Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
„Që në fillim duhet thënë, se robotët janë natyrisht të imunizuar ndaj viruseve të Coronës dhe proceset e automatizimit ndihmojnë për të mbajtur prodhimin në lëvizje.” Patrick Schwarzkopf nga Shoqata Gjermane e Prodhimit të Makinerive dhe Pajisjeve, (VDMA) përmbledh avantazhin e punës së automatizuar në kohën e pandemisë. Por ai shton se “megjithatë nuk mund të hiqet dorë nga njeriu në fabrika, e kjo do të mbesë kështu.” Këtë e tregon këto kohë krize të Coronës bashkëpunimi mes njeriut dhe “robotëve bashkëpunues”, të ashtuquajtur “Cobots”, që punojnë dorë më dorë me kolegët e tyre prej mishi e gjaku. “Ata asistojnë punëtorin nga fër, pa pasur frikë se prej tij mund të dalë një rrezik infektimi”, thotë Schwarzkopf.
Edhe Susanne Bieller, sekretare e përgjithsme e Shoqatës Ndërkombëtare të Industrisë së Robotikës, (IFR) sheh të njëjtin avantazh. Krahas kësaj, sipas Bieller, robotët japin kontribut “që të minimizohet personeli i kërkuar në repartet e prodhimit.” Aktualisht personeli ndahet në turne të caktuara, që të mos ketë takime të drejtpërdrejta. Edhe këtu ndihmon robotika, “nëse në të ardhmen çdo të dytin vend pune mund ta zëvendësosh me robotët.”
Bashkëpunim në kohë krize
Në krizën aktuale bëhet fjalë që proceset e prodhimit të jenë të shpejta dhe fleksibël. Sipas Susanne Bieller, këto procese janë të varura nga dija e nevojshme, që nuk arrihet të ndërtohet kaq shpejt.” “Nëse unë për shembull kam ekspertizë në saldim, atëherë do ta kem shumë të vështirë të riorientohem në një proces qepjeje.” Megjithatë ka shembuj që tregojnë, se shpejtësia nuk është ndonjë punë magjike. Dy anëtarë të shoqatës VDMA, firma “PIA Automation” dhe prodhuesi i makinerive speciale, Ruhlamat janë bashkuar aktualisht për të prodhuar maskat mbrojtëse për fytyrën, thotë Schwarkopf.
“Pragmatikë dhe të orientuar nga zgjidhjet”
Prej vitesh robotët kanë pasur një problem imazhi. Ato konsideroheshin si simbol i humbjes së punës dhe largim i njeriut nga bota e punës. Por sipas VDMA deri më tani “nuk ka raportime për rezerva të tilla apo kundërshtime”. Patrick Schwarzkopf thotë se, „të gjithë pjesëmarrësit veprojnë në mënyrë pragmatike dhe të orientuar nga zgjidhjet.”
Susanne Bieller thekson, se rezervat ndaj robotëve i përkasin së shkuarës. Tani vlen „që automatizimi ndoshta ndihmon që të pengojë që të mos kaloj në punë me orar të shkurtuar apo të humbas vendin e punës.”
Ekspertët presin që imazhi i robotit si koleg të bëhet i qëndrueshëm. Susanne Bieller është optimiste. „Nëse firmat kanë guxuar të hedhin hapin e parë në automatizim, atëherë ato janë të bindura për avantazhet dhe i zgjerojnë ato.” Në tërësi e gjithë dega e prodhimit të industrisë dhe makinerive është optimiste në këtë drejtim. Bieller thotë se „pranueshmëria për robotët është e madhe. Ato nuk shihen si konkurrencë, por si mbështetje.”
Patrick Schwarzkopf e mbështet këtë qëndrim. „Tek ata që punojnë me robotët imazhi është shumë i mirë. E para nuk ka pasur humbje të vendeve të punës, robotët madje i sigurojnë ato. E dyta përmirësohet vazhdimisht cilësia e punës, sepse robotët marrin përsipër procese që përsëriten, monotone dhe jo ergonomike.” Për Susanne Bieller automatizimi i proceseve industriale ka edhe avantazhe ekologjike. Tani përjetojmë që proceset e prodhimit ndërpriten për shkak të problemeve me furnizimin, thotë Bieller. Për këtë të ndihmon automatizimi, „kur me ndihmën e robotikës sërish mund të prodhohet në mënyrë lokale dhe të shkurtohen rrugët e gjata të furnizimit.” Ky diskutim ka filluar që tani, thotë Bieller. Marrë nga Deutche Welle.com
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI– Mirja Luku është një nga nëntë personat më të shumë kërkuar në Angli. Mediat britanike kanë publikuar emrat e nëntë kriminelëve më të rrezikshëm, në vend...
SUEDI– Në një kohë kur e gjithë bota është izoluar, Suedia ka bërë të kundërtën. Vendi nordik ka patur një qasje tejet të butë në trajtimin e pandemisë CO...
EL SALVADOR- Pamjet q po shikoni vijnë nga burgu në El Salvador, ku të dënuarit janë detyruar që të rreshtohen, ngjitur me njëri-tjetrin, duke injoruar edhe kës...
Shifër gati rekord: 1917 miliardë dollarë amerikanë kanë dhënë shtetet botërore për vitin 2019 për armatimin. Kjo është shifra më e lartë nga viti 1988 raporton...
Kosovë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti duket se do të bëjë disa “koka turku” para largimit përfundimtar. Në një reagim të fundit ai është shprehu...
SHBA– Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump ka festuar 50-vjetorin e saj të lindjes, por kësaj radhe ndryshe. E gjithë bota është gjun...
SHBA– Aktori i njohur, Brad Pitt i ka plotësuar dëshirën ekspertit të sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, duke e imituar atë në emisionin ‘Saturday Nig...
Kosovë- 763 persona rezultojnë të infektuar në Kosovë dhe deri më tani kanë humbur jetën 21 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë shënuar 32 ras...
ANGLI– Një vogëlushe 6 muajshe ka arritur që të mposhtë koronavirusin dhe një operacion në zemër. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Erin Bates nga Liverpo...
Çdo ditë rritet numri i viktimave nga COVID-19 në botë. Sipas të dhënave më të fundit, aktualisht në botë janë të infektuar mbi 3 milionë persona dhe ja...