LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi “sfidon” Ramën dhe Bashën: LSI aspiron për të qene forcë e parë, prioriteti krijimi i vendeve të re

28 Mars 2021, 14:23 Nga DOSJA
Kryemadhi “sfidon” Ramën dhe Bashën: LSI aspiron për

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në intervistën e saj të dhënë për ABC ka deklaruar se prioritet kryesor ka mbajtjen e 5 premtimeve.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se nuk ka prioritet marrjen e mandateve por krijimin e vendeve te reja të punës dhe sjelljen e të rinjve në Shqipëri.

Sipas saj vendi ka probleme pa fund dhe vetëm me 25 prill do i jepet fund këtij lloj presioni, sepse vërtet në pamje të jashtme, dita mund të jetë me diell por kur shikojmë policinë rreth e qark dhe spiunët përreth  jemi nën presion.

Synimi i LSI është të mbajë fjalën në angazhimet e veta në 5 prioritetet kryesore të cilat janë të premtuara nga LSI për tu realizuar në 5 muajt e parë të qeverisjes. Nuk është çështje mandatesh apo pushteti. Prioriteti i LSI është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri, krijimi i vendeve të reja të punës. Krijimi i vendeve të punës me pagë të mirëpaguar dhe rikthimi i normalitetit dhe rikthimi i klimës së biznesit për zhvillimin e ekonomisë dhe aq më shumë procesi i hapjes së negociatave sepse mendojmë që integrimi evropian për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm.

Duke pasur parasysh që 99% e shqiptarëve duan të jenë anëtarë të Bashkimit Europian. Se sa është objektivi i LSI-së, të jeni të bindur dhe normal që LSI aspiron për të qenë forcë e parë. Del në luftë dhe në garë që të qenë forcë e parë, por janë qytetarët ata që do ta vendosin me votën e tyre. Di të them që në të gjitha takimet që ne bëjmë, në të gjitha bisedat që kemi me qytetarët, shikojmë një inat mund të themi, një urrejtje, gjë që më vjen shumë keq për Rilindjen sepse nuk i ka mbajtur premtimet.

Unë isha në Belsh dhe kur pashë kryetarin e Shoqatës së Duhanit, kishte një fletëpalosje të 2013, ku Rilindja angazhohej jo vetëm për krijimin e 150 mijë vendeve të reja të punës në fshat, por kishte edhe për dhënien e tapisë 4 vjeçarin e parë, gjë që as njëra as tjetra nuk u bë, as në 4 vjeçarin e parë e as në të dytin. Në 4 vjeçarin e parë kemi parasysh që ne për ato angazhime që ne morëm përsipër i qëndruam. Po marrim rastin e Gramshit, ju e patë vetë kur erdhët këtu, ajo rrugë është bërë nga LSI. Edhe në debatin që ka pasur në Parlament, edhe në debatin që është diskutuar në komisione, rruga Cërrik-Gramsh është bërë me iniciativën e LSI-së, deputetin e zonës në atë kohë zotin Edmond Haxhinasto, së bashku me Dashamir Xhikën, që ka qenë drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, të cilët bënë rrugën për të ardhur në Gramsh.

Çfarë ndodh? Rilindja mund të thotë kemi bërë këtë e këtë, por faktikisht po të shikosh diskutimet që janë bërë në Parlament, do të shikosh që deputetët e Rilindjes, atë po diskutonim edhe me grupin e mediave për të nxjerrë arkivat sesi deputetët e Rilindjes votonin kundër. Edhe deputetët e zonës, edhe të Gramshit e të Cërrikut, votonin kundër ndërtimit të rrugës Cërrik-Gramsh. Ndërkohë që ne si LSI qëndruam fort dhe e realizuam. Për të mos vazhduar pastaj për angazhimet e njerëzve, që e tha edhe profesor Ladi, edhe pse në fakt nuk do të më takonte mua ta thoja këtu, që qyteti i Gramshit sot ka 24 orë ujë për shkak të fjalës së dhënë dhe që e mbajti Ilir Meta në atë kohë kur ishte kryeministër i Shqipërisë dhe sot Gramshi është me ujë.

Për të folur pastaj për pallatin që u dogj në Gramsh, që nuk u mor përsipër jo vetëm për t’i ndihmuar, por as dokumentat, as lejen e ndërtimit nuk ua jepnin për të bërë pa këto pagesat, këto tarifat e tmerrshme që ka vënë Edi Rama për të ndërtuar një çati, për të ndërtuar një dritare, për të rregulluar një fasadë, duhet të paguash paratë e dynjasë. As atë nuk ua jepnin qytetarëve të Gramshit që iu dogj pallati dhe LSI në shenjë solidariteti në bashkëpunim me të gjithë biznesmenët e Gramshit, me njerëz dashamirës, e ndërtuan dhe e bënë këtë gjë.

Pra janë disa gjëra, kur sot qytetarët vendosen përballë dy alternativave. Një alternativë e asaj që ka premtuar dhe jo vetëm që nuk ka realizuar asgjë, por u ka grabitur edhe ëndrrat e tyre. Dhe një alternativë tjetër që fjalën që e jep, e mban deri në fund dhe e realizon atë. Pra sot ata që nuk mbajnë premtimet t’i ndëshkojnë me votë dhe ata që mbajnë premtimet t’i vlerësojnë me votë. Dhe unë e ndjej këtë, pavarësisht se këtu presioni është i jashtëzakonshëm nëpërmjet ndihmës ekonomike, ku familje të tëra janë me ndihmë ekonomike dhe i kërcënojnë, apo familje mjaft të varfra që nuk i japim kempin, apo duke i kërcënuar me problematika të tjera.

Ka probleme pafund, por 25 prilli do t’i japë fund këtij lloj presioni, sepse vërtetë në pamje të jashtme, ditën për diell, kur shikojnë që kanë policinë rreth e qark, spiunët, e të tjerë e të tjerë, janë nën presion. Pandemia na e ka krijuar këtë mundësi, reagimi i tyre është i jashtëzakonshëm dhe në fakt një nga detyrat tona si LSI është që ne duhet të ulim gjuhën e urrejtjes kur flasim me njerëzit, sepse njerëzit kanë një urrejtje jashtëzakonisht të madhe edhe për pushtetin vendor, edhe për atë qendror, sepse jo vetëm i kanë gënjyer, por edhe i kanë shfrytëzuar dhe i kanë denigruar, më pas edhe i kanë flakur në rrugë njerëzit”, ka thënë Kryemadhi.

Marrë nga ABC

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 28 Mars 2021, 11:40

TIRANE– Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek opozita. Nga Kombinati ku zhvilloi një takim me të rinjtë, Rama tha se Basha nuk respekton dot jetën e nje...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës