LIVE UPDATES
Aktualitet

Kallashnikov, himn lufte apo këngë “dasme”? Si nisi gjithë VORBULLA për Goran Bregoviçin, HISTORIA e këngëtar

13 Gusht 2021, 19:20 Nga DOSJA
Kallashnikov, himn lufte apo këngë “dasme”? Si nisi

TIRANË– Një kallashnikov ka tërbuar të gjithë Shqipërinë! Lajmi se Goran Bregoviç do të këndojë në Korçë, në festën e Birrës, mbi të gjitha me para, ka shkaktuar një valë zemërimi mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj këngëtarit serb. Personazhe të njohura të politikës, artit, kulturës dhe gazetarisë janë përfshirë në një debat që duket se nuk ka fund që në qendër ka këngën “Kallashnikov”. Pretendohet se kjo këngë “zgjoi nacionalizmin serb” dhe se fjalët në këngën “Pucaj” (qëllo), e cila tani nuk qarkullon më në Youtubë kanë nxitur ushtarë e paramalitarë serbë që të kryenin masakra në Kosovë.  “Juris” (sulmo) dhe “Boom Boom Boom” dëgjoheshin kudo në Kosovë, e nuk shoqëroheshin me duartrokitje por me plumba ndaj shqiptarëve.

Për çfarë bëhet fjalë në këngën “Kallashnikov”?

Bregoviç e krijoi këngën “Kallashnikov” më 1995 për filmin “Underground”, një dramë me humor të zi, të regjisorit Emir Kusturica, që flet për njerëzit që jetojnë nën tokë, të pavetëdijshëm për faktin se Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar. Për këtë film, Kusturica fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë.

TEKSTI I KËNGËS: 

Ciganë! Vraponi!

Bum, bum, bum, bum, bum!
Vëllezër, vëllezër, hej po!
Bum, bum, bum, bum, bum! *
Kur vëllezërit e mi, vëllezërit e mi mungojnë, hej po!
O Zot…
O Zot…
Zoti im, nëse më duhet të kërkoj në qytet
Për një kallashnikov të madh?
Kallashnikov, kallashnikov, kallashnikov …
Eeeeeeh …

Bum, bum, bum, bum, bum!

Dalakovac, Markovac, Mala Krsna, Lajkovac
Vajzë, e bukur, eja, hop!

Një pjesë të financimit të filmit, që u xhirua në Serbi teksa lufta në Bosnje dhe Hercegovinë po vazhdonte, e mbuloi Radio Televizioni i Serbisë dhe në xhirimin e disa skenave u përdorën pajisje të siguruara nga Ushtria e atëhershme Jugosllave. Kënga “Kallashnikov” është në gjuhën rome dhe është pjesë e skenës së dasmës në film, duke u bërë shumë popullore në Serbi. Kjo edhe për faktin se nëna e tij ishte serbe.

Goran Bregoviq u lind në Sarajevë duke u bërë i njohur me “Bijelo Dugme”, një nga grupet më të njohura në ish-Jugosllavi në fund të viteve ‘70 dhe mes të viteve të 80-ta. Bregoviç filloi karrierën e tij solo këngëtar pasi “Bijelo Dugme” u shpërbë, por kur filloi lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë në 1992, Bregoviç u shpërngul me familjen e tij në Paris, por shpesh qëndronte dhe me familjen në Beograd.

Problemi i tij nis pikërisht këtu! Ai kurrë nuk ka mbajtur një qëndrim kundër asaj që po ndodhte në Ballkan. Teksa e ndante jetën e tij, sa në Paris, sa në Beograd, ai kurrë nuk kurrë nuk reagoi kundër luftës në vendlindjen e tij. Por zgjodhi që të ishte “neutral”, lëvizje për të cilën e dënuan. Tek e fundit, ai nuk është Zvrica. Në intervista, vetë Bregoviç e shpjegoi “heshtjen” e tij me qëndrimin se “kjo nuk ishte lufta ime”.

“Unë jam nga një shtëpi e përzier, babai im ishte një katolik kroat, nëna ime është një serbe ortodokse dhe gruaja ime është një myslimane. Prandaj, nuk e di kujt do t’i drejtoja pushkën në atë luftë,”– tha ai për portalin nga Bosnje e Hercegovina “Kliker “në gusht të vitit 2019.

Ai e theu heshtjen me një koncert në Greqi më 1999, menjëherë pas fillimit të ndërhyrjes së NATO -s në Republikën Federale të atëhershme të Jugosllavisë, që cila u iniciua me qëllim të parandalimit të krimeve të forcave serbe dhe eksodit të popullsisë shqiptare në Kosovë. Në një intervistë për revistën “Dani” të Sarajevës më 2005 Bregoviç tha se koncerti në Selanik nuk ishte një koncert në mbështetje të Beogradit, por “në mënyrë deklarative, për të gjitha viktimat e luftës në Ballkan”.

Pyetjes se përse nuk bëri koncert për rrethimin e Sarajevës, Bregoviç u përgjigj shkurt: As ndër mend nuk e kam! 

Por ky nuk është episodi i vetëm që ai ka qenë pjesë dhe ka ngjallur shumë reagime ka qenë marrëdhënia e tij me Radovan Karaxhiçin, kriminel lufte i dënuar përjetë në Hagë. Bregoviq deklaroi se e ka takuar një herë Karaxhiqin në hollin e një hoteli në Beograd dhe se ai e pyeti: “Si po shkon gjëja jonë?“. Karaxhiq iu përgjigj: “Do t’i marrim 100 për qind“. Pas kësaj deklarate pati reagime të ashpra dhe Bregoviq më vonë tha se pyetja dhe përgjigja e Karaxhiqit kishin të bënin “me lojën me letra në një hotel dhe jo me luftën, e cila as nuk kishte filluar”. Por më vonë ai postoi një foto me të bijën e tij, duke bërë ndezur edhe njëherë debatet.

Pikërisht të gjitha këto episode të mbledhura bashkë kanë bërë që reagimet kundër tij të jenë të ashpra, ndërsa stafi i tij i pyetur për një reagim zyrtar nga media të ndryshme nuk ka bërë asnjë koment. Pra vetë ka vendosur që të vijë në Shqipëri!

Ndërkohë që edhe pse sipas Bashkisë Korçë gjithçka është mbyllur, në Kosovë kanë nisur protestat nga familjarët e të Zhdukurve të Luftës, të cilët kërkojnë që të paktën për viktimat e luftës, Bregoviç të mos pranohet në Shqipëri. I pari që nisi gjithë “vorbullën” e reagimeve ishte Berat Buzhala, fill pasi postoi edhe një video ku këngë të Ceca-s, gruas së Arkanit ishin vendosur në një festë në plazh. Situata ishte e “nxehtë” dhe kaq u desh që të vlonte dhe më shumë. Kundër, njëjtë si herën e parë, doli Milaim Zeka dhe Mustafa Nano. Ndërsa dhjetra artistë të tjerë kanë vendosur edhe bojkotin ndaj festivalit, edhe pse data e tyre ishte e prentontuar. Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi nuk duan të këndojnë në të njëjtën skenë me Bregoviçin. Por Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Vikena Kamenica, Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti dhe Orgesa Zaimi nuk kanë asnjë problem. Megjithatë që prej 4 gushtit, Shqipëria zien, se di do t’i dalë fundi, do ta shohim.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës