Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Kapello kritika Allegrit pas barazimit me Interin: Juve nuk luajti për më shumë se..
25 Tetor 2021, 12:36Nga DOSJA
ITALI-“Jam një admirues i Allegrit, por dje nuk më bindi. Juventusi për 65 minuta nuk ka luajtur fare, pastaj me zëvendësimet ndryshoi skuadrën dhe filloi të luajë futboll. Pastaj Chiesa në të djathë, larg portës, ndërkohë që je duke humbur…
Siç na mëson Mourinho, kur je duke humbur, duhet të marrësh edhe rreziqe. Edhe Cuadrado nuk më ka pëlqyer, ndoshta ka ndonjë problem”. Këto janë fjalët e Fabio Capellos, që analizon barazimin 1-1 të “San Siros”, të rrëmbyer nga bardhezinjtë falë një penalltie të Dybalas në fund të takimit.
“Duke perifrazuar Boskovin, është penallti kur gjyqtari, pasi thirret nga Var, fishkëllen. Nuk është e mundur që të shohësh 4 trajnerë me të kuq, në të njëjtën javë. Është i vetmi vend në Botë, që ndodh kjo gjë. Duket qartë që diçka është thyer në marrëdhënien mes trajnerëve dhe arbitrave. Kur fishkëllen shpesh transmeton ankth, ndërpret shumë lojën.
Garë dyshe për titullin? Jo, është akoma shumë shpejt. Pastaj kemi parë që skuadrat e impenjuara në Europë, mund të paguajnë diçka. Interin e shoh si kandidat në luftën për titull, por sipas meje Napoli mbetet favoriti kryesor”, ka përfunduar ka përfunduar Fabio Capello.
LAS VEGAS– Një ankand rekord u vendos në Las Vegas. Koleksionisti Nick Fiorella fitoi këpucët e para Nike të veshura nga Michael Jordan në sezonin 1984/85...
SERBI – Gjatë ceremonisë së hapjes së Kampionatit Botëror të Boksit, që u zhvillua dje në Beograd, teksa boksierët tanë kuqezinj kanë parakaluar me flamur...
ITALI- Humbja ndaj Veronës me shifrat 4-1 ka tronditur ambjentin e Lazios. Trajneri Maurizio Sarri ka kërkuar menjëherë që lojtarët të qëndrojnë në qendrën stër...
ITALI – “Pse lashë pesë nga lojtarët që ishin në fushë në ndeshjen e të enjtes në Norvegji për Conference League në tribunë? Më vendosën në një situ...
ANGLI – Steve Bruce u largua nga pankina e Newcastle përmes fyerjeve që ka marrë mbi familjen e tij. Edhe ish-asistenti i Guardiolës, Mikel Arteta, që akt...
SPANJE – Los Blancos morën tre pikë në këtë fundjavë të kampiontit spnjoll e cila ishte e vlefshme për jevën e nëntë në La Liga, duke thelluar edhe më tej...