Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kosova shkon në 90 të prekur me COVID-19, dy raste të reja u konfimruan sot
28 Mars 2020, 17:55Nga DOSJA
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirus. Sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 38 mostra, prej të cilave 2 kanë rezultuar pozitive.
“DY RASTE ME COVID-19! Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (38) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë. Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, rezultojnë pozitive gjithsej nëntëdhjetë (90) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.875 kontakte të rasteve”, është ky njoftimi i IKSHPK.
Kosova deri tani ka 90 të infektuar nga koronavirusi dhe disa prej tyre kanë mundur të shërohen, por nuk kanë munguar as viktimat. Qeveria ka marrë një sërë masash duke bllokuar kufijtë dhe ka kufizuar daljen e qytetarëve.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA – Mes tyre Google do ti japë Organizatës Botërore të Shëndetit dhe agjencive globale të qeverisë një total prej 250 milion dollarësh në grante reklamuese, ...
ITALI– Brenda 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 889 vitkima nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në rang kombëtar në 10,023.Pothuajs...
ITALI- Mjekët shqiptarë që do ndihmojnë ata në Itali, kanë mbërritur në romë ku janë pritur nga ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. Në një video ne Facebook, Di ...
TIRANË– Pandemia e COVID-19 ka izoluar botën dhe ka marrë mijëra jetë njerëzish, virus ky që nuk po zhduket prej mujsh, i cili paska edhe simptoma që ne nu...
ITALI– Izolimi për shumë kohë i Italisë ka bërë që shumë qytete të shqetësohen nga bllokimi në shtëpi, e rrjedhimisht ndodh ajo që të mos respektohet distanca s...
RUSI- Rusia ka vendosur që të mbyllë kufijtë si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas mediave vendase, mësohet se të gjithë kufijtë do mb...
New York- New Yorku ëshë boshatisur, i vetmi armik që e detyroi ta mbzllte në shtëpi ishte koronavirusi sikurse ka ndodhur në mbarë botën.Prej ditësh tashmë ed...
SHBA– Koronavirusi i përhapur në SHBA, duket se nuk do të kursejë shumë njerëz. Së fundmi në mediat e huaja është raportuar se New York koronavirusi po vret një...
ITALI- Italia është vendi i parë në botë për numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi.Në mes të këtij kaosi që ka mbërthzer vendin, Presidenti i Italisë...
BRUKSEL- Komisioni Europian kërkon të zhvendosë në buxhet disa dhjetëra milionë euro fonde për shkak të pandemisë Corona në Europë. Ai ka përgatitur disa propoz...