LIVE UPDATES
Bota

Kufiri Poloni-Bjellorusi/ Merkel telefonon Lukashenkon, qetësohehet situata

18 Nëntor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Kufiri Poloni-Bjellorusi/ Merkel telefonon Lukashenkon, qetësohehet situata

GJERMANI- Forcat bjelloruse të sigurisë filluan të evakuojnë emigrantët. Qeveria gjermane ka mbrojtur bisedën telefonike të fundit të kancelares Merkel me liderin bjellorus Lukashenko kundër kritikave.

Situata në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë duket se është lehtësuar disi. Kështu, sipas raportimeve polake, forcat bjelloruse të sigurisë filluan të evakuojnë me autobuzë emigrantët që prisnin prej disa ditësh. Kampi pranë postës kufitare Kuznica po zbrazet ngadalë, tha zëvendësministri i Brendshëm i Varshavës Wasik. Ai kishte njoftime se autobusët i kishte dërguar presidenti bjellorus Lukashenko.

Situata u përkeqësua më tej dje kur rojet kufitare polake ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës kundër emigrantëve që gjuanin me gurë në anën bjelloruse. Informacioni zyrtar për situatën në kufi është i vështirë për t’u verifikuar, pasi gazetarët dhe organizatat humanitare nuk mund të hyjnë në një zonë të ndaluar me gjerësi tre kilometra, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga Polonia.

Merkeli telefon sërish me Lukashenkon

Ndërkohë, kancelarja Merkel dhe Aleksandër Lukashenko zhvilluan të mërkurën një bisedë të dytë telefonike. Ata ranë dakord që duhet të zhvillohen bisedime midis përfaqësuesve të BE dhe Bjellorusisë për të zgjidhur çështjen, tha presidenca bjelloruse. Merkel bëri thirrje për “ndihmë humanitare dhe mundësi për kthimin e të prekurve” në bashkëpunim me OKB-në dhe Komisionin Evropian. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Merkelit, Stefen Seibert.

Angela Merkel telefonoi me Lukashenkon edhe të hënën për ndihmën humanitare që do t’i ofrohet popullatës. Biseda telefonike zgjati rreth 50 minuta. Ajo ishte biseda e parë e Merkelit me Lukashenkon që nga rizgjedhja e tij e panjohur nga BE si president i Bjellorusisë gushtin e kaluar. BE nuk e njeh më Lukashenkon si kryetar të shtetit që nga rizgjedhja e tij e diskutueshme vitin e kaluar.

Qeveria gjermane mbron telefonatat

Biseda telefonike solli kritika nga jashtë vendit dhe nga një pjesë e klasës politike gjermane. Presidenti polak Duda në mënyrë indirekte shprehu kritika të mërkurën dhe tha se nuk do të pranonte propozime që shkojnë mbi kokën e Polonisë. Pavarësisht kësaj, Angela Merkel foli sërish të mërkurën sërish me Lukashenkon.

Pas bisedës së parë mes Merkelit dhe Lukashenkos, Omid Nouripour, i partisë Të Gjelbrit, foli për një “sinjal katastrofik”. Ai kujtoi se BE nuk e njohu rizgjedhjen e diskutueshme të Lukashenkos vitin e kaluar. Kurse me bisedën e saj telefonike, Merkel de facto e bëri këtë njohje, tha politikani I Gjelbër.

Pasardhësi i pritshëm i Merkelit si kancelar, socialdemokrati Olaf Scholz, kërkoi së fundi sanksione “të qarta dhe të rënda” kundër Lukashenkos. Ai është një “diktator shumë i keq” dhe ka humbur çdo legjitimitet, tha Scholz. Ai kërkoi që të ndërmerren veprime që të mundësojnë një proces demokratik në Bjellorusi. Scholz tha se ne nuk duhet të luajmë lojën e Lukashenkos dhe kontrabandistëve që joshin njerëzit në Bjellorusi me premtime të rreme.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko angela markle kufiri poloni-bjellorusi okb aleksandër lukashenko angela markle kufiri poloni-bjellorusi okb

Sondazh

Poll
Bota 18 Nëntor 2021, 08:34

Rrëzohet avioni luftarak britanik në detin Mesdhe

BRITANI- Një avion luftarak britanik F-35 është rrëzuar në detin Mesdhe.Avioni britanik u rrëzua gjatë një fluturimi rutinë menjëherë pas nisjes. Piloti është d...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës