit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa bimët e gjetura janë asgjësuar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Berat
Finalizohet operacioni i koduar “Gjerbës”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike
Operacioni nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.
Ndalohen 5 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe pas një hetimi dymujor të bërë nga ana e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua operacioni “Gjerbës”, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan 5 persona, konkretisht:
P. R., 53 vjeç, banues në Berat;
G. Xh, 34 vjeç, banues në Mallakastër;
A. S., 44 vjeç, banues në Mallakastër;
L. Xh., 31 vjeç, banues në Mallakastër;
L. Xh., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.
Për këta shtetas gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Osmënzezë, Berat, në Gjerbës dhe Selitë, Mallakastër, bimë të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar më parë nga Policia, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim” ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ka nisur sot mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Në garë janë: kryeprokurorja e ...
KRUJË– Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Nikël, ku një sasi tritoli iu vendos një parukerie. Pas hetimeve nga Prokuroria e rrethit, një pe...
GJIROKASTËR- Emergjencave Civile bëjnë me dije se si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut situata në vend, situata nuk paraqet probleme. Sipas komunikimit...
TIRANE- Blendi Teta, i arrestuari për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, mohon që të jetë kërcënuar me jetë. Në një lidhje telefonike për Report Tv, nga burg...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka falënderuar stafin e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë pas reagimit të tyre në ditën e tërmetit. Sipas Ramës të g...
TIRANË- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në autostradën Tiranë-Durrës pranë “Casa Italia”.Burime të Dosja.al bëjnë me dije...
TIRANË- Nëndrejtoresha e përgjithshme e UKT-së, Evis Gjebrea u mundua në emisionin Opinion të argumentonte mungesën e ujit të pijshëm ditët e fundit, por a...
Tiranë- Pasditen e nxehtë të 16 gushtit, në 3 pa 10, Genc Bardhi vendosi papritur të zbriste nga kati i gjashtë i skelës së ngulur në fasadën e një pallati në r...
Tiranë- Gazetarja e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Marjana Legisi ka mundur të intervistojë shkurt ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, menjëherë pas mbar...
Tiranë– Sërish ka pasur lëkundje tërmeti gjatë natës. IGJEUM ka regjistruar gjashtë lekundje tërmeti që në orët e para të dates së sotme. Tërmeti më i fortë ish...