Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Sqarimi i djeshëm i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, tregoi se gjobat disamilionëshe që po u vihen bizneseve në Tiranë, nuk kanë asnjë baze ligjore. Drejtuesit, treguan se, jo vetëm nuk e njohin ligjin, por janë të vendosur ta shkelin atë në dëm të qytetarëve. Në një analizë të deklaratës, një ekspert i pavarur ligjor, nisi në redaksi këto konstatime shkeljesh të ISHSH.
Kështu në sqarim ISHSH thotë: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nga vitit 2018 kryen të gjitha inspektimet online nëpërmjet sistemit e-inspection. Gjatë inspektimeve të kryera sot në qytetin e Tiranës nga ISHSH dega rajonale Tiranë janë vendosur 12 masa administrative 300 000 lekë secila ndaj subjekteve të gjetura në flagrancë në shkelje të ligjit nr. 9636 ose ligjit “antiduhan”.
Eskperti: Duke Analizuar njoftimin për shtyp të ISHSH, na bie në sy që vlera e gjobës qenka e njëjtë për te gjitha subjektet nga 300.000, ndërkohë sipas ligjit 9636 Dt 06.11.2006, subjektet janë sanksionuar per shkelje te Nenit 20 pika ë “mospërmbushja e detyrimeve të parashikuara në paragrafin e parë të nenit 16 per shenja të dukshme mos lejimi dhe mos vendosje tavllash nga pronari/administratori apo personi i caktuar përgjegjës prej tyre dënohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë për pronarin/administratorin e mjediseve apo personin e caktuar prej tyre”, dmth ky konstatim është i paracaktuar dhe fiktiv jo në bazë të gjetjeve në çdo subjekt pasi shuma nuk do ishte e njëjtë për të gjithë subjektet pasi nis nga vlera 50 mijë lekë.
ISHSH: Inspektorët Johana Sinani dhe Evald Bejaj janë punonjës të ISHSH dega rajonale Tiranë dhe pjesë e grupeve të inspektimit të ditës së sotme. Inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit nr. 9636, datë 06.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” të ndryshuar, janë inspektime të vazhdueshme dhe kryhen në orë të ndryshme dhe gjatë gjithë ditëve të javës. Këto inspektime kryhen në bazë të Programit Vjetor të Inspektimeve 2020 të dakordësuar nga Inspektorati Qendror dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Eskperti: Përsa i përket sqarimit se inspektimet janë të planifikuara për 2020 nga Inspektorati Shëndetësor dhe të dakortësuara nga Inspektorati Qendror, theksojmë se, sipas ligjit sërish janë në shkelje proçedure inspektuese pasi ligji 10433 Dt 16.06.2011 “Per Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” thotë: Procedimi administrativ i një inspektimi fillon si rregull me lëshimin e autorizimit të inspektimit, I cili sipas ligjit të inspektimit përcakton kohëzgjatjen dhe vendin e inspektimit dhe çdo veprim procedurial jashtë kohëzgjatjes së përcaktuar, nuk prodhon asnjë pasojë juridike për subjektin, dhe ngarkon me pegjegjësi disiplinore inspektorin përkatës. Këto raste inspektimi janë zhvilluar ne shkelje procedure vetëm duke analizuar deklaratat për shtyp. Sqarojmë se të drejtat e subjektit janë, të njihet me autorizimim e inspektimit, identifikimin e inspektorëve të njihet me proces – verbalin e inspektimeve, të paraqesë kontestimet për vlerësimin e provave të administruara për rezultatet e hetimit dhe për vendimin që synohet të merret nga organi publil, që nga inspektorët nuk është bërë. Është e qartë pra, që gjobaxhinjtë me pushtet, shfrytëzojnë mosnjohjen e ligjit nga qytetarët, për të marrë prej tyre milionat dhe për tu përkeqësuar kushtet e jetës dhe të biznesit. Inspektoriate të tilla shkatërrojnë klimën e biznesit në Shqipëri dhe bëjnë që investimet e huaja të ikin drejt Maqedonisë dhe Serbisë.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
PRRENJAS– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë fshatit Pishkash, ku një person ka humbur jetën. Mësohet se viktima ësht...
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Elisabeta Mitën, 41-vjeçare që dhunonte vajzën e saj të mitur se n...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për pushimin e çështjes së privatizimit të CEZ. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, mëso...
DIBËR– Fëmijët e fshatit Plan i Bardhë nga Dibra u duhet të përshkojnë 7 kilometra për të shkuar në shkollë, në fshatin fshatin Kloskatund, aty ku edhe gje...
TIRANË– 905 leje drejtimi janë pezulluar për 24 ditët e para të vitit 2020, për shpejtësi tej normave të lejuara. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së P...
Tiranë- 25 shtetas kinezë i janë nënshtruar kontrolleve në aeroportin e Rinasi për virusin vdekjeprurës që është përhapur së fundmi në Kinë. Burime për Dosja.a...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur identetin e të riut shqiptaro-francez që u vu sot në pranga, pasi kërkohej për vrasje në Francë. Burime nga policia bëjn...
Tiranë-Artan Hoxha i ka dërguar së fundmi një mesazh ‘të koduar’ Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, për të cilin publikoi një video ku ky i fundit shfaqe...
KAKAVIJË– Një sasi prej 108 kg marijuanë është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar në zonën e Kallpaqit në Kakavijë. Sipas njoftimit zyrtar të Polc...
VLORË– Shënjestra e atentatit të sotëm në Vlorë, që shpëtoi paq nga plumbat është shoqëruar për t’u pyetur në polici, në lidhje me ngjarjen. Burime nga gru...