Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ANGLI – Nga Bayern Munich i Pep Guardiolës te Liverpool i Jurgen Klopp. Mona Nemmer, një nutricioniste gjermane, fluturon gjithmonë lart, mes yjeve.
Trajneri i “The Reds” e donte atë në ekipin e kampionëve të Europës në vitin 2019. Kupa me vesh të madh, u fitua jo vetëm për aftësi teknike-taktike, por edhe në kuzhinë. Van Dijk, Salah, portieri Alisson Becker dhe lojtarët e tjerë, ndjekin një dietë specifike që bën diferencën.
Në futbollin modern, trofetë fitohen edhe në tavolinë. Guardiola ka ndaluar picat për sportistët e tij, ndërsa Conte te Tottenham kufizon karbohidratet, preferon fruta, perime, proteina, pasioni i teknikut për bresaolën është i njohur. Plus ai eliminoi ketchup-in dhe ushqimin e skuqur. Ndërkohë dietologia Nemmer ka sjellë një disiplinë të re ushqimore te Liverpool. Futbollistët te “The Reds” hanë katër herë në ditë, marrin kurse edukimi për ushqimin, u është dashur të mësojnë të gatuajnë për të shmangur vaktet e ndërmjetëm. Duket se nutricionistja u ka ndaluar domatet dhe vezën një ditë para ndeshjes. Ëmbëlsirat lejohen, por vetëm nëse përbërësit bazë janë të freskët dhe të cilësisë së lartë.
Mona Nemmer është ndalur edhe te zgjedhja dhe origjina e ushqimit. Mishi duhet të jetë organik; peshku duhet të vijë nga Skocia; përdoren lëngje frutash natyrale dhe perimet më mirë nëse janë në zero kilometër. Në “Anfield” është ngritur një kuzhinë ku përgatiten pjatat në fund të çdo ndeshjeje, për të mos lejuar lojtarët të hanë pjata “të gabuara” në darkë jashtë në restorante. Nutricionistja organizon gjithashtu ushqime për transfertat me autobus dhe avion, ushqime që mund të ndryshojnë sipas zonave kohore dhe klimave të ndryshme. Gjatë periudhës së katantinimit, ajo i ndihmoi lojtarët të ruanin dietën e tyre, duke dorëzuar menutë dhe recetat ditore përmes WhatsApp. Nemmer ka treguar se disa futbollistë e përgatisin drekën vetë: të gjithë kanë marrë mësime gatimi, së bashku me bashkëshortet apo të dashurat e tyre.
Mona Nemmer i kushton vëmendje të madhe detajeve, ka informacion të plotë për çdo lojtar të ekipit. Nga pikëpamja ushqimore, asgjë nuk i lihet rastësisë. Planet e saj të dietës janë individuale, bazuar në moshën, përkatësinë etnike, gjatësinë, peshën, metabolizmin, përbërjen e yndyrës trupore, alergjitë, pozicionin në fushë dhe minutat e lojës së përfunduar. Mostrat e pështymës, gjakut, urinës dhe të dhënat e mbledhura në çdo seancë stërvitore analizohen për të përshtatur planin ushqimor me nevojat personale. Është një “punë në progres”, një proces gjithnjë në zhvillim që sheh bashkëpunimin e fushave të ndryshme të ekipit: trajnerë, fushë fitnesi, mjekë. Puna është sinergjike, nuk ka ndarje të papërshkueshme nga uji.
B.T (Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KAMERUN – Kupa e Afrikës mbetet në këmbë, të paktën deri të mërkurën. Pasnesër, Patrice Motsepe, presidenti i CAF, konfederatës afrikane, do të shkojë në ...
ITALI – “Goli ishte i vlefshëm, pa dyshim, pozicioni jashtë loje është shumë i qartë, nuk ka interpretime. Rregulli thotë: të jesh jashtë loje nuk ë...
FRANCA – Vendi është ende i mërzitur nga dhuna në botën e futbollit, pas shishes së hedhur ndaj Dimitri Payet, ka ardhur një tjetër episod i keq. Një seri...
ITALI – Pas Antonio Di Natale, në shtëpinë e tij në Empoli, së fundmi edhe sulmuesi anësor i Napolit, Adam Ounas, ka përjetuar një grabitje në shtëpi me a...
FRANCE – Në një intervistë për ‘Europe 1’ këtë të diel, Leonardo iu është rikthyer në disa temave, që kanë qenë lajme të PSG-së javët e fundit. Kështu, ko...
SPANJË– Real Madrid nuk arrin do të fitojë ndaj Cadiz. Skuadra madrilene ndalet në një barazim 0-0 ndaj një kundërshtari që ndodhej në vendin e paraf...
ITALI-Napoli arrin një fitore të madhe ndaj Milanit. Në javën e 18-të të Serie A skuadra e Spalletit fiton me shifrat 1-0 në San Siro.Elif Elmas kaloi në avanta...
TIRANË– Tirana nuk bën hap fals. Përballë Teutës skuadra bardheblu fiton me shifrat 2-1. Një 90 minutësh me ritëm e emocione por që në fund skuadra e...
ANGLI-Pas tre ndeshjeve radhazi mes Premier dhe Conference League të shtyra për arsye Covid-i, Tottenham më në fund u rikthye në fushë dhe e bën këtë me një bar...
HOLANDË– Në ditën kur Holanda është sërish në izolim për shkak të Covid-19, policia e Roterdamit duhej të ndërhynte me topa uji për të shpërndarë dis...