Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë
Zbardhen dhe dokumentohen 12 raste të vjedhjeve në banesa dhe biznese. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shtegtarët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohen një granatë, një automjet, piktura me vlerë, një mjet prerës për lëndë drusore, një biçikletë, një sasi parash dhe mjete që autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Shtegtarët”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
– B. A., 27 vjeç; L. H., 24 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim (të tre të dënuar më parë për vjedhje);
– K. L., 17 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta 4 shtetas janë arrestuar në kushtet e flagrancës, gjatë kohës që ishin duke vjedhur në një farmaci në rrugën “Petraq Leka”, në Kombinat. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre, shtetasi F. L., 29 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 11 rasteve të vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjeve të banesave dhe bizneseve të ndryshme, konkretisht:
* Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit E. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash;
*Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit B. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;
* Më datë 18.11.2021, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një sasi të papërcaktuar parash dhe paketa cigaresh në marketin në pronësi të shtetasit V. U.;
*Më datë 21.12.2021, në rrugën “Tefta Tashko” dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë në pronësi të shtetases V. P.;
*Më datë 21.12.2021, në Qytetin e Nxënësve në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan;
*Më datë 25.12.2021, në rrugën “Budi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa paketa cigaresh në marketin me menaxhere shtetasen A. Sh.;
*Më datë 25.12.2021, në qytetin e Belshit, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur një pajisje prerëse për materiale drusore në një banesë;
*Më datë 26.12.2021, në qytetin e Belshit, kanë tentuar të vjedhin një farmaci;
*Më datë 26.12.2021, po në qytetin e Belshit kanë tentuar të vjedhin një kancelari;
*Më datë 26.12.2021, në fshatin Pezë, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit G. R.;
*Më datë 26.12.2021, në Durrës, në një market në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi A. F., 31 vjeç, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së 4 pikturave, në një dyqan. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet, një granatë (e gjetur në banesën e shtetasit K. L.), mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, 1 biçikletë, 4 piktura, një sasi parash dhe një mjet prerës për lëndë drusore. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
vijon…
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka miratuar ditën e sotme masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Bujar Lezajn, të dyshuarin si bashkëpunt...
TIRANË– Përdorimi i alkoolit mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore që lënë pas edhe viktima. Por, kur vjen puna tek ‘përkëdhelja’...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja foli për skandalin e publikimit të targave ditën e sotme teksa ish...
TIRANË– Reshjet intensive të shiut paralizuan kryeqytetin këtë mëngjes. Në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës” makina lëvizin me vështirë...
PEQIN– Personat që kanë vrarë Albi Bashaliun kanë djegur dhe makinën e viktimës. Mësohet se pak metra larg vendit ku u gjet i vrarë 35-vjeçari ësht...
PEQIN– Dosja.al ju sjell pamje nga vendi ku u vra Albi Bashaliu mëngjesin e sotëm. Mësohet se pikërisht në të njëjtin vend është ekzekutuar dhe 44-vje&cce...
TIRANË– Albi Bashaliu, i riu i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj të Peqinit është arrestuar në vitin 2017 pë...
SHKODËR – Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vijuar reshjet e shiut gjatë gjithë natës, ku në zonat malore kanë rifilluar dhe reshjet...
PEJË – Një atentat me armë zjarri është regjistruar në fshatin Raushiq të Pejës, ku raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar nga të shtënat me...
PORTUGALI– Disa shqiptarë janë arrestuar në Portugali pasi dyshohet se janë përfshirë në trafik lëndësh narkotike. Policia portugeze ka shkatërruar marrëv...