LIVE UPDATES
Bota

Italia një vatër krize për BE, zgjerimi i të djathtëve nuk mund të ndalet më

22 Gusht 2019, 17:15 Nga DOSJA
Italia një vatër krize për BE, zgjerimi i të djathtëve

ITALI – Kurrkush nuk besonte, se periudha e qëndrimit në pushtet në Romë të këtij koalicioni të çuditshëm do e kalonte mesataren e jetëgjatësisë së qeverive italiane. Aleanca e pamundshme e Legës radikale të djathtë dhe Lëvizjes Pesë Yjet, që është populiste e majtë ka qenë e predispozuar të rrëzohet që në krijim. Italia po shkon tani drejt qeverisë së 66, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Me gjoksin hapur drejt pushtetit?

Matteo Salvini, është politikani më pa skrupull që ka nxjerrë Italia në dekadat e fundit. Ai ia kalon edhe Silvio Berluskonit, i cili nuk e njihte mirësjelljen dhe qëndrimin e rezervuar. Kohët e fundit për shembull, kur predikon urrejtje ndaj të huajve, Salvini ka filluar të mbajë në dorë rruzare. Ndërkohë që ai ndodhet në konflikt me Vatikanin, sepse mendon, se Papa është shumë i majtë. Megjithatë bosi i Legës mendon se pak pseudo-religjioni do e zbukuronte nacionalizmin e tij.

Gjatë gjithë verës ai e nxorri veten të zhveshur nëpër plazhet e Italisë duke e fotografuar barkun e madh me kamerën e celularit. Kritikëve të tij u tha se barku i tij është barku i një proletari, duke bërë sikur ky politikan profesionist dhe mjeshtër i rrjeteve sociale të ketë pasur ndonjëherë të bëjë me klasën punëtore. Ai ka po ashtu si ata dashuri për verën dhe makaronat. Dhe duket se e njeh mirë shijen e njerëzve të vet: Burrat e shohin si maço, kurse gratë si rrëmbyes zemrash. Një furçë vullgariteti nuk e ka dëmtuar kurrë Italinë.

Aktrimi është përllogaritur mirë dhe sondazhet i japin të drejtë ministrit të Brendshëm dhe kryetarit të partisë: Nëse do të zhvillohen zgjedhje të reja, atëherë ai me siguri që do të arrinte të merrte pushtetin në Romë me ndihmën e ekstremistëve të djathtë të “Vëllezërve të Italisë”. Atëherë miku i Putinit do e çojë politikën italiane aq djathtas, sa që në Bruksel, do të duhet të merren pas Hungarisë dhe Polonisë edhe me shtetin e së drejtës në Itali, një nga vendet që ka themeluar Europën.

Pesë yjet janë idiotët në detyrë

Cilësimin si idiotët më të mëdhenj politik e merion Lëvizja Pesë Yjet. Në më pak se një vit lëvizja i ka humbur gjysmat e zgjedhësve që i kanë shkuar Salvinit. Ishte e qartë që në fillim që kjo kështu do të ndodhte. Në vend që t’i tregonte kartën e kuqe që në fillim nxitësit të urrejtjes në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Lëvizja përkrahu një politikë që duhet t’i ketë trembur zgjedhësit me orientim të majtë. Vetëm që të merrte pjesë në qeveri, Lëvizja shiti integritetin politik dhe frymën, që kishte Lëvizja disparate.

Pesë Yjet u kthyen në këtë koalicion në trampolinë për marshimin e Salvinit drejt pushtetit. Ata nuk kishin asgjë për t’iu kundërvënë cinizmit dhe dinakërisë së shefit të Legës, asnjë ide, asnjë forcë luftarake, asnjë personel. Edhe për vetë standartin e ulët të politikës në Itali, prezantimi i Lëvizjes Pesë Yjet ishte për të mëshiruar. Ata e meritojnë perëndimin, nëse pasojë e dobësisë së tyre nuk do të ishte fakti që në pushtet mund të vijë një njeri që ka afinitet me fashizmin.

A mund të pengohet Salvini?

Pesë Yjet dhe socialdemokratët së bashku mund të shpëtojnë fytyrën e tyre, dhe bashkë me të edhe vendin, nëse tani në vend që të mbaheshin zgjedhje të reja, të krijohej një koalicion alternativë. Ata kanë shumicën e mjaftueshme për këtë. Vetëm se Pesë Yjet i urrejnë socialdemokratët me sa duket më shumë, se sa radikalët e djathtë, gjë që nga pikëpamja ideologjike nuk mund të shpjegohet dhe nga pikëpamja politike është budallallëk. Socialistët nga ana tjetër kanë nevojë për dikë që do të bënte bashkë vendin e përçarë dhe do të bënte politikë pavarësisht nga kampi ku bën pjesë.

Teorikisht një gjë e tillë do të ishte ende e mundshme, praktikisht është e pabëshme. Kryeministri Conte që sapo dha dorëheqjen e quajti Salvinin në fjalimin e tij të lamtumirës, oportunist politik dhe e akuzoi për mungesë kulture politike. Por ai dhe shokët e tij e dinin që më parë që ai ashtu ishte! Kush do të ulet me djallin në tavolinë, ka nevojë për një lugë më të gjatë se sa e Contes dhe e shokëve të tij.

Fatkeqësi për Italinë dhe për Europën

Salvini luan me emocionet e italianëve dhe përpiqet që tu mbushë mendjen atyre se mungesa e aftësisë për të bërë reforma dhe mali me borxhe që ka vendi nuk janë faji i tij. Dhe ata janë të gatshëm për të besuar teori të tilla konspirative për forcat e errëta që ndodhen jashtë Italisë. Për gjithshka që shkon keq, ministri i Brendshëm bën përgjegjës të huajt, si për shembull migrantët.

Salvini kërkon ta ndajë vendin nga komuniteti i demokracive europiane, kërkon ta izolojë ndërkombëtarisht dhe njëkohësisht t’i fshikullojë zgjedhësit me pseudo luftën kundër Brukselit dhe disiplinës së buxhetit. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme, sepse borxhet italiane jo vetëm që mund ta trondisin euron, por mund të çojnë në falimentin monedhën e përbashkët.

Çështja është nëse kostot në rritje të financimit mund ta bëjnë Salvinin që të bëhet i arsyeshëm, apo në llogaritë e tij ai e ka përfshirë edhe rrëzimin e euros. Sidoqoftë me rënien e qeverisë së Romës, dhimbja e kokës në Bashkimin Europian është bërë edhe më e madhe duke shtuar edhe një vatër tjetër krize. “Porca miseria” thuhet në italisht.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota be itali italia vatër krize për be matteo salvini be itali italia vatër krize për be matteo salvini

Sondazh

Poll
Bota 22 Gusht 2019, 08:31

Hesapet e akullta të Trumpit

SHBA- Presidenti i SHBA, është i njohur për skepticizmin e tij kur bëhet fjalë për ndikimin e njeriut në ndryshimin e klimës. Megjithatë, akujt që janë duke u s...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës