Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këto kufij të hapen me këtë datë.
Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut.
Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike.
Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”.
Por, prej atëherë situata në rajon është përkeqësuar, me rritjen e shpejt të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që në nivel të BE-së të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për hyrjen në BE të shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, ka thënë se u takon vendeve anëtare të vendosin për heqjen apo jo të kufizimeve për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
“Rekomandimi për nuk ishte vetëm për shkak të situatës epidemiologjike por edhe për shkak të raporteve të BE-së me atë rajon. Sa i përket situatës, ne jemi duke e ndjekur me shumë kujdes. Diskutimet në Këshill janë në vazhdim e sipër dhe në ato diskutime merret parasysh edhe situata aktuale epidemiologjike”, ka thënë ky zëdhënës në Komisionin Evropian.
Edhe pse Komisioni Evropian mund të paraqesë rekomandime, vendimi për të hapur apo jo kufijtë u takon vendeve anëtare. Disa vende anëtare të BE-së tashmë janë duke i rritur masat për kufizimin e hyrjes së shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kështu ka vendosur Sllovenia, ndërsa Kroacia kërkon që personat që hyjnë në territorin e saj, e rrjedhimisht edhe në atë të BE-së, të dëshmojnë arsyen domosdoshme për një udhëtim të tillë.
Në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ditëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të infektuarve me koronavirusin e ri.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama vizitoi një serë me domate në Thumanë. Pranë kreut të qeverisë ndodhej edhe drejtoresha e Agjencisë së Zhvilli...
FUSHË-KRUJË -Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Thumanë, për të parë nga afër punën në kantierin e rindërtimit. Gjatë vizitës ai u nd...
TIRANW- Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal ditën e sotme në zonën e Zall-Bastarit, ku u njoh më nga afër me problemet e fermerëve. Basha shprehet,...
TIRANË -Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj një të riu të prangosur në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, ...
TIRANË -Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e këshillit politik ditën e nesërme në orën 17:00. Gjiknuri u ka bërë thi...
TIRANË: Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqen pamje nga fushat e Dropullit. Rama teksa poston fushat e mbjella me grurë nuk ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Çim Peka live” se në Shqipëri ka 100 viktima nga COVID-19.“Unë jam i sigurtë se jan...
TIRANË– Regjisori Edmond Budina ka treguar se i kanë bërë vetëm një tampon, dhe kanë dalë në përfundimin se ai është i infetkuar me Covid-29. I ftuar...
TIRANË- Fatos Lubonja dhe Baton Haxhiu janë përplasur sot rreth idesë së shkëmbimit të territorieve, Kosovë-Serbi, temë e cila ka ngjallur gjithmonë debate...