LIVE UPDATES
Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj i jep pronat e Bashkisë 4 kompanive për të ngritur pallate, përfiton 40% të ndërtimit

27 Prill 2019, 14:51 Nga DOSJA
Kryebashkiaku Veliaj i jep pronat e Bashkisë 4 kompanive për të

TIRANË- Bashkia e Tiranës pritet të miratojë në mbledhjen e saj të ardhshme një vendim, i cili i kalon katër kompanive të ndërtimit, pasuri që janë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Marrëveshjet janë me kompanitë Startek, Milo 2000, M.Petrela dhe Arlis Ndërtim.

Kompanitë do t’i përdorin këto pasuri për të ndërtuar dhe zgjeruar ndërtimet që kanë nisur në zonën aty pranë, ndërsa Bashkia do të marrë në këmbim 40% të sipërfaqes që mund ta përdorë për nevojat e saj si kopshte, çerdhe apo ambiente të tjera për strehim.

Vendimi nr. 53 datë 26.04.2018 të Këshillit Bashkiak “Për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet marrëveshjes për pronat në pronësi të saj”, i jep të drejtë Bashkisë që  në cilësinë e pronarit të sipërfaqeve të caktuara të parcelave, mund të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do të zhvillojnë parcelat kufitare, duke vlerësuar sipas rastit shkëmbimin apo një tjetër transaksion në lidhje me të drejtën e zhvillimit të kësaj prone, duke mbajtur parasysh në çdo rast ruajtjen dhe garantimin e interesit publik, ruajtjen dhe rritjen e vlerës ekonomike të pronës sipas parimit të dobishmërisë më të madhe publike. Vendimi: Bashkia Tiranë do t’u japë pronat e saj për ndërtim bizneseve private

Bashkia ka dhënë detaje vetëm për marrëveshjen që pritet të miratojë me kompanitë Startek.

Në rastin e kompanisë Startek bëhet fjalë për tre pasuri që ndodhen në Rrugën e Kavajës, me një sipërfaqe totale prej gati 1400 metra katror (1363).

Ndërkohë, kompania “Startek” sh.p.k ka lidhur Kontratë Sipërmarrje nr.2916 rep, 940, kol, datë 04.05.2017, me pronarët privatë të një pasurie me sipërfaqe 682 m2 që ndodhet në kufi me pasuritë e Bashkisë,  me qëllim ndërtimin e një Godine Banimi dhe Shërbimesh.

Në këtë mënyrë sipërfaqja totale që firma do të ketë në dispozicion do të shkojë në rreth 2000 metra.

Sipas relacionit zona ka një pozicion mjaft të favorshëm në qytetin e Tiranës. Ajo aksesohet nga dy rrugë të rëndësishme “Muhamet Gjollesha” dhe “Bulevardi Gjergj Fishta”, në tërësi Godina do të ketë banesa dhe njësi tregtare dhe një kat parkim nëntokë. “Për sa më sipër nga përfshirja e trojeve të Bashkisë Tiranë, sipërpërmendur, për t’u bashkëzhvilluar me trojet private, me masën e propozuar nga komisioni i negocimit sipas përqindjes së dakortësuar prej 40% të sipërfaqes totale ndërtimore që do të përftohet nga përfshirja e këtyre parcelave në zhvillim, mund të përfitohen sipërfaqe të konsiderueshme si pjesë takuese për Bashkisë Tiranë, të cilat mund të përdoren për nevoja publike si kopësht ose çerdhe ose ambiente të tjera të nevojshme për Bashkinë Tiranë sipas nevojave dhe për strehim social”, thuhet në relacion.

Marrë nga: Monitor

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 kompanite e ndertimit bashkia e tiranes erion veliaj 4 kompanite e ndertimit bashkia e tiranes erion veliaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet