LIVE UPDATES
Sport

“Katar 2022”, ndeshjet e shtatorit, Reja: “Ky grup mund të na japë kënaqësi të mëdha”

29 Gusht 2021, 09:46 Nga DOSJA
“Katar 2022”, ndeshjet e shtatorit, Reja: “Ky grup mund

TIRANE – Trajneri Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka folur sot për mediat në prag të grumbullimit të skuadrës për tri ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë dhe Hungarisë e San Marinos në “Elbasan Arena”. Trajneri Reja i është përgjigjur interesimit në lidhje me listën e lojtarë të grumbulluar dhe sfidat që e presim skuadrën në këto ndeshje të muajit shtator.

“Kemi një listë prej rreth 30 lojtarësh, por kemi probleme me disa të dëmtuar siç janë Dermaku, Veseli dhe Lenjani, të cilët duan disa javë të rekuperohen dhe të jenë në formë optimale. Pastaj, risia ishte Ivan Balliu, i cili luan në La Liga me Rayo Vallecano dhe po paraqitet shumë mirë në fillim sezoni. Mendova ta rikthej në listë, por dje dolëm në telefon, nuk është mirë fizikisht, pasi ka probleme me pubalgjinë dhe ka inflamacion të abduktorëve e për këtë arsye nuk është ende në kushtet e duhura. Gjithsesi, e kemi lënë që të flasim sërish për të parë nëse kemi mundësi ta grumbullojmë. Për herë të parë me ne vjen Muçi, i cili ishte pjesë e Kombëtares U-21 dhe e kishim nën vëzhgim. Është një djalosh i vitlindjes 2001 dhe gjithashtu kemi marrë Çepelen, të cilin e njohim tashmë. Po integrojmë këto të rinj, së bashku me Brojan, Çokajn, Muçin e Çepelen, të cilët janë lojtarët e rinj që duhen vëzhguar për perspektivën. Për të tjerat, kemi grupin e zakonshëm, që unë e kam formuar tashmë. Po bën paraqitje shumë të mira edhe Çekiçi, i cili është transferuar në klubin e Cikalleshit në Turqi dhe luajnë rregullisht për 90 minuta”.

Sezoni në pjesën më të madhe të kampionateve, ku aktivizohen lojtarët tanë sapo ka filluar, dhe gjëndja fizike e lojtarëve është një element që duhet të shikohet me kujdes nga stafi teknik në këtë grumbullim që fillon në Varshavë ditën e hënë.

“Ka lojtarë që po luajnë rregullisht. Më vjen keq për Berishën dhe Strakoshën, që janë në stol me klubet, por janë lojtarë që meritojnë besim. Ata stërviten rregullisht, por nuk kanë mbase reflekset e ndeshjes, pasi nuk kanë pasur mundësi të luajnë. Për pjesën tjetër, Ismajli, Gjimshiti luajnë rregullisht, Kumbulla ndihet mirë, edhe pse nuk ka luajtur me Romën së fundmi. Hysaj po luan, Doka po ashtu, Roshi ka ndeshje të shtunën, Trashi, Mitaj, Çekiçi, po luajnë. E njëjta dhe për Trashin, Baren, Laçin, Cikalleshin. Manaj është pjesë e grupit të Barcelonës, qëndron në pankinë, ka luajtur pjesën e parë të miqësoreve. Ka luajtur dhe është paraqitur mirë. Më ka informuar se është në gjëndje shumë të mirë edhe se nuk luan. Do ta shikojmë dhe do ta verifikojmë në Varshavë, duke parë që do të kemi tre ditë përpara. Do të flas me të gjithë lojtarët për ti pyetur për gjëndjen e tyre.
Xhaka? Xhaka ishte pothuajse 6 muaj i dëmtuar, ndërkohë që tani është rikuperuar. Kam parë që po luante, një pjesë, 75 minuta, por edhe ndeshje të plota. Ai thotë se ka akoma probleme në gju, nuk ndihet akoma në gjëndje, duke parë që ka pak kohë që ka filluar të luajë. Jemi dakortësuar që do të flasim nesër për të vendosur nëse do ta grumbullojmë apo jo. Ky është një vlerësim që sinqerisht do ta bëjmë nesër. Ai është thërritur këtë herë, ashtu si edhe herët e tjera, por nuk ka qënë në gjëndje në ndeshjet e mëparshme për shkak të dëmtimit në gju. Unë uroj që të shërohet në mënyrë që të jetë i vlefshëm edhe për Shqipërinë.

Bajrami? Për Bajramin ashtu siҫ e dini ka qënë kjo seancë gjyqësore mbi mundësinë për të ardhur e luajtur me Shqipërinë. Unë kam folur me lojtarin dhe babain e tij. Ata duan të luajë për Shqipërinë absolutisht, vetëm se ka qënë ky ngërҫ. Përgjigjen do ta kemi vetëm të hënën ose të martën maksimumi. Datat e FIFA-s janë këto kështu që do të presim. Unë uroj që të arrijë të vijë me ne duke parë që është një lojtar që mund të na japë diҫka më shumë nga mesfusha e përpara sepse është një lojtar që ka cilësi, driblon kundërshtar dhe synon portën. Ka pasime cilësorë, filtruese, do ishte një vlerë e shtuar për këtë skuadër”.

Trajneri Reja nuk shikon asnjë avantazh ose disavantazh në faktin se skuadra do të duhet të luajë tre ndeshje në 9 ditë.

“Të luash njëherë në tre ditë nuk është asnjëherë diҫka e lehtë. Por e njëjta gjë është edhe për kundërshtarët tanë kështu që jemi në barazim le të themi. Unë jam i bindur që ky grup mund të bëj mirë. Jemi rritur, kemi pasur dy eksperienca të rëndësishme në miqësoret që kemi luajtur në Uells dhe Ҫeki. Dy skuadra Kombëtare që kanë luajtur në Europian dhe kanë treguar cilësitë e tyre. Ne kemi qënë kompetitiv me ta. Bëmë paraqitje pozitive. Kam përshtypjen se jemi duke u rritur. Ky grup është i bindur për cilësitë që ka. Unë edhe në këto dy ndeshje të para pres akoma aspekte pozitive. Siҫ e thashë edhe më lart, ne kemi treguar progres, dhe duke luajtur me këto dy skuadra të forta kemi nevojë të përmirësohemi akoma. Jemi përmirësuar nga mesfusha e përpara në lidhje me lëvizshmërinë dhe djemtë kanë brenda tyre një bindje se janë të fortë. E dinë shumë mirë vlerën e tyre. Dimë gjithashtu shumë mirë edhe difektet tona. Do të punojmë të korigjojmë diҫka në mënyrë që të jemi më kompetitiv. Unë jam i bindur që do të bëjmë paraqitje shumë të mira. E kemi të qartë se do të luajmë ndaj dy skuadrave të rëndësishme, Hungaria dhe mbi të gjitha Polonia, që kanë treguar se janë ‘përpara’ në aspektin e cilësisë, por as ne nuk jemi më pak. Unë jam shumë i bindur që kjo është një skuadër që mund të na dhurojë kënaqësi të mëdha. E kemi të qartë se për të arritur këtë, të gjithë lojtarët duhet të jenë në gjëndje maksimale. E theksova edhe më lart, do të shikoj dhe do të verifikoj këto tre ditë, edhe se janë pak, duhet të bëj zgjedhjet e duhura, për të hedhur në fushën e lojës lojtarët që janë në gjëndjen më të mirë.
Mungesat në këto ndeshje do të ndikojnë? Më mungojnë lojtarët e dëmtuar që janë lojtarë të rëndësishëm për ne, sepse do të kisha mundësinë për të bërë ndonjë zgjedhje, por jam i bindur që këto 27 lojtarë që kam grumbulluar janë zgjedhja më e mirë përballë asaj që ofron Shqipëria. Ndërkohë rritja ka qënë dhe pres akoma një rritje të mëtejshme në këto kualifikuese për kampionatin botëror”.

Ekipi do të nisë grumbullimin prej ditës së hënë në Varshavë, ku do të qëndrojë deri në përfundim të ndeshjes me Poloninë përpara se të rikthehen në kompleksin “Tropikal”, ku do të vazhdojnë stërvitjet për ndeshjet shtëpiake ndaj Hungarisë më 5 shtator dhe ndaj San Marinos më 8 shtator.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edoardo reja elbasan arena hungarisë e san marinos polonisë edoardo reja elbasan arena hungarisë e san marinos polonisë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet