LIVE UPDATES
Bota

“Kam frikë se po na vrasin me qëllim”, Historia e shqiptares që bashkëjetoi me COVID-19 në SHBA: 1000 pikëpyet

30 Qershor 2020, 09:30 Nga DOSJA

SHBA-Kemi parë shifra pafund, çdo ditë, por kanë qenë të rrallë ata që kanë treguar se si është të jesh me virusin e ri. Covid-19 na ka krijuar një botë të re, ku jemi të rrethuar nga shumë pikëpyetje. Ndër njerëzit e rrallë që flet për këtë sëmundje mbi të cilë ende shumëkush ka pikëpyetje, është edhe një vajzë e re që jeton në Nju Jork, Amerikë. Vana Nikolli është një vajzë nga Tirana e cila në tetor të vitit 2019 shkoi të jetonte me bashkëshortin e saj në Nju Jork.

Në fillim jetesa për të ishte shumë normale, deri në mars të 2020, kur së bashku me bashkëshortin e saj u sëmurën. E reja tregon për Gazetën “Si” se kishin përjetuar një grip shumë të fortë.

“Ishte grip më i fortë se herët e tjera. Kaluam 12 ditë me temperaturë të lartë dhe e vetmja zgjidhje që kishim ishte të kujdeseshim për njëri-tjetrin, pasi nuk kishim askënd dhe fuqitë tona sa vinin e bini. Bashkëshorti ndërprehu punën dhe ishin ditë shumë të vështira për ne, ku temperatura nuk ulej, aspirina vetëm ndihmonte që mos të shkonte më shumë, muskujt na dhimbnin dhe mezi mbanim sytë hapur. Në spital na thanë se është grip e si të tillë e trajtuam. Ishte shumë e lodhshme të mos kesh fuqi as të pish ujë. Mbas disa ditësh nuk matnim më as temperaturën pasi e dinim se ishte 39 si dhe kishte qenë për shumë ditë tashmë. Kështu vazhdoi gjendja për 2 javë e mbas 2 javësh filluam të ndiheshim më mirë. Temperatura ra e mundeshim të ushqeheshim aq sa të merrnim fuqi”-tregon Nikolli që duket se e ka përjetuar me shumë vështirësi gjendjen të cilën as nuk e dinte se ishte një virus i ri i panjohur.

Pasi covid19 pati përhapjen masive pikërisht në Nju Jork, shëndeti i dy të rinjve tashmë ishte normalizuar dhe nuk kishin asnjë shqetësim.

Rastet e para në Amerikë ishin në fund të janarit por kurba filloi në rritje ku Trump shpalli emergjencë kombëtare më 13 mars dhe nënshkroi një pako të ndihmës urgjente, të vlerësuar në 105 miliardë dollarë, për të luftuar përhapjen e virusit. Presidenti tha se qeveria federale do të financojë 100 për qind të kostos së vendosjes së njësive të Gardës Kombëtare për të kryer misione të aprovuara për të ndaluar virusin. Pjesë e pakos ishte edhe testimi falas për COVID-19 dhe pushim familjar dhe shëndetësor të paguar për shumë shtetas amerikanë. Për shkak të gjendjes së gripit që kaluan, bashkëshortit të saj i kërkuan të bëjë tamponin para se të kthehej në punë. Të dy bënë tamponin dhe siç vajza i tregoi Gazetës “Si”, pritja e përgjigjeve ishte një nga gjendjet më të vështira për të.

“Pasi bëmë tamponin na thanë se mbas 4 ditësh dilte rezultati. Këto 4 ditë ishin ndër më të vështirat pasi kishim shumë pak informacion rreth virusit, madje cdo informacion që e kishim ishte se po vdisnin pafund njerëz nëpër botë dhe se kaosi ishte i pashmangshëm. Dolëm pozitivë. Kishim coronavirus! U mbyllëm në shtëpi dhe vazhdoi bashkëjetesa me Covid-19 dhe nuk kishte ndjenjë më të keqe. Flisnim me familjarët çdo ditë e nuk i thonim dot të vërtetën. Jetonim në një ankth që hera herës na zinte frymën dhe ishim tërësisht vetëm, pa asnjë njeri, pa asnjë ngushëllim. E vetmja gjë e bukur që shihja cdo ditë në mëngjes dhe në darkë ishte një pikturë në pallatin përballë shtëpisë time,” tregon Nikolli dhe pamja vizive Skype tregon se i ka të mbushura sytë me lot.

Nju Jork u bë vatra e re e virusit ku numri i viktimave rritej frikshëm e tashmë bota kishte kthyer sytë dhe nga Nju Jork. Autoritetet zgjodhën ishullin Hart Island për të varrosur pacientët që kanë humbur jetën nga COVID-19, për të cilët askush nuk është paraqitur të tërheqë trupat. Zyrtarët lokalë kanë zgjedhur këtë mënyrë për të ruajtur hapësirat gjithnjë e më të pakta në varrezat e një prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara. Varret masive na kujtojnë Luftën e Dytë Botërore ose konfliktin e përgjakshëm të viteve ’90 në ish-Jugosllavi ndërsa tani do na kujtojnë dhe kulmin e luftës kundër koronavirusit. Dy të rinjtë tregojnë se edhe pse vazhdonin në izolim, nga ana tjetër ata prej ditësh nuk ndjenë më asnjë shqetësim. Ishin të mbyllur në shtëpi pasi kështu ishin rregullat por për asnjë moment nuk kishin asnjë nga simptomat që tregonin virusin sipas ekspertëve. Në këtë situatë ato vendosën të bënin një tampon tjetër i cili cuditërisht doli pozitiv prapë. Por gjendja e tyre tashmë ishte mirë dhe pas kësaj Nikolli tregon se kishte pasur një sërë dyshimesh mbi gjendjen e saj.

Ajo i tregoi Gazetës “Si” se mbasi doli për herë të tretë pozitive filloi të lexonte cdo artikull mbi virusin, cdo gjë që flitej në rrjetet sociale për virusin e atë periudhë të zezë për të gjithë botën.

“Nuk ishte normale të dilja pozitive mbasi kalova temperaturën me një aspirinë normale e të vazhdoja të isha e infektuar me virus kur nuk kisha më asnjë shqetësim. Kjo më bëri të lexoj e të mundohem ti jap një shpjegim. Kishte pafund ide e konspiracione por për mua njëra ishte më e besueshme. Çdo gjë po bëhej për një arsye! Të mbyllën brenda njerëzit e mos të shikojnë provat që po bëhen me valët 5G.” tregon me shumë sinqeritet Nikolli. “Këtu në Nju Jork vdesin cdo ditë 4000-5000 persona për arsye të ndryshme ndërsa tani po vdesin 1000-1500 nga virusi. E kupton diferencën? Njerëzit po vdesin nga frika apo nga infrakti, jo nga virusi. Ne nuk na pranuan në spital sepse ishim të rinj dhe pa simptoma, u mjaftuan me tamponin e nuk ishte cudi që dilnim pozitiv për herë të tretë. Askush nuk flet për këtë por këtu po ngordhin kafshë nga rrezet elektromagnetike që shpërndajne valët 5G. Kam lexuar se trupi ynë ka masat e duhura të metaleve por rrezet kanë tepricë mërkuri. Mërkuri është një ndër faktorët kryesorë pse burrat bëhen steril ose fëmijët lindin me probleme si autik apo me sindromën dawn. Pastaj për njerëzit e pushtetshëm që kërkojnë luftë, rrezet e valëve 5G janë të favorshme pasi me 5 volt energji që ka zemra jonë ato mund ta fikin atë si me buton. Po përgatitet një luftë e ne po cilësohemi si të infektuar që të mbyllemi në shtëpi e mos të shikojmë cfarë po ndodh jashtë. Madje një ditë pashë që në Shqipëri po shëtisnin satelite e njerëzit nuk dinin asgjë deri në momentin që u bënë virale dhe u detyruan të jepnin një sqarim. Unë mendoj se po përgatisnin territorin e dickaje që nuk dihet si do të shkojë. Ne mjaftohemi me faktin se jemi njerëz të infektuar dhe viktima të një virusi.”

Këto fjalë Vana na i tha me bindje të plotë, ishte e sigurt me cdo artikull që kishte lexuar, cdo bisedë që kishte bërë me miqtë e saj ku shumica kishin të njëjtin mendim dhe gjithë informacionet që i kishte plotësuar si nje puzzle për të na i përcjellë ne si bombë, a thua se po dëgjojmë ekspert të flasi të vërteta të forta që cdo njeri duhet ti dëgjojë e pastaj të vendosë vetë se cilin version do të besojë. Tani vajza nga Tirana që jeton në Amerikë vazhdon jetën normale dhe kryen çdo aktivitet ditor edhe pse në tamponin e fundit doli pozitive me covid19 për herë të katërt, pra ajo vazhdon të jetë një e infektuar pa asnjë simptomë për 2 muaj.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne shba vana nikolli koronavirusi ne shba vana nikolli


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet