Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
ISIL sulmon xhaminë në Kabul, 10 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur
29 Prill 2022, 17:52Nga DOSJA
AFGANISTAN- Të paktën dhjetë vetë u vranë dhe 20 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm që tronditi kryeqytetin afgan, Kabul, të premten, më 29 prill, njoftojnë agjencitë, duke cituar zyrtarë që thanë se cak i sulmit ishte xhamia.
Besmullah Habib, zëvendës i zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme afgane, tha të premten se bëhet fjalë për xhaminë Khalifa Aga Gul Jan, në perëndim të kryeqytetit afgan dhe se sulmi ndodhi në orën 14:00, sipas kohës lokale.
Qindra besimtarë erdhën për t’u lutur të premten e fundit të muajit mysliman të Ramazanit dhe xhamia ishte plot, thanë vendasit për Reutersin, duke rritur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.
Forcat talibane kanë bllokuar atë pjesë të Kabulit, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme i emëruar nga talibanët, Mohammed Nafi Takor tha se nuk dihet se kush qëndron pas sulmit dhe se çfarë ishte lloji i eksplozivit.
Një burrë, i cili ishte në xhami, i tha Reutersit se shpërthimi i fuqishëm ndodhi gjatë lutjes dhe se ai mori djegie në krahë dhe këmbë. Një infermiere nga një spital aty pranë, e cila nuk pranoi të identifikohej me emër, tha se ishin pranuar disa njerëz në gjendje kritike. Një numër i madh civilësh janë vrarë në shpërthimet e javëve të fundit, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga grupi i armatosur ISIL./REL/
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit 76-vjecarit, Fazlli Kika nga Prizreni i cili akuzohet për pedofili.Sipas njoftimit, mb...
SHBA– Policia e Tenesit ka publikuar një video dramatike të kapur nga kamerat e makinës, që sipas autoriteteve tregon një të dyshuar duke u rezistuar ofic...
EUROPË- Vendet evropiane po kthehen gradualisht në alternativa për të reduktuar varësinë e tyre nga gazi rus, pas vendimit të Gazprom për të ndërprerë furn...
SERBI– Kreu i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi ka thënë se institucionet serbe nuk duan që ai të jetë deputet në Kuvendin...
UKRAINË– Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, një këshilltar presidencial ukrainas ka pranuar humbjet serioze, por tha se ato të Rusisë ishi...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin e krahasoi pavarësinë e Kosovës me të drejtën për vetëvendosje të Republikave Popullore të Luhanskut dhe Donetskut, rajone s...
KOSOVË- Profesori dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar përshkrimin që ka bërë senatori amerikan Chris Murphy për vizitë...
ARABIA SAUDITE- Marrëdhëniet Ankara-Riad janë në një fazë rinxehjeje pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe të shtënash nga të dyja palët. Në vitin 2018, R...