LIVE UPDATES
Bota

6 Shtator 2021, 20:04 Nga DOSJA

KOSOVË – Vetëm 6 shtretër të lirë i kanë mbetur spitalit të Ferizajt për pacientët e infektuar me COVID-19 që kërkojnë trajtim në të.Me rritjen e numrit të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim për shkak të infektimit me koronavirus, janë mbushur shtretërit e këtij spitali.

Ndërsa, derisa kërkesat për hospitalizim vazhdojnë të jenë të mëdha, pacientëve që janë në gjendje më të mirë shëndetësore po u kërkohet që t’i lirojnë shtretërit e të vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në spitalin e Ferizajt, Halit Gërbeshi ka thënë për Express se janë në limitet maksimale në spital.Ai ka thënë se po e menaxhojnë gjendjen me vështirësi për shkak të kapaciteteve të limituara, derisa ka treguar se në mëngjesin e sotëm në spital kanë qenë të lirë vetëm edhe 6 shtretër për pacientët e infektuar me COVID-19.

Gërbeshi është shprehur se ashtu si edhe ditëve të kaluara u kanë kërkuar disa pacientëve që të lirohen nga spitali e trajtimin ta marrin në shtëpi.

“Deri tani të gjithë ata që kanë pasur nevojë për hospitalizim janë në hospitalizim e sipër. Jemi në limitet maksimale. Në raportin e mëngjesit kemi pasur edhe 6 vende të lira. Tani kam dhënë urdhër si çdo ditë që pacientët që kanë nevojë dhe mund të trajtohen në shtëpi, me pas parasysh me i liru(Nga spitali), dhe çdo dy-tre orë shohim se si është situata. Gjendja është lëvizëse, disa pranohen disa lirohen”, ka deklaruar ai.

Gërbeshi ka treguar se janë duke diskutuar për alternativa tjera nëse nuk arrijnë ta përballojnë fluksin e madh të pacientëve.

“Ne jemi në përpjekje edhe me menaxhmentin e SHSKUK’së bashkërisht edhe ministrin dhe bordin sepse pandemia është shumë kulminante ka shpërthyer shumë dhe kapacitetet tona janë të limituara dhe jemi duke parë disa modalitete të mundshme. Kemi mbajt tre-katër takime bashkërisht me QKMF’në e Kaçanikut, Elez Hanit të Shtimes dhe shtabin emergjent të Komunës së Ferizajt dhe kryetarin e komunës dhe bashkërisht po mendojmë në rast se nuk arrijmë me përballu fluksin për alternativa të mundshme. Për momentin kemi disa alternative por jo diçka shumë të përshtatshme që ofron kushte me pajisje, laboratorë rëngen e të gjitha”, ka shtuar ai.

Përndryshe, Gërbeshi ka thënë se në këtë kohë kanë mungesë edhe të punëtorëve shëndetësorë, ndonëse po i japin shërbimet me kapacitetet maksimale edhe me stafin që kanë.

Ndërsa, edhe drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj ka thënë se kanë numër të madh të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.

Aktualisht sot i kemi 163 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 nga këta 1 e kemi të intubuar në ventilim mekanik, 13 të tjerë janë në CPAP por kur kësaj gjendje i shtrohen edhe 85 pacientë që në testimin e fundit në PCR janë negativ por të cilët janë të pranuar në spital të ndërlidhur me shenjat klinike për COVID-19 pozitiv, atëherë nga ta kemi edhe një pacientë tjetër të intubuar dhe 3 me CPAP”, ka thënë ai.

Avdaj është shprehur se kanë pacientë të hospitalizuar edhe në reparte ku trajtohen sëmundjet tjera dhe se përkundër kapaciteteve të stërmadhuara, nuk kanë kthyer prapa asnjë pacientë që ka pasur nevojë për hospitalizim.

“Ne kemi pacientë të hospitalizuar jo COVID edhe për tretmane në repartin e kirurgjisë, në repartin e gjinekologjisë, pacientë në neonatologji e pediatri, që do të thotë se jemi duke punuar me kapacitete pothuajse të stërmadhuara po që spitali vazhdon të punoj dhe të ketë hapësira dhe shtretër për trajtimin e pacientëve tjerë. Brenda kapaciteteve që i kemi deri tani nuk ka ndodhur asnjëherë që ndonjë pacientë që ka indikacione për hospitalizim të mos ketë shtretër apo vend për t’u hospitalizuar”, ka shtuar ai.

Numër të madh të pacientëve të hospitalizuar ka edhe spitali i Gjilanit.

Drejtori i këtij spitali, Arsim Emini ka deklaruar se një numër i madh i pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

128 është numri i pacientëve që kanë qenë sot, 110 janë në oksigjeno-terapi. Kemi një numër të madh të pacientëve që janë në gjendje të rëndë. Në gjendje të rëndë në Mjekimin Intensive i kemi 9, por krejt janë në gjendje të rëndë, edhe në bazë të të dhënave në reparte ka pacientë në gjendje të rëndë. Edhe rastet që po na vinë prej terrenit po vinë në gjendje të rëndë”, ka thënë ai.

Emini ka theksuar se kanë ende shtretër të lirë për pacientët që kërkojnë hospitalizim, derisa është shprehur se po e menaxhojnë gjendjen duke ju falënderuar angazhimit të stafit shëndetësorë, e në veçanti infermierëve.

Në anën tjetër, për shkak të numrit të madh të pacientëve, spitali i Pejës është dashur të lirojë edhe hapësira tjera që kanë qenë për pacientët me sëmundje tjera, e po ashtu edhe sallat ku mbahen takimet.

Në këtë spital janë mbushur me pacientë shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë, Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë.

Nga spitali i Pejës kanë thënë për gazetën se hapësirat e reja janë të gatshme për pacientët me COVID ndonëse ende nuk ka filluar pranimi i tyre në to.

Gjendje e njëjtë si në spitalet rajonal është edhe në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në Klinikën e Pulmologjisë e atë të Infektivës për disa ditë kanë qenë të mbushura kapacitetet dhe nuk ka pasur më vend për pranimin e pacientëve tjerë.

Shërbimi Spitalor Klinikë e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 1 mijë e 233 janë të shtrirë sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, 83 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 117 pacientë, në Klinikën e Mjekësisë Sportive 108 pacientë, në Interno, 78 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 90, në Mjekim Intensiv për COVID-19, 24 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë 16 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë 3 pacientë, në Spitali i Prizrenit janë të shtrirë 163 pacientë, në atë të Gjakovës 113 pacientë, në atë të Pejës 220 pacientë, në spitalin e Gjilanit 128 pacientë, në spitalin e Vushtrrisë 30, në spitalin e  Mitrovicës 58 pacientë dhe në atë të Ferizajt 85.

Marrë nga Gazeta Express

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni lajm nga gazeta express spitalet ne kosove tejkalojne kapacitetet lajm nga gazeta express spitalet ne kosove tejkalojne kapacitetet

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve