LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi prezanton kandidatët në Shkodër: Pas 25 prillit, LSI do të jetë forca kryesore që do të krijojë një histori t

26 Mars 2021, 12:18 Nga DOSJA
Kryemadhi prezanton kandidatët në Shkodër: Pas 25 prillit, LSI do

SHKODËR– Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi, vizitoi sot qytetin e Shkodrës, ku ka prezantuar kandidatët e forcës së saj politike.   

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se i është mirënjohëse ekipti të saj, të cilin e quan fitues. Ajo ka vënë theksin se çelësi i suksesit të LSI-së kanë qenë gjithmonë të rinjtë, dhe gratë.

“Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve. I jam shumë mirënjohëse këtij ekipi fitues. Në fakt Goni (Agron Çela) të jam edhe ty mirënjohës që ia ka bërë të mundur djemve dhe vajzave të Shkodrës që të bëhen pjesë e listës fituese, sepse partitë politike në përgjithësi monopolizojnë pushtetin, monopolizojnë emrin dhe nuk krijojnë hapësira për të rinjtë dhe të rejat.

Dhe ajo që më bën përshtypje është se sa herë që vjen në Shkodër gjen çdo herë dhe më shumë njerëz, gjithmonë gjen më shumë gra, më shumë vajza, më shumë të rinj. Ky është çelësi i suksesit.  Çelësi i suksesit të LSI-së kanë qenë të rinjtë, të rejat, kanë qenë forca tek gratë dhe vajzat, prandaj bëhen edhe xhelozë, por le të plasë syri i keq.

Sot edhe pse pandemia nuk na lejon që ne të kemi takime të mëdha, kjo nuk e ndalon forcën e LSI-së për të kontaktuar me njerëzit, për  të biseduar me ta, për të qenë në çdo shtëpi.

Ne sot prezantojmë kandidatët e Shkodrës, por në fakt Shkodra e ka shumë të thjeshtë komunikimin me kandidatët, e ka shumë të thjeshtë komunikimin me të rinjtë dhe të rejat, sepse vetë LSI-a në Shkodër ka qenë promotorë e promovimit, e emancipimit, e kulturës, promotorë e dijes.

Dhe ne këtu sot kemi Melisën si më të renë, e cila është studente në Angli. Dhe unë Melisa jam e bindur që dijet e tua nuk do të ngelen në Angli, por do të vijnë këtu, do të kthehen. Angazhimi i studentëve në listën e LSI-së nuk ka të bëjë thjesht për ti marrë njerëzit dhe për të thënë që ne kemi studentë, por ka të bëjë me faktin për t’iu futur një rruge, e cila për hir të së vërtetës është në dorën tuaj.

Kjo është beteja jote e parë elektorale dhe në këtë betejë elektorale normal që ti nuk mund të ndihesh siç ndihet Monika që ka 17 fushata që bën, por të jesh e bindur që forca jote, energjia jote, fjala jote është shumë më e fortë se fjala e Monikës. Ti ke pasion, ti ke dëshirë për të ecur përpara dhe mbi të gjitha do ta bësh këtë vend.

Monika, Goni apo edhe shumë të tjerë që janë themelues të LSI-së, që e bënë LSI-në nuk kanë mision thjesht për të qenë deputetë në Parlament, por ne kemi mision t’ju kthejmë ju që keni mbaruar studimet jashtë, të mbaroni studimet, të vini në Shqipëri dhe të kontribuoni në vendin tonë, sepse unë dhe Agron Çela u dolëm për Zot prindërve tanë, po ne kush do të na dalë për Zot? Kështu që keni misionin që Shqipërinë ta bëni shtëpinë e shqiptarëve, sepse në qoftë se një njeri nuk ka shtëpi, nuk ka familje është qyqar. Dhe nuk duam ti lëmë shtëpitë e shqiptarëve shtëpi qyqarësh, por duam ti kthejmë në shtëpi.

Po ashtu, Kryemadhi u shpreh e bindur se pas zgjedhjeve të 25 prillit, forca e LSI-së, sipas saj do jetë jo vetëm forcë e parë, por do t’i japë fund tranzicionit.

Unë jam e bindur që LSI në Shkodër do të ketë fitore spektakloare, sepse këtë e ndiej tek dhimbja që kanë kundërshtarët tanë politikë, tek xhelozia që ata kanë, e ndiej që nuk lënë gur pa lëvizur për të bërë gjëra dhe skena nga më të ndryshmet për të sulmuar LSI-në në Shkodër, por e kanë të pamundur, sepse jo vetëm që LSI është një uragan të rinjsh dhe të rejash që do të përmbysin jo vetëm rilindjen, por edhe do ti japë fund këtij tranzicioni politik, ekonomik dhe shoqëror. 
Jam e bindur që më 25 prill LSI do të jetë një nga forcat, mos them forcë e parë, do të jetë forca kryesore që do të krijojë një histori të re në jetën politike shqiptare dhe do ti japë fund jo vetëm tranzicionit, por do të krijojë zhvillimin, hapësirën dhe do të jetë vërtet ura lidhëse e Shqipërisë me BE-në për të krijuar atë hapësirë për të cilën aspirojmë dhe ëndërrojmë të gjithë shqiptarët.
Një Shqipëri evropiane me të rinj dhe të reja, një Shqipëri që lulëzon. Një Shqipëri që begaton dhe një Shqipëri ku të gjithë janë të lumtur, të qetë dhe solidarë me njëri – tjetrin.
Flamujt politik ikin dhe vijnë. Ne si LSI fokusohemi tek njerëzit, ju shërbejmë njerëzve, mbajnë premtimin dhe krijojmë hapësira pa fund për të rinjtë dhe të rejat”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës