LIVE UPDATES
Politike

Kitet për testimin e COVID-19/ PD: Edi Rama gënjeu për numrin e kiteve, e përgënjeshtroi edhe ministrja Manastirliu

8 Prill 2020, 09:47 Nga DOSJA
Kitet për testimin e COVID-19/ PD: Edi Rama gënjeu për numrin e

TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar sërish testim masiv nga qeveria për të identifikuar rastet e fshehura me koronavirus. Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Bardh Spahia ka pretenduar se arsyeja përse kërkesa e PD nuk merret parasysh është se sistemi shëndetësor nuk ka kitet e testimit.

Spahia citoi kryeministrin Rama, i cili u shpreh se ISHP-ja mund të kryejë deri në 2 mijë teste në ditë, deklaratë e cila u përgënjeshtrua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komiteti i Ekspertëve.

Manastirliu është shprehur se Shqipëria ka në dispozicion gjithsej 2 mijë kite testimi, ndërsa Albana Fico ka deklaruar se vendi mund të bëjë 200-500 testime bë ditë.

Deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve mes qytetarëve,”-tha Spahia.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:

Sot bëhet një muaj që kur në Shqipëri u zbulua rasti i parë me COVID 19. Ky muaj i vështirë ka provuar në mënyrë të përsëritur se qeveria ishte e papërgatitur për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi. Shqipëria kishte pak kite për të testuar sa më shumë të dyshuar, sepse qeveria veproi me shumë vonesë për t’i siguruar, pavarësisht thirrjeve tona të hershme. Në përpjekje për të mbuluar dështimin në furnizimin e mjaftueshëm me kite për teste, Edi Rama e mbajti sekret sasinë e tyre dhe, kur u detyrua të fliste, ai gënjeu. Deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës. Të ndjekim për disa sekonda me zë dhe me figurë këtë mashtrim të rrezikshëm të Edi Ramës. Pra, e vërteta është se ne na kanë mbetur vetëm 2 mijë teste, se furnizimet i kemi kërkuar me vonesë, pas shpërthimit të virusit në vend dhe se na kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për gjoja marrjen e masave.  E vërteta është se Shqipëria jo vetëm nuk ka një sasi të tillë për të kryer 2 mijë teste në ditë, siç thotë Edi Rama, por, për shkak të centralizimit nga qeveria në një laborator të vetëm, nuk ka as kapacitetet teknike për të bërë më shumë se 500 teste në ditë. E vërteta është se numri i pamjaftueshëm i testeve na ka detyruar që, deri javën e kaluar, të bëjmë mesatarisht, 50 teste në ditë, duke ulur në minimum mundësitë për të zbuluar raste apo vatra të reja infeksioni. Gënjeshtrat e Edi Ramës janë të rrezikshme. Numri i vogël i testimeve fsheh përhapjen reale të virusit. Sa më pak testime, aq më e pakët mundësia për të izoluar virusin dhe për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së tij. Me urimin që sasia e re e furnizimit me kite testuese të vijë sa më shpejt dhe duke falenderuar partnerët tanë për ndihmën e madhe që po na japin, Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve mes qytetarëve. Kështu do të dimë përmasën reale të dëmit të shkaktuar, të papenguar nga gënjeshtrat e kryeministrit dhe do të kuptojmë më mirë se kur mund të kthehemi në normalitet.

Që prej shfaqjes së dy rasteve të para me koronavirus në vend, PD-ja ka kërkuar testime masive dhe ka akuzaur qeverinë që nuk ka marrë masa për të përballuar situatën në vend. Rama i ka siguruar se të gjitha masat janë marrë dhe se strategjinë e testimeve e kanë në dorë ekspertët e fushës. Ndryshe nga PD-ja, mendon edhe presidenti Ilir Meta, i cili gjithashtu nuk ka kërkuar testime në masë të popullatës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia edi rama koronavirusi ne shqiperi testime masive bardh spahia edi rama koronavirusi ne shqiperi testime masive

Sondazh

Poll
Politike 8 Prill 2020, 08:17

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë vijon me punën pavarësishrt situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. Komision i Ligjeve dje ka rrëzuar dy dekretet për kt...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës