Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- 9 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre është shpallur në kërkim. S. G., 27 vjeç, është arrestuar pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. B. V., 46 vjeç, është kapur nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Gjithashtu qytetarja me iniciale E. H., 27 vjeçe, është arestuar pasi ka aksidentuar një të moshuar K. Z., 87 vjeç, tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pasi ka marë disa lëndime. 6 personat e tjerë janë arrestuar nga Policia e Tiranës, për disa vepra penale drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt prodhimi, shitja e narkotikëve dhe mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve.
NJOFTIMI I POLICISË TIRANë
Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. G., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. G. J., 29 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim E. M., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi B. H., pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, ndërsa shtetasi L. S., e ka ndihmuar atë të largohet. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. L., 29 vjeç, A. M., 45 vjeç, K. P., 31 vjeç, dhe K. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur. E. H., 27 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin K. Z., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Benard Hoxha është shpallur në kërkim nga policia, pasi një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në ajër në Babrru të Tiranës. I riu kanosi per...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Gjovalin Pepa ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia ku po punonte. Policia informon se punëtor...
TIRANË– Qytetarët shqiptarë po grumbullohen në sheshin Skëndërbej, për t’u bërë gati për protestën e sotme. Me flamuj në dorë, qytetarët presin...
LAÇ– Pamjet më poshtë janë nga Laçi, aty ku u gjetën të shkrumbuara mëngjesin e sotëm tre mjete. Mister mbetet shkaku i djegies së tyre. Mës...
TIRANË– Erjon Bendaj, Mario, Xhulio dhe Florjan Doda janë arrestuar nga policia. Këta persona kishin vjedhur në Greqi disa krerë bagëti të trasha, dh...
TIRANË– Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë për protestën e sotme. Në një njoftim, ambasada këshillon qytetarët që të shma...
TIRANË– Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi lëvizte me armë. Policia e kryeqytetit informon se në pranga është vënë i riu...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është protesta kombëtare e cila do të fillojë d...
TIRANË– Djali i George Soros, Alexander ndodhet në Tiranë. Ai ka qënë i ftuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në një event në të cilin po festohej për...
TIRANË-E shtuna do të karakterizohet nga mot i mirë mirëpo të pranishme do të jenë edhe vranësirat. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në dominimin e kth...