Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA – Nënpresidentja Kamala Harris paralajmëroi të dielën se nëse Moska cenon sovranitetin e Ukrainës, SHBA do të vendosë sanksione kundër Rusisë siç askush nuk i ka parë më parë.
Sipas RT, në një intervistë, Kamala Harris tha se Uashingtoni po koordinon pozicionin e tij me aleatët dhe po sigurohet që Kremlini të jetë i vetëdijshëm për pasojat e mundshme të veprimeve ushtarake. Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ndalimit të eksporteve të teknologjive konsumatore dhe industriale në Rusi, të tilla si komponentë për telefonat inteligjentë dhe aeroplanë. Kjo, si pjesë e një pakete më të madhe sanksionesh, mund të ndikojë seriozisht konsumatorët, operacionet industriale dhe punësimin.
“Ne jemi duke zhvilluar biseda të drejtpërdrejta me Rusinë. Presidenti, siç e dini, u takua së fundmi virtualisht me Putinin dhe ne e kemi shumë të qartë se Rusia nuk duhet të pushtojë sovranitetin e Ukrainës, se ne duhet të ngrihemi dhe të mbrojmë integritetin e saj territorial.Ne po punojmë me aleatët tanë në këtë drejtim dhe kemi qenë shumë të qartë se jemi të përgatitur të lëshojmë sanksione siç nuk i keni parë më parë” , tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Uashingtoni njofton një veprim të mundshëm të paprecedentë kundër Rusisë. Në fillim të këtij muaji, Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi se, në rast të një konflikti ushtarak midis Moskës dhe Kievit, SHBA do të vendosë masa ekonomike me ndikim të lartë ndaj Rusisë, të cilat ajo kishte përmbajtur nga përdorimi në të kaluarën. Këtë gjë e bëri jehonë edhe nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland.
Kërcënimi i masave ekonomike vjen pas pretendimeve të mediave perëndimore dhe politikanëve se Moska ka filluar të përqendrojë trupat në kufirin e saj me Ukrainën, me synimin për të nisur një ofensivë në të ardhmen e afërt. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se Rusia thjesht po lëviz forcat e saj të armatosura brenda territorit të saj dhe se raportet për një sulm janë të pabaza.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ITALI – Një vajzë 5-vjeçare u helmua pasi konsumoi një gotë me kokainë. Ngjarja ndodhi në Ravenë. Babai i vogëlushes i dha gotën duke menduar se në...
VATIKAN – Papa Françesku kërkoi të dielën të inkurajojë çiftet e martuara, duke pranuar se pandemia ka përkeqësuar disa probleme familjare, ...
ÇEÇENI– Ukraina duhet të aneksohet nga Moska nëse presidenti i vendit, Vladimir Zelensky, nuk ndryshon kursin nga politika e tij anti-ruse. ...
ITALI – Influencuesja dhe bloggerja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe reperi Fedez njoftuan me një video në rrjetet e tyre sociale se janë pozitive nd...
DANIMARKË – Fotoja e hartës që një autoshkollë në Danimarkë ka vendosur në murin e saj ka zgjuar reagime shumë të forta në Serbi.Sipas medias serbe K...
MOSKË – Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se vendi i tij do të diskutojë me SHBA në lidhje me krizën e Ukrainës pas përfundimit të s...
RUSI – Rusia e re ka lindur pak para Vitit të Ri – ajo u bë 30 vjeçe më 26 dhjetor. Kjo përkon me kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. ...
KOSOVË – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 12:53, në dalje të fshatit Talinofc i Muhaxherëve në Ferizaj, Kosovë ku një person...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 4 raste të reja të të infektuarve me korona...
MAQEDONI E VERIUT- Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe zyrtarisht të mandatohet si kryeministri i Maqedonisë së Veriut nga presid...