LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi: Duhet drejtësi, Gërdeci dhe 21 janari duhen zbardhur

31 Mars 2022, 16:59 Nga DOSJA
Kryemadhi: Duhet drejtësi, Gërdeci dhe 21 janari duhen zbardhur

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se në vendin tonë duhet drejtësi reale dhe jo e komanduar. Gjatë fjalës në Kuvend, Kryemadhi tha se duhet drejtësi për viktimat e 21 janair, drejtësi për viktimat e Gërdecit si dhe për të riun Ardit Gjoklaj. Ajo gjithashtu tha se ishte dakord për të bërë ndryshime në buxhetin e shtetit duke shtuar se për shkak të krizës duhet ndihmuar OSHEE-ja, por theksoi se duhen transparencë për publikun.

“E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë. Po e nis aty ku e latë ju zonja Kumbaro tek drejtësia. Në fakt drejtësi me regji nuk mund të kem më. Sot, arrestohet Alqi Bllako me 8 mars 2022 ka shitur të gjitha bizneset e tij që ka pas në emër. Kur flasim për drejtësi, jo për drejtësi me regji. Duhet të flasim për një drejtësi të vërtetë. Duhet të flasim për drejtësinë që përmendi kolegu Këllici, për Ardit Gjokljan. Duhet të flasim dhe për viktimat e 21 janarit, kush i bëri, si i bëri dhe çfarë ndodhi dhe duhet zbardhur 21 janari një herë e përgjithmonë. Duhet të flasim për viktimat e Gërdecit, duhet të flasim për të gjitha viktimat që ka bërë mosgjykimi drejtësisë në shoqërinë shqiptare dhe që ka bërë pis klasën politike.

Sepse është shumë kollaj për të gjykuar njëri tjetrin por është shumë e shëmtuar kur kemi një drejtësi me regji. Bëmë një reformë në drejtësi, ku ne sot kemi dy rrugë, o përballjen përballë drejtësisë të qeverisë që kam pas të cilët kanë krijuar një megaferë të jashtëzakonshme që është përtej 430 milionë eurove të inceneratorëve ose do të kemi jetëgjatësinë e kësaj qeverie dhe rrëzimin e reformës në drejtësi të cilën e kemi miratuar me 140 vota. Megjithatë, për t’u kthyer tek akti normative jam shumë dakord që duhen bërë amendime në buxhet është hipokrizi që të themi që nuk duhen, është hipokrizi që buxhetet nuk rishikohen, janë rishikuar, po rishikohen, do rishikohen përsëri. Sepse çfarë sjellë minuti nuk sjell sekondi, aq më shumë në këtë situatë që është sot Shqipëria dhe gjithë rajoni dhe më përtej se rajoni.

Jam shumë dakord që për shkak të situatës së krizës energjetike ne duhet të ndihmojmë OSHEE me 200 milionë euro. Por ju lutem shumë, duhet të bëjmë dhe një sqarim për opinionin publik, janë më miliona euro që janë investuar për ristrukturimin dhe mirëmbajtjen e OSHEE për të ulur humbjet në rrjet, që të kemi prodhimin e energjisë elektrike e të tjera me radhë. Dhe çfarë ka ndodhur me ato para që janë investuar. Jo pak para i është dhënë dhe Klodian Mërtirit nga OSHEE, çfarë është bërë me ato? Dhe dakord këto 200 milionë të tjera për çfarë do të shërbejnë? Do të shërbejnë për blerje të energjisë elektrike, do të shërbejë për instalim sahatësh në shtëpitë e qytetarëve, do të shërbejnë për humbjet në rrjet?

Apo e degraduan sistemin e energjisë elektrike, për të fituar një dorë parash në një anë dhe për të hapur një hapësirë tjetër në anën tjetër. Për të vazhduar më pas tek paketa e rezistencës. Unë e kam quajtur furnellë, por duhet të jenë qytetarët ato që duhet ta cilësojnë. Qytetarët duhet të bëjnë bilancin. Pensionistëve ne ju japim 135 lekë në muaj, një bukë, as një bukë jo, se ka vajtur 1500 lekë buka, ndërkohë situacioni i fundit i Klodian Zotos në 2 mars është me dhjetëra milionë për inceneratorin e Fierit kur ne mendojmë që është sekuestruar. Pra, pensionistëve shqiptarë ju japim 7 milionë euro në vit ndërsa Klodian Zotos dhe Mirela Mërtirit dhe Stela Gugalljas i japim dhjetëra milionë me një firmë me një situacion. Ne kemi më shumë zonja në qeveri se çdo qeveri tjetër shqiptare. Po do doja që zonjat tona të mos ishin mish për top siç përfundoi Alqi Bllako sot”, tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet