Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
AUSTRI– Bisedimet me Iranin për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 po hyjnë në një fazë të ndjeshme, thanë diplomatët evropianë, pas një raundi bisedimesh që u mbajt në Vjenë.
“Përpara kemi vendimet e vështira, pasi kemi bërë një lloj përparimi për një marrëveshje të ardhshme”, tha grupi i diplomatëve nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.
“Koha për një vendim po afron”, thanë ata.
Në bisedimet Vjenës në mënyrë indirekte po marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara pasi një delegacion amerikan është i vendosur afër vendit ku po mbahen negociatat dhe diplomatët evropianë po shërbejnë si ndërmjetësues mes delegacionin iranian dhe atij amerikan.
Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore mes fuqive botërore dhe Iranin e arritur në vitin 2015. Ai pati thënë se ajo ishte e negociuar keq dhe i mundësonte këtij vendi të posedojë armë bërthamore. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione shkatërruese ndaj Iranit.
Në anën tjetër Teherani fillojë të mos zbatojë kushtet e marrëveshjes, duke njoftuar për nivele të reja të pasurimit të uraniumit.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka shprehur gatishmëri që të gjejë një zgjidhje, por ka kërkuar nga Irani që fillimisht të fillojë së zbatuari në plotni marrëveshjen. Ndërsa, Teherani po kërkon që të hiqen sanksionet.
Ende është e paqartë se cilat nga sanksionet do të mund t’i hiqte Uashingtoni dhe si do të parandalonte përdorimin e objekteve bërthamore iraniane për qëllime ushtarake.
I dërguari i BE-së në bisedime, Enrique Mora, tha se beson që një marrëveshje do të arrihet në raundin tjetër të bisedimeve.
Negociatorët janë nën presion për të arritur një ringjallje të paktit përpara zgjedhjeve presidenciale të Iranit më 18 qershor, në të cilat ka të ngjarë të ftojë një president i linjës së ashpër.
Negociatori i lartë bërthamor i Iranit tha se pengesat për ringjalljen e marrëveshjes janë të komplikuara, por jo të patejkalueshme.
Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter u tha gazetarëve se negociatori kryesor amerikan, Rob Malley, do të kthehej së shpejti në Uashington duke theksuar se bisedimet po ecnin ngadalë.
“Disa përparime janë bërë“, u tha ajo gazetarëve por shtoi se: “Ky nuk do të jetë një proces i shpejtë ose i lehtë“.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
JAPONI– Sipas informacioneve të televizionit japonez NHK rreth 10,000 nga 80,000 vullnetarë të planifikuar në vendet ku do të zhvillohen garat e anuluan pjesëma...
GJERMANI– Farahnaz S. nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse t’ua dorëzojë telefonin e hapur. Kur S. në maj të vitit 2019 e paraqiti kërkesën për ...
KOSOVË– Nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i dialogut, aq më i vështirë do të jetë. SHBA dëshiron një marrëveshje që...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një province të Trevisos në Itali ku dy persona, vjehrri dhe nusja janë gjendur të vdekur. Dyshimet e para janë për vra...
KOSOVË– Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të vazhduar seancën e javës së kaluar për debatin parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në ...
GREQI– Dy shqiptarë janë vënë në pranga në shtetin grek pasi akuzohen për rrëmbim personi dhe krim të organizuar.Të arrestuarit në zonën e Paleo Faliro janë një...
SERBI– Mbrëmjen e djeshme është sulmuar makina e politikanit dhe biznesmenit serb, Cedomir Jovanoviç.Nga pamjet e publikuara nga Blic, shihet Jovan...
BRUKSEL– Komisioni Evropian dëshiron t’i shfuqizojë rregullat e deficitit dhe borxheve për vendet anëtare të BE edhe në vitin e ardhshëm. Kjo u njof...
BRITANI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri Britanik Boris Johnson shprehën të mërkurën mbështetje për përgjigjen e fortë kund...
SHBA– Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të diskutojë me Presidentin rus Vladimir Putin problemin e hakerëve që strehohen në Rusi, të cilët besohet se janë pas ...