LIVE UPDATES
Bota

Konkurrenca globale/ SHBA vs Kinë, beteja e ashpër për teknologjinë e lartë

21 Qershor 2020, 16:57 Nga DOSJA

TIRANË– Në një botë ku fuqia gjeopolitike po lidhet gjithnjë e më shumë me zhvillimin teknologjik, SHBA ka udhëhequr prej kohësh rivalët e saj. Kompanitë amerikane bëjnë disa nga kompjuterat më të shpejtë në botë, avionë dhe robotë nga më të zhvilluarit.

Kina me ekonominë e saj në rritje – tani e dyta në botë – me investimet e mëdha qeveritare në teknologji po garon fuqishëm si kurrë më parë. Janë këto zhvillime që kanë nxitur një betejë të gjerë tregtare dhe ekonomike të Presidentit Trump me Pekinin, duke përfshirë tarifat tregtare, kontrollet e eksporteve dhe një goditje të shkencëtarëve kinezë që dyshohet se vidhnin sekretet e kompanive amerikane. Ende nuk është e qartë se si shkatërrimi ekonomik i sjellë nga koronavirusi do të ndryshojë rivalitetin, por një gjë është e sigurt: Pandemia nuk është se i ka qetësuar tensionet.

Administrata Trump prej kohe po synon ta pengojë aftësinë e Kinës për të prodhuar gjysmëpërçuesit kryesorë. Gjiganti i telekomit kinez Huawei Technologies Co. paralajmëroi se Pekini do të vendosë kufizimet e veta nëse SHBA vijon në këtë rrugë.

Beteja më e hapur teknologjike ka qenë mbi rrjetet celulare 5G, që mendohen të jenë baza e teknologjisë të së nesërmes. Por beteja është shtrirë edhe në teknologji të tjera që, ashtu si 5G, ndonëse sot nuk peshojnë shumë, ata pritet të transformojnë botën në një të ardhme jo aq të largët. Inteligjenca artificiale shikohet si linja kryesore e një revolucioni të ri industrial. Kompjuterat kuantikë mund të ndihmojë në zbulimin e ilaçeve të reja dhe deshifrimit të të dhënave të koduara dikur të menduara të pakapshme. Makinat pa shofer mund të revolucionarizojnë rrënjësisht sistemet dhe infrastrukturën e transportit.

Mikrocipet kompjuterike pritet të jenë truri dixhital që do të orkestrojnë gjithçka. Këto janë edhe fushat ku beteja e teknologjisë SHBA-Kinë, ka një objektiv: të qenët i pari në fushat më të rëndësishme të inovacionit.

Teknologjia 5G

SHBA ka ftuar dy rivalët Huaweit, Nokia Corp. dhe Ericsson AB për të bashkëpunuar në teknologjinë 5G. Të dy kompanitë janë me qendër në Evropë. Shtëpia e Bardhë edhe pse e hodhi poshtë idenë e blerjes së këtyre kompanive europiane, tashmë e ka kuptuar se nuk ka asnjë gjigant amerikan që të sfidojë Huawein, prodhuesi më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit, siç janë pajisjet për kullat dhe antenat celulare.

Por as gjigandët europianë këto nuk janë ditët më të mira. Nokia e Finlandës dhe Ericsson e Suedisë, janë detyruar të bëjnë pushime nga puna ndërsa konkurrojnë me Huawein, që gati e ka marrë tregun e rivalëve evropianë përmes produkteve të fundit me çmime të ulëta.

Në SHBA ka disa lojtarë në teknologjinë 5G, sic janë Cisco Systems Inc. prodhuesi më i madh i ruterave dhe çelsave të pajisjeve celulare dhe Qualcomm Inc. dhe InterDigital Inc. që janë ndërmarrjet kryesore të pronësisë intelektuale që fitojnë nga patentat e teknologjisë celulare. Por ato tregje janë relativisht të vogla, dhe Huawei është lojtar në të dy. Më shumë se 60% e shpenzimeve kapitale të një kompanie wireless 5G shkojnë në pajisjet celulare, të tilla si radiot dhe antenat një treg ku udhëheq Huawei.

Pajisjet celulare të teknologjisë së përparuar të Huaweit dhe aftësia e kompanisë e ndihmoi Kinën që shumë më herët se tjerët të vërë në përdorim 5G, duke e shndërruar pjesën më të madhe të vendit në një laborator të mundshëm për teknologjitë e varurura nga 5G, siç janë veturat pa shofer.

Ndërkohë, kufizimet në antena e kanë vonuar ndërtimin e rrjeteve amerikane 5G. Sidoqoftë, do të ishte e parakohshme ta shpallim Kinën fituese në garën 5G, veçanërisht kur Uashingtoni ka mjete të tjera për të ngadalësuar mbizotërimin e Huaweit si në industrinë e pajisjeve celulare ashtu edhe në biznesin e smartphoneve, në të cilin është gjithashtu një udhëheqës global.

