Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MALI I ZI- Një miliarder rus me origjinë nga Azerbajxhani është arrestuar në Mal të Zi pasi Rusia e kërkonte atë nën dyshimet se ka urdhëruar vrasje me pagesë. Mediat lokale në Mal të Zi raportuan më 2 tetor se Telman Ismailov ka paraqitur kërkesën për azil në këtë vend, një ditë pasi u arrestua në Podgoricë, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Rusia.
Gazeta Vijesti raportoi se kërkesa për azil politik mund të komplikojë ekstradimin e Ismailovit në Rusi. Djali i tij, Alekper Ismailov, ka në pronësi një kazino në qytetin bregdetar të Budvës. Në Rusi, miliarderi rus, akuzohet se më 2016 ka paguar për vrasjen e dy biznesmenëve në rajonin e Moskës. Ai akuzohet gjithashtu për rrëmbimin e një këngëtari më 2004.
Ismailov dikur ka qenë një nga biznesmenët me lidhje të shumta në Rusi. Më 2009 autoritetet ruse ia mbyllën një treg në ambient të jashtëm për shkak të “shkeljeve sanitare dhe të sigurisë” dhe kryerjen e aktiviteteve të paligjshme. Në atë kohë, Komiteti Hetues i Rusisë tha se ai treg funksiononte si një “shtet brenda një shteti”. Kritikët thonë se mbyllja e tregut Cherkizovsky mund të ketë qenë pjesë e një beteje për pasuri të patundshme në Moskë.
Ky biznesmen ka qenë në shënjestër të presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të stilit të tij të jetës luksoze. Mbyllja e tregut ndodhi disa javë pasi Putini e qortoi Ismailovin për mbajtjen e një ahengu përurues luksoz në hotelin e tij me pesë yje Mardan Place në Turqi në një kohë kur rusët po vuanin pas krizës financiare të vitit 1998.
Dëshmitarët e atij organizimi patën thënë se kartëmonedhat 100 dollarëshe lëshoheshin nga tavani mbi mysafirët, ndër të cilët edhe yje të Hollivudit dhe pjesëtarë të elitave ruse. Një ndër mysafirët e asaj feste ka qenë edhe kryeministri i atëhershëm i Malit të Zi, dhe tani presidenti, Millo Gjukanoviç. Putin pati thënë se miliarda dollarët e fituar në Rusi, duhet të investohen në vend, dhe jo në projekte jashtë. Ismailov përfundimisht pati ikur nga Rusia dhe pronat e tij atje u konfiskuan.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka shprehur bindjen se në Samitin e ardhshëm të BE-së, do të jepet porosia për zgjerimin e Un...
IZRAEL- Qeveria e Izraelit po rrit presionin ndaj personave që janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit. Nga dita e diel (3 tetor) certifikata...
Shkumbin Lushaj, banor i fshatit Shaptej në komunën e Deçanit, është në mesin e më shumë se 1,500 personave që dyshohet se u helmuan nga uji i pijes në m...
MAL I ZI– Këngëtarja Enisa, e po korr sukses në SHBA është kushërira e Shejla Bakija, 19-vjeçares që u ekzekutua nga bashkëshorti i saj në Mal të Z...
GJERMANI- Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. P...
ANGLI- Agjensia e lajmeve britanike The Guardian i ka bërë një analizë situatës në veri të Kosovës. Në artikullin e saj, mediumi shkruan se skenat në Jarinjë pë...
FRANCË- “Mijëra pedofilë kanë vepruar brenda Kishës Katolike Franceze që nga viti 1950”. Timesofmalta shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kr...
KOREJA E VERIUT- Çdo gjë që rrethon udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është erëzuar me një atmosferë të caktuar misteri, e rritur padyshim nga...
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka ‘zhveshur’ nga faji ish-shefin e tij, Sllobodan Millosheviç, i cili njihej nd...
FRANCË- Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara Antony Blinken më 5 tetor,...