E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Qeveria e Shqipërisë në projektbuxhetin e vitit 2020 ka parashikuar të investojnë në infrastrukturën rrugore 4,7 miliardë lekë, niveli më i ulët i dekadës për shkak se pjesa dërmuese e fondeve do të shkojnë për financimin e kontratave koncensionare si Rruga e Arbrit, Orikum -Dukat dhe incineratorët, ndërsa rrezikojnë të mbeten pa financime të mjaftueshme frontet e hapura të punëve në rrugën Kardhiq -Delvinë, Unazën e Re, BY PASS -in e Tepelenës dhe atë të Shkodrës ( shihe tabelën bashkëngjitur).
Fondet janë devijuar për financimin e kontratave koncesionare, të cilat vitin që vjen parashikohet të arrijnë në 5.1 miliardë lekë ose 50 për qind më të larta se pritshmëria e këtij viti. Buxheti i rrugëve për koncesionet në vitin 2020 ne gati në 77 për qind të tij do të shkojë për financimin e rrugës së Arbrit.
Duke marrë në konsiderate edhe fondin e koncesioneve gjithsej investimet në infrastrukturën rrugore për vitin 2020 nga fondet e brendshme arrijnë në 9.8 miliardë lekë. Në vitin 2018 u investuan rreth 15 miliardë leke fonde buxhetore nga burimet të brendshme.
Duke analizuar burimet totale buxhetore të cilat vijnë me ulje në tersi vihet në dyshim realizimi i objektivit të qeverisë për përfundimin në kohë të projekteve dhe gjithashtu krijohen premisa për detyrime të prapambetura.
Sipas Ministrisë së Financave aktualisht janë rreth 6 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro detyrime të prapambetura për infrastrukturën rrugore, të cilat rrezikojnë të rriten me planifikimet jo realiste të vitit 2020.
Gjatë vitit që vjen në buxhet janë planifikuar vetëm 570 milionë lekë financime në të gjitha lotët e Unazës së re, as 20 për qind të vlerës së saj ndërkohë që qeveria ka ende borxhe të pashlyera për punimet që janë realizuar tashmë tek mbikalimi.
Ndërkohë që fondet janë devijuar për financimin e kontratave koncensionare edhe parashikimet për to duket se janë difektoze, pasi qeveria pret të kryhen të gjitha punimet deri në vitin 2021 në aksin Milot -Balldren, ndërkohë që është parashikuar zero financim vitin që vjen. Koncesionet në rrugë pritet të krijojnë një kolaps në buxhet për shkak se nevojat për financimin e tyre por rriten nga viti, ndërsa burimet buxhetore për financimin e tyre janë të pamjaftueshme.
Marrë nga Monitor.al
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Individët, që punojnë në më shumë se një punë, duhet të përgatiten që të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat. Kjo do të ndodhë, pasi ata ...
Shqipëri-Në muajin tetor të gjithë bizneset e lidhura në 35 kilovolt që duhet të sigurojnë energjinë në tregun e lirë, por furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë...
TIRANË- Edicioni i tretë i panahirit “Shqipëria punon tokën” do të mbahet më datat 16 dhe 17 nëntor. Mbi 400 fermerë, sipërmarrës dhe biznesmen...
TIRANË– Transgjinorja Anxhela ka treguar të gjitha detajet e dhunimit të saj disa ditë më parë, para godinës së Kuvendit.Në një intervistë për “Ftesë në 5”...
TIRANË– Mungesa e investimeve në infrastrukturën e vendit ka sjellë debate mes ministrive dhe deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë.Kryetari ...
Kjo është historia e Enver dhe Etleva Zinës. Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.Përmes...
Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan u rrëfye historia e një nëne, ish-viktimë e trafikut. Ajo preferoi të qëndronte anonime, prandaj është rënë dakord që...
SHKODËR- Në Shkodër familjet e pastreha dhe jetimët që janë tek konvikti “Safet Spahia” në katet e sipërme kanë marrë një shkresë nga bashkia për t’i lirua...
Këto fitime janë sa një e treta e asaj që fitojnë 95 mijë biznese të vogla në Shqipëri, që kanë 1-4 punonjës. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të Ndërmar...
TIRANË- Historia e dhimbshme e një 33-vjeçareje ka ardhur sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24. 33-vjeçarja me inicialet A.M. ka de...