Inteligjenca Artificiale

Tre vjet më parë, Pekini deklaroi qëllimin e vet për të qenë udhëheqësi botëror në Inteligjencën Artificiale – AI,  deri në vitin 2030, duke parashikuar një industri vendase me vlerë rreth 150 miliardë dollarë. Gjigantët e teknologjisë nga Kina, përfshirë Alibaba Group Holding Ltd dhe Baidu Inc., kanë hedhur miliarda dollarë në hulumtimin e AI dhe kanë ngritur laboratorë në Kinë dhe Silicon Valley, duke përfituar nga hapja e kësaj të fundit.

Kjo i ka bërë ata përfitues, duke shkëlqyer mbi rivalët globalë në disa fusha, përfshirë algoritmet e tregtisë elektronike dhe njohjen e fytyrës. Popullsia e madhe e Kinës, infrastruktura e mbikëqyrjes dhe qasja më kontrolluese ndaj të drejtave të privatësisë krijojnë vëllime të mëdha pune me të dhëna, të cilat mund të nxisin AI.

Por ndërsa Kina mund të kontribuojë më shumë në hulumtimin e AI-së dhe të jetë përpara në disa drejtime të rëndësishme të AI, si njohja e fytyrës, ajo nuk kryeson në të gjithë drejtimet. Kur është fjala për hulumtime në inteligjencën e përgjithshme artificiale, ose AI me aftësi më të gjerë, kompanitë e mëdha amerikane – Microsoft Corp., Google i Alphabet Inc. dhe të tjerët — janë qartë udhëheqës.

Gjigandët e teknologjisë amerikane kanë investuar miliarda për AI, në shumë drejtime: në motorët e kërkimit, reklamimin e shënjestruar, filtrimin automatik të fotografive dhe videove dhe shumë drejtime të tjera. Ata gjithashtu shesin shërbime të AI, duke i vënë kompanitë, qeveritë dhe departamentet e policisë të blejnë fuqinë e algoritmeve të tyre. SHBA realizon hulumtimet më të mira në botë për talentin e AI, për shkak të kombinimit të universiteteve të fuqishme, kompanive lider të teknologjisë së lartë, hapjes ndaj ideve dhe njerëzve nga i gjithë globi dhe fushat, duke patur kështu një avantazh të qëndrueshëm, të paktën në afat të mesëm.

Përfshirja e shkëmbimeve akademike dhe tregtare me ekspertë kanadezë, evropianë, izraelitë dhe madje edhe kinezë është baza që SHBA mban avantazhet që ka dhe po e drejton AI edhe në sektorë të tjerë e  të rinj siç është psh kujdesi shëndetësor.

Kompjuterat kuantikë

Për dallim nga kompjuterët e sotëm, të cilët përdorin sistemin binar me zero dhe një për të koduar të dhënat, kompjuterët kuantikë përdorin ‘quarket’ në bazë atomesh që i tejkalojnë me herë sistemet binare. Ky kompleksitet i shtuar u jep atyre mundësinë për të përpunuar më shumë informacion dhe shumë më shpejt, duke tejkaluar edhe fuqinë e super kompjuterave të sotëm. Shfrytëzimi i këtij potenciali ndoshta do të kërkojë një dekadë ose më shumë.

Kompjuterët kuantikë të sotëm kanë një numër relativisht të vogël të fuqisë kuantike, që ndryshe quhet kubit, me të cilën bëhen llogaritjet. Për shkak se kompjuterët kuantikë përfundimisht mund të jenë mjaft të fuqishëm për të mposhtur metodat e tanishme të kriptimit dhe të ekzekutojnë simulime komplekse për të zbuluar ilaçe të reja, fusha ka tërhequr një valë investimesh nga kapitalit privat dhe financimet e qeverive.

SHBA është udhëheqësi i qartë botëror në ndërtimin e kompjuterave kuantikë. Google vitin e kaluar prodhoi modelin e saj me 54 kubit, i cili shkëlqen në matjen e probabilitetit të numrave, arrin “epërsi kuantike”, duke bërë llogaritje që më parë nuk ishin të mundura nga kompjuterat klasikë. International Business Machines Corp., një kompani tjetër amerikane që ka një kompjuter kuantik që rivalizon me Google-in, është po ashtu në garë.

Edhe shkencëtarët kinezë kanë ndërtuar kompjutera kuantikë, por analistët thonë se ata janë vite pas SHBA. Por teknologjia kuantike tejkalon kompjuterët dhe shtrihet në përdorimin e vetive kuantike në komunikim të shpejtë dhe të sigurtë. Këtu Kina mund të ketë avantazhin. Udhëhequr nga Pan Jian-Wei, i quajtur “babai i kuantikut” kinez, vendi po zhvillon komunikimet kuantike për aplikime ushtarake.

