LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Rritje e interesimit të vajzave për të studiuar në sektorin e teknologjisë

12 Shkurt 2022, 22:00 Nga DOSJA
Kosovë/ Rritje e interesimit të vajzave për të studiuar

KOSOVË- Liburna Mehmeti, 19 vjeçare, aktualisht punon si instruktore e programimit në shkollën digjitale në Prishtinë. Ajo thotë se ka mësuar gjashtë vite për t’u bërë programere e që sipas saj nuk ka qenë e lehtë për shkak të paragjykimeve.

“Në fillim kam pasur më shumë paragjykime prej njerëzve, jo që kanë ndikuar tek unë si person direkt mirëpo ka pasur shumë njerëz që kanë paragjyku për faktin se është një profesion që bëhet vetëm prej meshkujve dhe e di që kanë qenë shumë persona që prindërve të mi u kanë thënë pse po e çoni vajzën tuaj në një profesion që e bëjnë vetëm djemtë. Mirëpo për mua kjo ka qenë kurajo edhe më e madhe për t’u treguar që edhe pse jam femër mund të bëjë të njejtën që e bën edhe një djalë edhe si profesion duhet me pas barazi gjinore dhe kjo nuk më ndërron asgjë veç pse jam vajzë edhe mund të bëj të njejtën gjë”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Përfshirja e vajzave në sektorin e teknologjisë,sipas ekspertëve, po shkon duke u shtuar nga viti në vit. Bashkëthemeluesja e shkollës digjitale në Prishtinë, Hana Qerimi, thotë se në krahasim me vitet paraprake, është vërejtur një rritje e interesimit të femrave për të studiuar në këtë sektor.

Në fillim, fundi i 2015 dhe fillimi i 2016 ka qenë sukses i madh nëse kemi pasur një vajzë për klasë, gjatë kohës ka ndryshu ky trend. Sot kemi mbërri që 40 për qind të një klase me pas të përmbushur me vajza, kështu që besoj që është një e arritur e madhe në këtë drejtim”, tha ajo.

Ajo thotë se tashmë ka ndryshuar qasja e dikurshme kur sektori i teknologjisë është llogaritur profesion vetëm i burrave.

“Ka qenë profesion i meshkujve në kohërat kur ëshë dashur punë fizike më e madhe, kur ka qenë pajisjet më të mëdhaja dhe ka qenë punë mekanike por sot është komplet punë që i përket intelegjencës, njejtë jemi si vazja si djem, është një përparësi e madhe për vajzat që dojnë me punu edhe prej shtëpisë ose kanë plan të bëjnë një far lloj balanci në mes familjes dhe punës është një shtytje më e madhe për to për të hyrë në këtë drejtim”, tha Hana Qerimi.

Merika Arllati 16 vjeçe, nxënëse në shkolën digjitale, thotë se ka zgjedhur fushën e teknologjisë për të krijuar lojëra të animuara dhe në fillim njësoj sikurse koleget e saj është përballur me paragjykime për profesionin e zgjedhur.

“Edhe pse këto fjalë janë thanë në shumicën e kohës që zhvilluesit e lojërave janë meshkujt, por çdoherë e kam pas atë që unë jam unë edhe nëse unë kam një ëndërr unë jam duke e arrit atë për vetën tem, jo për mendimet e njerëzve”, tha ajo.

Ajo thotë se një prej arsyeve që ka filluar mësimet në fushën e teknologjisë ka qenë që t’u ofrojë njerëzve një mendim ndryshe.

“Të ardhmen kam qef me qenë animatore, krijuese e lojërave që për filmat që i bëj unë me pas secila nga një lojë të vogël, për të qenë më përfshirëse me njerëz që shikojnë atë film, qoftë pak qoftë shumë, dhe me tregu botën tem te njerëzit e tjerë”, tha Erika Arllati.

Sipas njohësve të teknologjisë, vajzat në Kosovë më shumë janë të interesuara të studiojnë në fushën e programimit dhe te pjesa e zhvillimit softverik. Liburna Mehmeti thotë se sfidë mbetet fakti që në Kosovë mundësitë ende janë të vogla në këtë profesion.

“Kjo është sfida më e madhe për arsye se jem shumë të kufizuar sa i përket mundësive që i kemi. Por mendoj që kjo nuk duhet të na ndal as mua as bashkëmoshatarët e mijë, prapë mendoj të vazhdoj dhe çdo ditë të mësoj gjëra të reja, të rritem profesionalisht duke u bërë një programere edhe më e fortë edhe me krejt ato njohuri që kemi marr prej shkollës digjitale dhe që vazhdojmë me i marr ende ato t’i përforcojmë edhe me tregu që mundemi edhe ne edhe pse vijmë prej një vendi shumë të vogël, mundemi me bë gjëra të mëdhaja”, tha ajo.

E kemi kaluar 40 për qind dhe jemi afër me arrit 50 me 50 mes djemve dhe vajzave. Është një trend që shumë shpejt ka ndryshu, prej një vajzës në klasë me pas sot 40 për qind vajzave në klasë, është një ndryshim i madh dhe shumë i shpejt. Është një gjeneratë komplet e ndryshme sidomos prej gjeneratës tonë, ata janë në trend me hapat se çka është duke ndodhur në botë, cilat janë trendet, ku gjejnë punë më shumë dhe kjo besoj i ka shty për të marrë pjesë edhe në këtë fushë”, tha Hana Qerimi nga shkolla Digjitale.

Ekspertët thonë se përfshirja e femrave në fushën e teknologjisë do t’i jap një mundësi rritjes së punësimit të tyre dhe rrjedhimisht do të ndikojë edhe në uljen e numrit të papunësisë, që përfshinë më së shumti gratë dhe vajzat.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni erika arllati hana qerimi liburna mehmeti merika arllati erika arllati hana qerimi liburna mehmeti merika arllati

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës