Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Sport
Komisioni i Disiplinës “kursehet” me vendimet! Hedhja e sendeve në fushë,Vllaznia…
10 Dhjetor 2021, 19:35Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHQIPËRI-Vllaznia ia hedh me gjobë pas ndeshjes me Partizanin, për shkak të sjelljes së tifozëve. Sot ka dalë edhe vendimi i Komisionit të Disiplinës.
VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 2. KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Egnatia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 29/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi. 3. FC Besa U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%. 4. FC Besa U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%. 5. Zyrtari i KF Tirana U-19, Adrian Bekteshi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 6. Lojtari i SHS Përmeti, Joan Sanxhaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 7. Lojtari i Iliria U-19, Ledjo Daci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 8. KF Klosi U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Tirana B U-19, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi. 9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vllaznia U-17, Eskid Lumci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
ITALI – Lorenzo Pellegrini ka folur për veten në “The Player Tribune”, ku kapiteni i Romës ka treguar, se cili ka qenë momenti më i vështirë i karrierës s...
KINE – Në një deklaratë të enjten në mbrëmje, Superliga kineze (CSL) tha, se ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura deri në fund të sezonit, muajin e ar...
BRAZIL – Skuadra e Grêmios e Porto Alegres, tre herë fituese e ‘Copa Libertadores’ (1983, 1995, 2017), u rrëzua të enjten për herë të tretë në historinë e...
GJERMANI – Kur u pyet nëse Paul Pogba do të largohej nga Manchester United verën e ardhshme, menaxheri Mino Raiola, u përgjigj në një intervistë për kanal...
UZBEKISTAN – Briken Calja shpallet nën kampion bote në dygarësh, në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.Peshëngritësi s...
UZBEKISTAN – Briken Calja shpallet Kampion Bote në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit. Peshëngritësi shqitpar ka arrit...
MADRID-Në ndeshjen në të cilën Real Madridi festoi golin e 1000-të në Champions League, 1-0 i Kross kundër Interit, Carlo Ancelotti arrin një moment historik sh...
TIRANË– Situata politike në Shqipëri është e nxehtë ndikuar nga gjendja që po kalon Partia Demokratike. Më datë 11 dhjetori ish-kryeministri Sali Ber...
GJERMANI – Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, do të mungojë deri në janar 2022 për shkak të Covid-19 dhe “si një masë paraprake, por sëmund...