Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Letra nga Amerika/ Kryediplomatja Haradinaj-Stublla: Biden e thotë qartë, objektivi i dialogut është njohja reciproke
7 Shkurt 2021, 17:41Nga DOSJA
KOSOVË-Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, ka folur në lidhje me çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka thënë qartë që objektivi i dialogut Kosovë-Serbi është njohja reciproke.
Po ashtu ajo ka shtuar se edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon qartësi nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësuese.
“Presidenti Amerikan Biden e thotë qartë: Objektivi i Dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton NJOHJE RECIPROKE! Prej shumë kohësh ne si AAK kërkojmë këtë qartësi edhe nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues!. Për arritjen e Marrëveshjes Finale, hapat e mbetur duhet të jenë: 1. Definim i parimeve të Marrëveshjes; dhe 2. Përcaktim i kornizës kohore për arritjen e saj. Faleminderit sërish, Amerikë “, ka thënë Haradinaj-Stublla.
Postimi i plotë:
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar presidentit Vuçiç të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka reaguar pas letrës që presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar, homologut të Serbisë Aleksandër Vuç...
KOSOVË-Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur falënderim ndaj presidentit amerikan Joe Biden, i cili d...
KOSOVË-Mediat më të mëdha serbe kanë raportuar me mllef deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ditën e sotme ka falënderuar...
BOTË-Pijet me gaz janë kudo në shitje dhe shpesh për njerëzit bëhet e vështirë shmangia e konsumimit të tyre. TheGuardian ka publikuar një shkrim me rrëfim...
INDI-Një pjesë e akullnajave në Himalaje ka shkrirë, duke shkaktuar përmbytje në pjesën veriore të Utarakhand në Indi. Sipas CNN, si pasoj rreth 157 njerëz janë...
Bota 7 Shkurt 2021, 15:16
SHBA-Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, ku thënë se akuzat kundër tij nuk mund të provohen.Sipas mediave të huaj, Trump ka përd...
BRITANIA E MADHE-Çmimet e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar kanë pësuan rënien e tyre më të madhe që nga prilli, sipas rrëfimit të përfaqësuesve të hipot...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar një ulje të numrit të vdekjeve. Sipas të dhënave nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit...