LIVE UPDATES
Aktualitet

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim/ Analiza e DW: Për më shumë transparencë apo kontroll?

28 Shtator 2021, 07:53 Nga DOSJA
Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim/ Analiza e DW: Për

Një “ministri Propagande”, kështu e quajnë skeptikët vendimin për strukturën AMI, që është në vazhdën e një marrëdhënieje aspak të lehtë dhe dashamirëse të kreut të qeverisë shqiptare ndaj njerëzve të medias dhe fjalës së lirë, të cilët prej vitesh i konsideron dhe i quan “kazan mediatik”. “Objektivi i AMI është rritja e transparencës dhe kapacitetit informues ndaj publikut dhe medias, si edhe informimi i Këshillit të Ministrave mbi problematikën e shprehur në lajmet e ditës” – thotë Kryeministria në një reagim për Deutsche Welle.

Ermal Hasimja, ekspert i Shkencave Politike dhe Shkencave të Komunikimit, mendon se me këtë nismë qeveria është zyrtarisht brenda kuadrit ligjor. Por megjithatë ka ende vend për skepticizëm. “Ajo që i trembemi të gjithë është përdorimi i kësaj Agjencie, si instrument që fuqizon aftësitë e qeverisë për të ushtruar presion mbi mediat. Dhe në fakt kjo agjenci i rrit vërtet aftësitë monitoruese dhe kontrolluese të qeverisë në komunikimin politik. Por asgjë nuk ndryshon në thelb nga funksionimi i deritanishëm: qeveria thjesht i ka dhënë një trajtë më zyrtare dhe institucionale një përpjekjeje të vazhdueshme për të monitoruar dhe orientuar sa më shumë që të jetë e mundur median”, analizon Hasimja për DW.

Për gazetaren Lindita Çela, nga OCCRP, Rrjeti Investigativ që raporton kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, lajmi për krjimin e një agjencie të tillë mbetet shqetësues. “Kjo, jo për faktin se misioni kryesor i saj është që të përcjellë në publik propagandën e qeverisë, por sepse më rezulton problematike arroganca e qeverisë për të vendosur krijimin e një strukture gjigante kontrolli me fondet e taksapaguesve shqiptarë” – argumenton Çela për DW.

Këtë vit Shqipëria u rendit e 83-ta në raportin e “Reporterëve pa kufij”, përsa i përket lirisë së shtypit. Ngritja e kësaj Agjencie pason nisma të kahershme të qeverisë Rama, që synojnë të kufizojnë liritë e gazetarëve, sipas Çelës. “Qeveria e shtoi trysninë mbi median në vitin 2020, duke kërcënuar përsëri me miratimin e një ligji kundër shpifjes, pavarësisht kritikave nga organizatat e lirisë së shtypit dhe këshillimit kundër tij nga Komisioni i Venecias” – u tha në raport.

Model europian?

Por si u arrit deri tek kjo Agjenci? E pyetur nga DW se cili model u ndoq për krijimin e një agjencie të tillë, Zyra e Shtypit pranë Kryeministrisë bëri të ditur se “Agjencia për Media dhe Informim (AMI) është ndërtuar duke ndjekur modelet dhe eksperiencat e disa vendeve të ndryshme, ndër të cilat atë të Zyrës për Shtypin dhe Informimin të Qeverisë Federale Gjermane”.

Zyra Federale e Shtypit (Bundespresseamt) pranë qeverisë federale gjermane ka një strukturë të tillë që nga viti 1949, kur Gjermania qeverisej nga Kancelari Konrad Adenauer. Sot ajo drejtohet nga një zëdhënës qeverie dhe dy zëvendësa të tij.

Për Hasimen, e veçanta e Shqipërisë në raport me një vend normal demokratik është se këto marrëdhënie publike zhvillohen në një klimë kooptimi (bashkëjetese) dhe bashkëpunimi klientelist me një pjesë të mirë të mediave dhe me standarde të mjerueshme profesionale gazetarie. “Në disa raste qeveria është përpjekur, edhe me sukses, të kufizojë e kontrollojë lirinë e medias për aq sa kjo i shpëton prej duarsh përmes preteksteve për shmangien e shpifjes apo të drejtave të autorit. Në këtë kontekst problemi nuk është tek një strukturë e re formale, por te potenciali që kjo strukturë të përdoret për të fuqizuar aftësitë kufizuese e kontrolluese të qeverisë në kurriz të lirisë së shprehjes” – thotë ai.

Marrëdhënia e kryeministrit, Edi Rama me median shqiptare është e tensionuar, sidomos pasi e quajti atë “kazan mediatik”

Pikat e debatueshme

Kjo agjenci do të udhëhiqet nga “Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë, i cili emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra nga kryeministri”. Mes pikave të debatueshme në radhët e gazetarëve shqiptarë është edhe ajo e dhënies së shkresave për informacion.

Për Çelën, pika “n”, ku thuhet se “Agjencia siguron përgjigje për shkresat dhe kërkesat për informacion në lidhje me çështjet e informimit dhe komunikimit mediatik apo çështje të tjera në fushën e saj të përgjegjësisë”, do ta ndërlikonte më shumë situatën. “Në punën time kam mbi dhjetëra raste që më është refuzuar dhënia e informacionit, për të cilën kam hapur edhe procese gjyqësore”. Ajo thotë se me krijimin e agjencisë gjithçka do të jetë më e vështirë, pasi do të jenë punonjësit e saj të cilët vendosin për të dhënë ose jo informacionin e kërkuar prej saj.

Cënim i lirisë së shprehjes

Protesta të gazetarëve shqiptarë kundë miratimit të paketës antishpifje

Shqetësimet e deritanishme të gazetarëve shqiptarë lidhen me faktin se sa dhe si do të ndikojë kjo agjenci në punën e tyre të përditshme. “Mendoj se me krijimin e kësaj Agjencie, ushtrimi i profesionit tim do jetë tepër i vështirë. Shteti që ka për detyrë të garantojë zbatimin e ligjit krijon një superstrukturë për të penguar median e lirë dhe të pavarur, e për të rilindur Ministrinë e Propagandës” – shprehet Çela.

Në Shqipëri, autoriteti që merret drejtpërsëdrejti me të drejtën e informimit është Komisionieri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Qeveria nuk e sheh këtë si përplasje kompetencash. Në reagimin e saj për DW zyra e shtypit e Kryeministrisë, thotë se “Marrëdhënia e gazetarëve dhe medias me zëdhënësit e Ministrive dhe të Qeverisë nuk ndryshon dhe është konform të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare, ndaj nuk ka asnjë mbivendosje me punën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit që ju përmendni”.

Liria e shprehjes ka qenë që në krye të herës dhe vijon të mbetet ndër kriteret kryesorë për të cilën Shqipëria duhet të bëjë kujdes në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. “Në kushtet e Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit, kjo strukturë e re me shumë gjasa do të ngjallë frikëra të reja legjitime tek institucionet evropiane, por shumë më tepër në aspektin politik sesa ligjor. Gjithmonë, brenda kontekstit aktual shqiptar, ngritja e një strukture të tillë dërgon sinjale problematike në BE përsa i përket mënyrës sesi qeveria e koncepton marrëdhënien me lirinë e shprehjes” – nënvizon Hasimja/DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës