Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BJELLORUSI– Kriza politike në Bjellorusi po ndiqet nga afër si nga Bashkimi Europian ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditën e sotme sikurse shkrujanë edhe mediat e huaja, SHBA i është bashkuar BE për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë së qeverisur nga Alexandër Lukashenko dhe zyrtarëve të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve të 9 gushtit si dhe dhunës e arrestimit të protestuesve që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit prej shumë ditësh.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar po koordinohet me partnerët e BE-së për të vendosur masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve bjellorusë që janë tashmë shkaktarët e tensioneve që kanë përfshirë Minskun.
Gjithashtu raportohet se edhe Kanadaja dhe Britania e Madhe do i bashkohen këtyre sanksioneve, ndërsa të parat që kanë ndëshkuar Lukashenkon dhe 29 zyrtarë të tjerë me ndalim hyrjeje, janë 3 shtetet: Estonia, Lituania dhe Letonia.
Ndërkohë që e gjithë bota është “ngritur në kmbë” për të ulur tensionet në këtë shtet, Presidenti Lukashenko duket se nuk është frikësuar nga sanksionet, duke patur edhe mbështetjen e fortë të Rusisë. Ai ka paralajmëruar se Bjellorusia do të përgjigjet me bllokim të rrugëve tregtare në rast se BE vendos sanksione, si dhe do të devijojë eksportet bjelloruse.
Lukashennko ka refuzuar dialogun teksa ka hedhur tezën e një reforme të mundshme kushtetuese. Kryetarja e opozitës ka refuzuar ndërkohë ndihmën e ndërkombëtarëve, ndërsa kërkon që këtë çështje ta zgjidhë vetë Bjellorusia.
Që prej datës 9 gusht, ditë në të cilën u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, në kryeqytetin bjellorus nisën protestat anti-qeveritare. Fitues rezultoi Lulkashenko përballë kandidates së opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, por BILD zbuloi se zgjidhjet ishin të manipuluara dhe ky fakt nxorri popullin në protestë. Liderët e Europës dhe SHBA-ja nuk i kanë njohur këto zgjedhje, dhe këtu hyri në lojë OSBE-ja, kryesimin e të cilës e ka kryeministri Edi Rama këtë vit. Zgjedhjet u konsideruan si të manipuluara nga BE dhe SHBA.
Burimi: REUTERS
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Zgjedhjet në Malin e Zi kanë shkaktuar shumë debat, pasi opozita opozita pro-serbe arriti një rezultat që mund t’i mundësojë formimin e qeverisë së...
KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar ditën e sotme se takimi n...
INDI– Në vitin 2005, në moshën 5 vjeç Bhanu ra nga skuteri i kushëririt të tij dhe u përplas me një kamion në rrugë ku për pasojë pati goditje të rënda n...
KOSOVË– Çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një ndër temat më delikate në një kohë që na ndajnë edhe dy ditë nga takimi mes palëve n...
KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku për shkak të goditjes me armë zjarri një 19-vjeçar nga fshati Studenqan i Suharekës ka mbetur i...
RUSI– Prej dy javësh në Rusi situata është shumë e tensionuar pasi kreu i opozitës ruse Alexei Navalny është në koma, ndërsa sot mjekët gjermanë kanë zbuluar se...
SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump ditën e djeshme vizitoi disa pjesë të qytetit të Kenoshës në Uiskonsin, që u dëmtuan javën e kaluar në trazirat civile ...
ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë partia e Berlusconit “Forza Italia”, përmes një dek...
ITALI– Italia është ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, ku gjatë muajit mars dhe prill u quajt edhe si epiqendra e pandemisë në Europë pasi...
KOSOVË- Kreu i Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përfunduar ditën e parë të intervistimit në cilësinë e dëshmitarit nga Gj...