LIVE UPDATES
Sport

“Katar 2022” në kolaps, shpenzimet e tifozëve për të ndjekur Botërorin, faraonike…

30 Dhjetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
“Katar 2022” në kolaps, shpenzimet e tifozëve për

KATAR – Me më pak se një vit para fillimit të Kupës së Botës në Katar, i cili do të fillojë në nëntor 2022, agjencia amerikane e lajmeve “AP”, zbulon se vendi arab tani mund të ofrojë vetëm 90.000 dhoma hoteli, për 1.2 milionë tifozë, që priten në sheshe.

Katari shpreson të tërheqë 1.2 milionë tifozë për Kupën e Botës 2022, duke filluar nga nëntori i ardhshëm. Po ku do të qëndrojnë gjithë këta turistë? “AP” zbuloi të mërkurën se janë vetëm 90.000 dhoma hoteli, që do t’i kushtohen publikut dhe do të jenë të disponueshme për rezervime online.

Por ashtu siç është, Katari nuk është në gjendje të strehojë të gjithë tifozët, që duan të vijnë dhe të shikojnë ndeshjet. Për krahasim, gjatë Kupës së Botës “Rusia 2018”, 90.000 tifozë amerikanë bënë udhëtimin, më pas u shpërndanë në të gjithë territorin rus, shumë më i madh se Katari.

Sot, njëmbëdhjetë muaj nga fillimi i kompeticionit dhe ndërkohë, që të gjithë tifozët në mbarë botën nuk janë ende të sigurt, se e shohin ekipin e tyre të kualifikuar, është pothuajse e pamundur të rezervosh akomodimin.

Një udhëtim vajtje-ardhje në ditën e ndeshjes?

“AP” u përpoq të bënte simulimin. Për ditët e pritshme më të ngarkuara, në mes të fazës së grupeve, është e pamundur të gjesh një dhomë hoteli për më pak se 1000 dollarë nata.  “Ne mund të përfundojmë në një situate, ku për tifozët nga Europa dhe disa vende aziatike, alternativa më e mirë do të ishte të bënin vajtje-ardhje ditën e ndeshjes,”- tha Ronan Evain, drejtor ekzekutiv i grupit Football Supporters Europe për “AP”.

Një çmenduri, e cila përveç pyetjes ekologjike, do të kishte një kosto financiare faraonike. Sipas “AP”, biletat e avionit gjatë periudhës së Kupës së Botës nuk shiten më për më pak se 1000 dollarë (880 euro) nga Parisi, apo Londra. Nga Nju Jorku, është dyfish dhe nga Sao Paulo, edhe më keq.

Shqetësimi ekziston që nga viti 2010

Por Katari ka ide. Sipas “Reuters” (i cili njofton 130.000 dhoma në vend të 90.000 nga AP), organizata e të ndryshme dëshirojnë të inkurajojë vendasit të mirëpresin disa turistë, pastaj të mendojnë të krijojnë një lloj kampi në shkretëtirë, apo edhe të flenë tifozët nën  yjet. Të gjitha në një hapësirë mjaft të vogël, pasi tetë stadiumet e eventit ndodhen brenda një rrezeje prej 50 kilometrash, afër Dohas.

Në vitin 2010, “Reuters” tashmë informoi, se FIFA kishte inspektuar objektet në Katar dhe ishte e shqetësuar për kapacitetin pritës të vendit. Kjo është hera e parë që nga Uruguaji në vitin 1930, që një vend kaq i vogël organizon Kupën e Botës. Por në atë kohë, kishte vetëm 13 kombe të përfaqësuara dhe shumë më pak tifozë që bënin udhëtimin për të ndjekur ndeshjet. 92 vjet më vonë, shqetësimi është bërë realitet dhe kanë mbetur vetëm pak muaj për të gjetur zgjidhje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich suprizon tifozët i shoqëruar me duartrokitje të gjata nga tifozët e pranishëm në tribunë kupës së botës në katar tifozet bayern munich suprizon tifozët i shoqëruar me duartrokitje të gjata nga tifozët e pranishëm në tribunë kupës së botës në katar tifozet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet