Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Koncensioni me parkingjet në Vlorë/ Prokuroria kthen në gjykatë dosjen ‘Gjika’
23 Shkurt 2019, 14:38Nga DOSJA
VLORË– Prokuroria e Vlorës e ka ridërguar sërish në Gjykatë çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëim Gjika.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjika akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ishte në funksionin e kryebashkiakut.
Dyshohet se Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë në 24 rrugë në qytetin e Vlorës.
Dhënia me koncesion e parkimeve
Në kontratën e nënshkruar nga Bashkia e Vlorës, nga viti 2015 deri në vitin 2030, qytetarët duhet të paguan me 50 lek çdo orë parkimi. Nga bashkëpunimi bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private. Pagesa ishte vendosur për 24 rrugë të qytetit për të cilat bashkia përfitonte 10 milionë lekë të reja në vit dhe 2% të të ardhurave vjetore të kompanisë. Në rast mospagimi qytetarët do të paguanin tarifën shtesë prej 4500 lekë dhe bllokim gome deri në shlyerje të pagesës.
Pas publikimit të kontratës, qytetarët e Vlorës e kundërshtuan duke bërë që kontrata të anulohej. Por në një rast prisheje të kontratës, Kompania me bazë në SHBA ka paditur Bashkinë e Vlorës në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar dëmshpërblimin, i cili kapte shifrat e 20 milionë dollarëve.
Lidhur me rastin Prokuroria, akuzon Bashkinë se ka shkaktuar dëm ekonomik. Por një fakt i tillë nuk pranohet nga Gjika, i cili pretendon se ndaj tij nuk ka vepër penale përsa kohë nuk ka dëm ekonomik.
Më herët, Gjika ishte akuzuar edhe për “falsifikim të dokumenteve”, për dy leje ndërtimi të dhëna për dy pallate në Vlorë. Por u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Mati i keq që ka përfshirë të gjithë vendin prej natës së mbrëmshme, me stuhi ere dhe dëbore ka shkaktuar një sërë problemesh. (Lexo këtu)Çati të prishur...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikur në rrjetet e tij sociale denoncimin për lejen e ndërtimit të një TEC-i të ri në qytetin e Korçës.S...
Pasi doli nga vendi ku ishte fshehur brenda një kamioni të mbushur me lodra për fëmijë në një port britanik, Alban Tufa pa policinë dhe e kuptoi se përpjekja e ...
PUKË- Forcat xheniere të FA-ve kanë zbuluar një arsenal municionesh në Pukë. Ishin punonjësit e gjelbërimit të qytetit, ata që pikasën një predhë 120 mm.Gj...
Enti Rregullator i Ujit u shpreh një ditë më parë se ka ende hapësirë për rritje të çmimit të ujit në vend, nisur nga niveli i përballueshmërisë. (lexo k...
Zv.ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton tha nga Shkodra se kryeministri Edi Rama nuk është shqetësuar nga protesta e opozitës. Në një takim me të rinjtë...
Një rrëshqitje dherash ka ndodhur në dalje të qytetit të Kukësit. Si pasojë është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi në aksin Kukës-Prizren.Siç duket edhe ...
KUKËS– Një rrëshqitje dherash ka ndodhur në dalje të qytetit të Kukësit. Si pasojë është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi në aksin Kukës-Prizren.Siç...