Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kërcënoi se do e hidhte vajzën nga ballkoni, Klodiana Çelo do arratisej në Shqipëri
12 Nëntor 2021, 18:15Nga DOSJA
GREQI – Detaje të tjera tronditëse janë bërë të njohura pasi 49-vjeçares, Klodiana Çelo në Chalandri, Greqi qëlloi me armë mjekun okulist Xhorxh Neos. Sipas In.gr, Çelo po planifikonte të rrëmbente vajzën e saj dhe të ikte në Shqipëri, plan i cili u anulua kur u zbulua nga policia. Pasi gruaja kuptoi se çdo lëvizje e saj vëzhgohej he policia mbërrti në derën e saj, ajo ka kërcënuar se do ta hidhte vogëlushen nga ballkoni i banesës ku qëndronte, për t’i shpëtuar arrestimit.
Pas shumë orësh negociatash, policia është larguar dhe më pas 49-vjeçarja ka gjetur sërish mundësinë për t’u arratisur me një makinë drejt Shqipërisë. Por plani i saj u anulua sërish, për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor të vajzës, e cila duhej të transportohej me urgjencë në spital.
Sipas informacioneve të avokatit të Neos, Vassilis Lambropulos, në vitin 2017 mjeku kishte bërë denoncim ndaj 49-vjeçares pasi ajo nuk e kishte kthyer në kohë vajzën e tyre të vogël pasi kishte marrë për të kaluar fundjavën me të.
“E akuzuara ka shkelur vazhdimisht masat e sigurimit, ishte e fiksuar. Ajo kishte në plan ta rrëmbente vajzën”, tha avokati i mjekut.
lodiana Çelo Pavlidou është shqiptarja, e cila qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Chalandri, të Greqisë, përballë vajzës së tyre 13-vjeçare. Okulisti i njohur George Neos, është partneri i saj i cili po lufton për jetën në spital. Autorja, e cila është vënë në pranga nga policia, e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre. Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar.
SHBA- Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden. Zëri i Amerikës në versionin serb shkruan se informaci...
GLASGOW – Samiti i këtij viti i OKB-së mbi klimën, që u mbajt në Glasgou të Skocisë, u duk se u tërhoq nga një thirrje për t’i dhënë fund tërësisht ...
SHBA- Këshilli i Atlantikut të Veriut ka dënuar fuqishëm migracionin e vazhdueshëm dhe të parregullt të krijuar nga Bjellorusia si pjesë e veprimeve të synuara ...
SHBA – Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i është kundërpërgjigjur ish-komandantit të forcave amerikane në Evrop...
MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka reaguar pas dështimit të seancës ku do të votohej moci...
GLASGOW – Në ditën e fundit të planifikuar të bisedimeve për klimën në COP26, negociatorët nga pothuajse 200 vende po përballen me një përpjekje të fundit...
FRANCË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe, i cili po mbahet në Paris, në të cilin është takuar me liderë rajon...