Në vitin 2016 Kina lëshoi një satelit, të quajtur Micius, që përdor fotonet kuantike në transmetim e përgjime. Në Kinën lindore është ndërtuar një laborator të madh shkencor i informacionit kuantik, një projekt 10 miliardë dollarë. Pra, situata ka rezultate të ndara: SHBA udhëheq në llogaritjet kuantike, ndërsa Kina në komunikimet kuantike dhe enkriptim. E ardhmja është e vështirë të parashikohet sepse zhvillimet në këto fusha ende kërkojnë dekada dhe maratona është e gjatë.

Gjysëmpërcjellësit

Kina ka shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë në dekadave duke u përpjekur të jetë një hap para në gjysmëpërçuesit, përbërësit bazë në garën për kompjuterat, smartphonet e shpejtë dhe armët e sofistikuara. Statistikat nga Shoqata e Industrisë së Gjysëmpërçuesve, me qendër në Uashington, D.C., sugjerojnë se eksportet amerikane të çipeve në Kinë kanë mbetur në të njëjtin nivel për vite me rradhë, dhe kompanitë kineze kanë fituar një pjesë të madhe të tregut, sidomos brenda vendit.

Fqinjët e Kinës po ashtu kanë bërë përparim të madh në prodhimin global të gjysmëpërçuesve. Samsung Electronics Co nga Koreja e Jugut po bëhet furnizues kryesor në çipet për smartphone, ndërsa  nga ana tjetër edhe Tajvani, po synon të jetë prodhuesi më i madh në botë i çipeve.

Ky është një model që Kina nuk po mundet ta arrijë. Prodhuesi kryesor i vendit për çipet, Semiconductor Manufacturing International Corp., nuk është në gjendje të prodhojë si konkurentët e saj aziatikë. Disa vlerësime sugjerojnë se Kina është pesë deri në shtatë vjet pas teknologjisë së SHBA dhe Tajvanit.

Deri në kohën kur Kina të jetë në gjendje të bëjë çipe e gjysëmpërçues që konkurrojnë me më të mirat në dispozicion sot, pjesa tjetër e industrisë ka të ngjarë të ketë bërë shumë hapa tjerë përpara. Thënë kështu, Kina duke dashur të anashkalojë SHBA-të është duke zëvendësuar prodhimet amerikanë të këtij lloji në pajisjet elektronike të shumë ndërmarrjeve të saj me prodhime nga kompani jo-amerikane.

Tabletat më të reja të Huaweit, të lançuara vitin e kaluar, nuk përfshijnë çipa të SHBA.-së. Në një afat të shkurtër, strategjia e Kinës për gjysmëpërçuesit është përqendruar në uljen e besimit tek SHBA, që shpesh nënkupton gjetjen e zëvendësuesve të tjerë jo-kinezë.

Makinat pa shofer

Gjigandët e Silicon Valley të tilla si Google dhe General Motors Co. janë ta parat për testimin e teknologjisë së automjeteve pa shofer, duke nxitur kompanitë amerikane që të ecnin në drejtim të prodhimit të harduerëve e sensorëve, siç janë kamerat dhe radarët e nevojshëm që zbulojnë pengesat në rrugë. Mbizotërimi i SHBA në industrinë e gjysmëpërçuesve u jep kompanive amerikane përparësinë në prodhimin e çipave që në thelb janë truri i automjeteve të tilla.

Kompanitë kineze janë dy deri në tre vjet prapa rivalëve ndërkombëtarë në aftësitë e nevojshme për prodhimin e makina vetë-drejtuese. Por nuk është çudi që në një afat të gjatë Kina të mund të dalë përpara.

Duke qenë tregu më i madh në botë i automjeteve, në kushte kur edhe mjedisi rregullator i vendit – favorizon kompanitë vendase që po përpiqen të fitojnë tregun atje, përfshirë Baidu, Didi Chuxing Technology Co dhe Pony.ai, do të jetë e vështirë për kompanitë amerikane që të jenë konkurruese.

Popullsia e madhe e Kinës u jep kompanive kineze më shumë të dhëna që mund të përdorin për të rafinuar teknologjinë autonome të automjeteve. Ndihmon gjithashtu edhe fakti që kinezët janë më të gatshëm të provojnë veturat pa shofer. Ndërsa 48% e amerikanëve sipas një studimi të Deloitte të vitit 2020 mendonin se ata automjete janë të pasigurta, vetëm 35% e kinezëve të anketuar mendonin ashtu.

Udhëheqja e Kinës në infrastrukturën 5G do të thotë që kompanitë e saj të makinave mund të provojnë, në kushte reale, të përdorin teknologjinë ëarless për hartën dhe të dhënat e trafikut për veturat, duke i kontrolluar automjetet nga distanca. Kështu që rezultati më i mundshëm i garës së teknologjisë në automjetet pa shofer ka të ngjatë të jenë të dyzuara, ndonëse tani për tani drejton SHBA.

Marrë nga SCAN Magazine

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine lufta shba-kinë shba kine lufta shba-kinë shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës