LIVE UPDATES
Politike

Kongresi i PS/ Balla: Jemi e vetmja forcë që mund të qeverisë, opozita e papërgjegjshme

23 Mars 2019, 16:36 Nga DOSJA
Kongresi i PS/ Balla: Jemi e vetmja forcë që mund të

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm e Partisë Socialiste, Taulant Balla në përfundim të Kongresit ka dalë në një deklaratë për mediat. Në deklaratën e tij, Balla u shpreh dhe njëherë se PS është forca e vetme që mund të qeverisë vendin.

Kreu i Grupit të PS, sulmoi opozitën duke thënë se me aktin e lënies së mandateve kanë krijuar një ngërç aritificial kushtetues dhe insitucional. “Partia Socialiste e Shqipërisë i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të vijojnë të mbeten të angazhuar e përkushtuar në garantimin dhe ruajtjen e rendit demokratik dhe avancimin e agjendës europiane të Shqipërisë”, tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij Balla.

DEKLARATA E PLOTË

Sot në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, vijmë me bindjen e përforcuar se jemi e vetmja forcë politike që mund të qeverisë vendin duke garantuar një ekonomi të qëndrueshme, rritje të mirëqenies së qytetarëve, punësim, shërbime publike më të mira dhe të aksesueshme për të gjithë, drejtësi sociale dhe integrim në familjen e përbashkët Europiane. Të vetëdijshëm se opozita në papërgjegjshmëri të plotë politike, ka krijuar një ngërc artificial duke braktisur institucionet kushtetuese të vendit, na lind detyra të përfaqësojmë pa asnjë dallim, masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë në vendin e tyre, një vend europian, me shumë oportunitete për gjeneratat që do të vijnë.

Partia Socialiste në këto 5 vite e gjysëm është krenare për arritjet e saj në qeverisje dhe njësoj e vetëdijshme për sfidat në vazhdim. Shtetformimi dhe rikthimi i ligjshmërisë, riformatimi dhe fuqizimi i institucioneve, transformimi radikal i sistemit të drejtësisë përmes një reforme tërësore që vazhdon, reformimi i sistemit arsimor, përmirësimi i shërbimit shëndetësor dhe i shërbimeve pa pagesë, rritja ekonomike dhe mirëmenaxhimi i financave publike, rritja e punësimit, mbështetja sociale, mbështetja e fermerëve, përmirësimi i klimës së biznesit, bashkëqeverisja me njerëzit për përmirësimin e vazhdueshëm të administratës, kanë qenë kryefjala e çdo përpjekje të qeverisë për një Shqipëri më të mirë, për Shqipërinë që duam.

Tashmë në gjysmën e mandatit të dytë qeverisës, ka ardhur koha të bëjmë një bilanc realist të të gjitha premtimeve tona elektorale ku falë eksperiences së sukseshme qeverisëse, angazhimit dhe përgjegjshmërisë kemi siguruar:

Rritje ekonomike mbi 4% në 2018, niveli më i ulët historik i papunësisë 12.3%, mirëmenaxhim të financave publike, reduktim të borxhit publik, rritje e të ardhurave në 27% të PBB, investime të huaja direkte për tre vite rradhazi në nivelin rekord 1 miliardë dollarë, rritje të konsumit, rritje dy shifrore te eksporteve, rritje dy-shifrore të turizmit dhe rreth 6 milionë vizitorë në 2018.

Falë politikës së taksimit të ndershëm, përmes taksës progresive 97% e shqiptarëve dhe mbi 91% e bizneseve në Shqipëri kanë përfituar ulje të drejtpërdrejtë të barrës fiskale.

Të ardhurat neto të disponueshme të familjeve shqiptare janë rritur duke u shoqëruar me rritje të konsumit dhe mirëqënies. Përfitimet më të mëdha i kanë ndjerë familjet me të ardhura të ulëta, shtresat vulnerabël dhe të margjinalizuara të shoqërisë sonë si rezultat i uljes së varfërisë dhe pabarazisë sociale që në 2013 kishin arritur kulmin. Të dedikuar për një politikë ndërtuese për Shqipërinë, refuzojmë me vendosmëri politikën destruktive dhe gjuhën e urrejtjes në favor të interesave thellësisht të ngushta personale, por në kundërshtim me interesat madhore të vendit. Shqipëria është një vend me vokacion europian dhe rruga jonë e vetme është Europa.

Tashmë në gjysmën e mandatit të dytë dhe në prag të zgjedhjeve lokale 2019, të tjera sfida të rëndësishme na presin, me qytetarët dhe për qytetarët e këtij vendi. Kemi bindjen që shqiptarët do të dinë sërish të zgjedhin me maturi dhe pëgjegjshmëri, në favor të stabilitetit, sigurisë, drejtësisë, mirëqenies, punësimit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Partia Socialiste është e vendosur për të çuar përpara Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR të tre zgjedhjeve të fundit, duke u bazuar në tre shtylla kryesore (i) Depolitizimi i administratës zgjedhore; (ii) Sigurimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut dhe (iii) Aplikimi i teknologjisë për votimin dhe numërimin elektronik.

Produkti paraprak i shkruar nga ekspertët më të mirë vendas me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi para miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në përmbushje të detyrimeve që burojnë prej procesit të integrimit europian. Partia Socialiste nuk mund të jetë indiferente ndaj veprimeve të dhunshme dhe anti-demokratike të partive opozitare dhe as nuk mund t’i nënshtrohet shantazheve publike jashtë kornizës kushtetuese. Djegia e mandateve nga një grup i deputetëve opozitarë është një akt i pashembullt kundër parimeve të demokracisë dhe parlamentarizmit, por edhe braktisje e përgjegjshmërisë politike, kushtetuese dhe institucionale ndaj vendit dhe qytetarëve.

Braktisja e Kuvendit dhe dhuna sistematike ndaj rendit institucional në Shqipëri është një goditje ndaj interesave afatgjatë të Shqipërisë, impaktojnë negativisht imazhin e vendit, minojnë procesin e reformave dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Partia Socialiste e Shqipërisë i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të vijojnë të mbeten të angazhuar e përkushtuar në garantimin dhe ruajtjen e rendit demokratik dhe avancimin e agjendës europiane të Shqipërisë.

Partia Socialiste është legjitimuar si forcë qeverisëse përmes votës së qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet qershorit të vitit 2017. Vullneti i qytetarëve i shprehur përmes votës, legjitimiteti i qeverisë dhe afatet kushtetuese elektorale, nuk mund të deformohen me instrumente anti-kushtetues dhe akte anti-demokratike të pakicës jashtë parlamentit.  Dialogu parlamentar, politik e shoqëror mbetet e vetmja zgjidhje dhe duhet të jetë i vetmi instrument i promovuar nga të gjithë forcat politike, në favor të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë. Ky Kongres vendos piketat për përgatitjen e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të Qershorit 2019 dhe sigurisht edhe zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2021.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. (Lexo këtu) Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i 6 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019. Po ashtu Kongresi zhvilloi dhe disa tryeza për Reformën Zgjedhore, votën e emigrantëve, por dhe për rininë e punësimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata e kongresit kongresi i socialistëve 23 mars 2019 taulant balla deklarata e kongresit kongresi i socialistëve 23 mars 2019 taulant balla

Sondazh

Poll
Politike 23 Mars 2019, 09:31

Kongresi i PS, në foto

TIRANE- Socialistët kanë mbledhur Kongresin të Partisë Socialiste, në të cilin do të ketë rreth 8 orë diskutime. I pari që ka mbajtur fjalën në Kongres është kr...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës