LIVE UPDATES
Aktualitet

Kamerat e bizneseve po zbardhin krimet në vend, Ardiani që dha filmimet për Billën: S’jam budalla, nga dera e brenda! Në

1 Korrik 2020, 14:18 Nga DOSJA
Kamerat e bizneseve po zbardhin krimet në vend, Ardiani që dha

TIRANË– Shtetasi A.L ka një biznes familjar afër vendit ku në 11 qershor u qëllua për vdekje Hekuran Billa. Në hyrje të qendrës tregtare ku ndaj tij u zbrazën 19 plumba, nuk ka më gjurmë nga atentati. Por në cep të rrugës, në një shtyllë, të afërmit kanë vendosur tufa me lule.

Atë natë Ardiani dëgjoi një zhurmë si përplasje makine. Si aksident. “Por kur dola jashtë pashë makinën të devijuar dhe pastaj e kuptuam, ishte vrasje”. Më pas, biznesi i tij si i dhjetëra të tjerëve u inspektuan duke kqyrë kamerat e sigurisë.

Ndodh përherë, ndodh një vjedhje, ose diçka kriminale agjentët vijnë dhe kthejnë dvr”. Por, për të parandaluar ngjarje të pakëndshme Ardiani është treguar largpamës. “E kam vendosur kameran e sigurisë në dyqan e brenda, pra tek dera e jashtme dhe brenda. E kisha edhe atë që shikonte në rrugë, por policia më mbeti në zyrë”, tregon ai për gazetën “Si”. Më shumë se tre vjet nga miratimi i ligjit që detyron bizneset dhe institucionet për vendosjen e kamerave të sigurisë, bizneset janë kthyer në ndihmësit më të mëdhenj që po zbardhin krimet. Por në shumë raste atyre u janë hapur edhe telashe.

Kur Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, baza ku ai ishte dërguar u zbulua nga kërkimi metër pas metri në biznese. Njëri prej tyre që zotëron një lokal në autostradë kujton se “pavarësisht se policia vjen dhe merr kamerat tona, asnjëherë nuk mendojnë a jemi ne të rrezikuar, nga elementë që janë të frikshëm edhe për polcinë”. Por A.L e ka gjetur zgjidhjen, ai ndjek parimin “në derë e brenda”. “Nuk jam budalla, agjentët mendonin që përmes investimit tonë do gjenin çdo hajdut në komunën e Parisit, por le të punojnë me parandalim apo informacion “, ironizon biznesmeni.

Ndryshe nga Ardiani, të tjerë ia dorëzuan materialet e videove survejuese pa asnjë diskutim agjentëve të krimeve.

Pavarësisht se shtetasi tjetër D. B me biznes pranë qendrës tregtare shpreh disi revoltën. “Policia të mos bëhet bujare dhe shpërndan videot tona, kështu na ekspozon”, tregon për gazetën “Si” i riu, sipas të cilit nëse kalimtarët që shfaqen në kameran e sigurisë do ishin të informuar që iu është shkelur privatësia, me siguri do ta padisnin atë dhe policinë.

Por vrasja e Hekuran Billës u zbulua nga kqyrja e 42 kamerave të sigurisë. “Nëse këto kamera nuk do ishin të instaluara ne do gjendeshim në vështrësi për gjetjen e autorëve ndonëse ngarkesat kriminale të viktimës janë të njohura dhe natyrisht që do kishim edhe të dyshuar hipotetikë“, përshkruan një ekspert policie për gazetën “Si”. Pas zbulimit të makinës së djegur në fshatin Pezë që rezultoi se ishte Mersedes Benz, agjentët u kthyen në vendngjarje.

Ata u vunë në kërkim të kamerave që do ilustronin mjetin me portobagazh me target e identifikuara. “Ne filluam të kërkojmë që prej momentit kur në kameran e një biznesi që shënon orën 21.47  duket mjeti që drejtonte Hekuran Billa  që përplas disa automjete të tjera. Aty vërejtëm në kameran e sigurisë që në rrugën Prokop Mima në të njëjtin çast ishte pozicionuar në krah mjeti Mercedez Benz, që është mjeti nga u qëllua” tregon agjenti i hetimit të krimeve për gazetën “Si”. Por teksa automjeti largohet agjentët kërkuan në të njëjtin perimetër dhe aks për të parë lëvizjet e makinës me të cilën udhëtonte Hekuran Billa.

Në çastin që mjeti ku gjendet Hekuran Billa hyn dy minuta përpara se të vritej në  të njëjtën rrugë, aty dallohet një mjet Nissan Micra“, përshkruan eksperti.

Por ky mjet i parkuar përballë një pike ushqimore, rezulton gjithashtu te  një sërë biznesesh të tjera teksa ndihmon ti gjejë vend parkimi vrasësve që gjendeshin në Mercedez Benz. “Për shkak se mjeti që përdorën vrasësit ishte i vjedhur e gjithashtu edhe targat, u hodhën pikëpyetje për automjetin tip Nissan Micra”, shpjegon zyrtari i policisë që numëron për gazetën ‘Si” kamerat e një numri të madh biznesesh të kqyrura e me interes për hetimin derisa në njërën prej tyre Nissan Micrës ( që më pas u zbulua se e drejtonte bashkëpunëtori Sebastian Mali) u zbuluan targat.

Nga targat e identifikuara nga pamjet e kamerave të sigurisë verifikuam sistemin e gjobave dhe aty gjetëm se mjeti ishte regjistruar nën emrin e Sotir Potkës dhe që më pas kishim diçka nga ku duhej nisur”, shton më tej zyrtari i policisë për gazetën “SI”

Për zyrtarin e policisë natyrisht që kamerat e sigurisë janë një ndihmë e paçmuar, madje me këtë rast ai nuk harron të kujtojë edhe dhjetëra grabitje të zbuluara pikërisht nga kamerat e sigurisë.

Kur policia zbuloi se ky automjet ishte marrë provizorisht nga Sebastian Mali tek servisi i automjeteve, agjentët u vunë sërish në ndjekje të pamjeve të fshehta, sapo mësuan se Sebastian Mali kishte shkuar atje me një mjet Smart.  “Në kafene, në markete që gjenden përgjatë zonës së Astirit dhe në hotele ne përfituam pamje ku tregohet udhëtimi i mjetit Smart që Viktor Marku e kishte marrë me qera në Shkodër duke u justifikuar se i duhej për pesë ditë për të motrën”, shpjegon agjenti.

Por ka edhe raste kur policia nuk mori asnjëherë kamera sigurie nga një vendngjarje. Një krim i dyfishtë i ndodhur tre vite më parë në aksin Tiranë- Durrës deri më tani nuk është zbardhur ende. Bëhet fjalë për ekzekutimin mafioz të Ervin Dalipit, ish shef policie dhe Juxhin Dautit. Ndonëse policia shpresoi se do siguronte pamje me vlerë për hetimin nga një biznes ku ata kishin qenë pak përpara se të qëlloheshin, biznesi në fjalë nuk i vendosi në dispozicion kamerat e sigurisë, ashtu sikurse edhe lokali ku ishte ulur për herë të fundit Ravik Gurra që çuditërisht nuk punonin prej një jave

Kamerat që zbardhën vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit

Një burrë me tuta të kuqe që shfaqet i maskuar duke hyrë brenda në lokal dhe që më pas u nxor i plagosur, u bë shkak që brenda pak orëve të arrestohej një i ri që ishte siç shfaqej në kamerat e sigurisë i plagosur në gjymtyrët e poshtëm dhe me tuta të kuqe. Por rastësia e keqe e shtetasit K.T i cili ishte plagosur në një ngjarje tjetër ishte katërcipërisht kundër të riut. Edhe pse ai kishte dëshmitarë në krah të tij dhe alibi të fortë që nuk kishte qenë në këtë atentat, policia mori të mireqënë kameran e sigurisë dhe e dërgoi në pranga.

Por në të vërtetë K.T rezultoi të ishte i arrestuar krejt rastësisht në këtë ngjarje. Personi me tuta të kuqe dhe që nxirret i plagosur 23 ditë më vonë u mësua se quhej Eduart Lama, 30 vjec. I riu u zbulua në një klinikë sipas informacioneve operative, ndonëse policia nuk e ka argumentuar ende se si e mësoi që një i dyshuar për vrasje po operohej në fshehtësi nga dy mjekë të zgjedhur nga të afërmit e tij

Kamerat e sigurisë tregojnë se mjeti në ngjyrë të zezë lloji Golf nga ku zbret një person i maskuar dhe që më pas i drejtohet automjetit me drita të ndezura Reinxh Rover. Por automjeti i vrasësve është i paidentifikuar.

Në dosjen që gazeta ‘Si’ disponon përmendet sidoqoftë edhe dëshmia e punonjësit që ishte në detyrë mbrëmjen kur personi me kallashnikov hyn në katin e parë i maskuar si policia dhe qëllon. I riu tregon që dvr e largoi menjëherë sapo pronarja e urdhëroi që ta hiqte dvr.

Por përse shtetasja A.I. urdhëroi heqjen e kamerave të sigurisë pas krimit? Gruaja tregon: “E pyeta Admirin se kush ishin ata që gjuajtën me armë  dhe ai mi përshkroi, atëherë nga frika se mos vinte ndonjë nga këta persona dhe i merrte për të zhdukur provat i thashë t’i hiqte. Më pas njoftova në numrin 129 dhe njoftova për ngjarjen”.

Marrë nga GazetaSi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika ervin dalipaj hekuran billa paulin gjergji markaj sebastian mali bujar lika ervin dalipaj hekuran billa paulin gjergji markaj sebastian mali


Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta