Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Fahri Fazliu është i ftuari i radhës së Gjykatës Speciale, në cilësinë e dëshmitarit. Atij i janë vrarë në luftë dy axhallarët, Fahri e Bahri Fazliu, ndërsa në atë kohë dëshmitari i speciales ishte vetëm 8-vjeçar. Në një prononcim për Gazetën Express Fazliu thotë se është e paarsyshme ftesa e dërguar nga Specialja, pasi nuk mund të jap kontribut në dëshmi për shkak të moshës që kishte në luftë.
Ai thotë se i kujtohet që forcat serbe i kanë kontrolluar, por nuk arrinë të kujtoj më shumë nga lufta.
“Jo unë kam qenë fëmij, kam qenë vetëm 8-vjeçar, s’kam çka me dhënë kontribut, edhe se di pse më kanë thirrë. Nuk po muj me paramendu pse më kanë thirrë kur kam qenë 8 vjeç në luftë…Unë e kam të vrarë familjen, i kam dy axhallarë të vrarë Fahriun dhe Bahriun…Edhe më kujtohet çka na ka bë Serbia, ka hy na ka kontrollu, po diçka tjetër nuk mundem se kam qenë fëmij”,– tha ai për Gazetën Express.
Fillimisht për telefonatën e pranuar nga Gjykata Speciale ai kishte menduar që është shaka e shokëve, por më pas kishte dalë dhe e kishte marrë ftesën.
“Është pak e paarsyshme prej Gjykatës Speciale qysh më kanë thirrë, më thanë duhet me u taku, i thash në rregull. Mendova mos është hajgare nga dikush prej shokëvë, por u takova para stacionit të policisë e mora ftesën dhe e nënshkruajta. I njoftova opinionin e gjerë që unë jam dëshmitar, le ta dinë mediat se kjo është qesharake”, shton ai.
Tutje ai tha se do t’i përgjigjet ftesës dhe do të kërkojë të dëshmojë në Fushë Kosovë dhe jo në Hagë.
“Po i përgjigjem ftesës, ose në Hagë ose këtu në Fushë Kosovë. Për në Hagë më ka ardhë ftesa, por unë do të kërkoj në Fushë Kosovë”, shtoi ai.
Tutje, ai rrëfeu shkurtimisht për kontributin e familjes së tij në luftën e fundit në Kosovë.
“Familja ime qysh pas vrasjes së Fahri Fazliut me Afrim Zhitinë, kemi qenë familjarisht të rreshtuar në rrugën e drejtë çlirimtare dhe e kemi axhën tjetër Bahri Fazliun i vrarë në epope në 98-tën”, përfundoi ai.
Deri më tani Gjykata Speciale ka dërguar qindra ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ftesat u janë dërguar në cilësinë e dëshmitarëve dhe të dyshuarve.
Ndërsa në Hagë në paraburgim po vazhdojnë të qëndrojnë ish-figura të njohura të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e parlamentit Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati etj. /Express/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar se qeveria Kurti ka pasur fillimin më të dobët, në histori të ndonjë ...
KANADA– Kanadaja po ndryshon udhëzimet e saj për përzierjen dhe përputhjen e dozave të dyta të vaksinave COVID-19 dhe tani po këshillon Kanadezët që të ko...
SHBA– Fibra është materiali i veshjeve më i përdorur në botën e modës, por si një material sintetik është i përbërë nga plastika, poliesteri ka nevojë për shumë...
IZRAEL– Isaac Herzog, një politikan veteran dhe njeriu i një familje të shquar izraelite, u zgjodh president i vendit ditën e sotme, një rol kryesisht ceremonia...
SERBI– Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur vizitën e tij dy ditore në Kosov...
ITALI– Lirimi nga burgu i ish-anëtarit të mafies Cosa Nostra dhe krah i djathtë i Toto Rinës, Giovanni Brusca ka shkaktuar reagime të shumta në Itali.Brusca, nj...
INDI– Qentë endacakë në Indi janë filmuar teksa konsumojnë trupat e viktimave të Covid-19 në brigjet e lumit Bhagirathi në qytetin indian të Uttarkashi.Pjesët e...
GREQI– Rrallë kaloi kaq pa tensione një takim mes ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologut grek, Nikos Dendias, si ai që u zhvillu...
BJELLORUSI– Një kompleks banimi dhe i zyrave komerciale po ndërtohet në vendin ku më parë ka qenë një aeroport në Minsk të Bjellorusisë. Projekti në vlerë 3.5 m...