LIVE UPDATES
Aktualitet

Ku e gjetën litarin dhe levat? Prokuroria fut në ‘skaner’ efektivët, dyshohet se ndihmuan Çekajn e Pjetrin që të arrat

11 Gusht 2021, 14:34 Nga DOSJA
Ku e gjetën litarin dhe levat? Prokuroria fut në ‘skaner’

TIRANË– Dy ditë pas tentativës për arratisje nga të dënuarit Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri, Prokuroria ka ngritur dyshime për bashkëpunim mes të burgosurve dhe efektivëve që janë në detyrë pranë ‘313’-s. Dosja.al ka mësuar se efektivët Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmond Prenga janë vënë nën hetim nga Prokuroria pasi akuzohen se nuk kanë kontrolluar të burgosurit para daljes në ajrosje. Konkretisht në dokumentin e siguruar nga Dosja.al, bëhet me dije se këta efektivë kanë lejuar që Fatmir Pjetri të dilte në ajrosje me një çantë të kuqe ku ndodhej litari dhe levat e hekurit, që do të përdoreshin për arratisjen, gjë e cila dështoi.

Për pasojë Pjetri dhe Arbër Çekaj tentuan të arratiseshin, duke përdorur litarin që kishin brenda çantës dhe materialet e tjera me të cilat dhunuan dhe gardianin Myfit Xheka. Mënyra se si këto materiale përfunduan në duart e të burgosurve mbeten gjithashtu mister. Në shkresë bëhet me dije se edhe tre të paraburgosur të tjerë janë referuar për moskallëzim krimi.

Vetë specialisti i informacionit Myfit Xheka, i cili u dhunua nga dy të burgosurit Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri, ka treguar gjithçka që ka ndodhur ditën e tentativës për arratisje nga burgu “313”. Në deklarimin e siguruar nga Dosja.al, bëhet me dije se Xheka ka qenë personi që ishte autorizuar për të shoqëruar në spital Lulzim Çepelen, pasi ky i fundit kishte prerë damarët. Teksa ishte duke pritur dhe pjesën tjetër të personelit, Xheka tregon se ka parë Pjetrin dhe Çekajn teksa tentonin të arratiseshin. Në këtë moment, ai është nisur drejt tyre për t’i penguar, por të dy e kanë qëlluar me leva në kokë dhe e kanë plagosur.

Vëzhguesi i ajrosjes në burgun 313, Bledar Kurti ka treguar është shprehur se ka parë Çekajn dhe Pjetrin që hapnin rrjetën dhe hipnin mbi zgarë në ajrosje. Ai shton se ka shkuar që t’i ndalojë, por nuk ka mundur dot dhe më pas ka kërkuar ndihmën e kolegëve. Vëzhguesi i ajrosjes në burgun 313, Xhavit Kurti ka treguar se gjatë orarit të ajrosjes, ka parë se si kolegu i tij kishte kapur nga këmba Çekajn, por ky i fundit i ka rrëshqitur nga dora. Punonjësi i sigurisë në burgun “313”, Gëzim Nikoçi ka lënë të nënkuptohej se plani i arratisjes nga Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, mund të jetë thurur në ajrosje. Nikoçi tha se të burgosurit i kanë përballë njëri-tjetrit, por që bashkë takohen në ajrosje. Ai shton se bashkë me kolegun e tij kanë parë se si Çekaj e Pjetri kanë qëlluar gardianin tjetër Myftiu, dhe e kanë plagosur në kokë.

Punonjësi i policisë me detyrë ndihmës specialist informacioni, Ali Allmeta ka treguar se në ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratiseshin, ka qenë në detyrë në momentin që është lajmëruar se i paraburgosuri Lulzim Çepele ka prerë damarët. Allmeta po dilte nga tuneli me Çepelen për ta dërguar për në spital, ka dëgjuar të bërtitura dhe ka parë që kolegu i tij, Myfit Xheka, ishte gjakosur. Sot Gjykata e Tiranës vendosi të lërë sot në burg. Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen. Të tre dolën ditën e sotme të buzëqeshur përballë trupit gjykues. Arbër Çekaj tha se plani për tu arratisur nga burgu 313 në Tiranë ishte ideuar nga Fatmir Pjetri. Ky i fundit pranoi se e gjitha ishte plani i tij. Ndërsa Lulzim Çepele që u pa në Gjykatë me dorën e fashuar pasi preu damarët, tha se prerja e damarëve nuk kishte lidhje me tentativën e arratisjes. Ai tha se kishte dashur të vriste veten.

Si u thur plani i arratisjes?

Ka qënë Çepele ai që ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor. Ky moment është shfrytëzuar nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar që të arratisen duke përdorur trukun më të vjetër në histori: atë me çarçafë. Gjatë tentativës për të dalë kanë goditur dhe një prej policëve të burgut. Megjithatë aventura e tyre mori fund shpejt pasi u kapën dhe u dërguan sërish në qeli.

Fatmir Pjetri, nga Puka, është pjesë e bandës së ‘Babagjyshërve’ dhe vetëm pak vite më parë është ekstraduar nga Holanda, pasi është i dënuar me 30 vjet burg. Çekaj është i dënuar me 14 vite burg si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj fatmir pjetri lulzim cepele tentativa per arratisje tek 313 arber cekaj fatmir pjetri lulzim cepele tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj