LIVE UPDATES
Politike

Kreu i PD Krujë: Basha, ulu me Berishën, të dy bashkë keni sukses, nga nxirrni nga ky ferr

13 Mars 2022, 18:27 Nga DOSJA
Kreu i PD Krujë: Basha, ulu me Berishën, të dy bashkë keni

TIRANË– Sabah Sheta, kreu i Partisë Demokratike në Krujë kërkon që kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje për situatën ku ndodhet partia Demokratike. I ndodhur në mbledhje me krerët e degëve, Sheta është shprehur se Basha e Berisha kanë korrur sukses kur kanë qenë bashkë. Sytë e demokratëve, sipas Shetës janë nga Basha e Berisha.

“Situata eshte e keqe, problemi eshte si do e zgjidhim? Problemi fillon ne 19 maj. Ju dhe Berisha keni korrur sukses kur keni qeverisur bashke, nuk mund te gjenj nje zgjidhje ju te dy? Ju jeni dy kokat qe e mbani Pd te ndare, mund te na jepni nje zgjidhje per demokratet? Une nuk jam për doreheqjen, ja ike ti, çfare zgjidh? Ju mund te zgjidhni dy grupe per te gjetur zgjidhje brenda nesh, nuk shoh zgjidhje tjeter perveç juve. Ju e niset, ju bitiseni. Na bashkoni ne demokratet. Demokratet i kane sy nga ju, ju mund te na nxirrni nga ky ferr,”- tha Sheta.

LAJM KRYESOR: Krerët e degëve i shkojnë në zyrë Bashës, kryedemokrati: Përjashtimi i Berishës s’anulohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha mbledh kolegjin e kryetareve levizja kunder bashes ne pd basha mbledh kolegjin e kryetareve levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi