LIVE UPDATES
Politike

Ish-drejtor në qeverisjen e PD/ I përzgjedhuri i Ulsiut, kandidati i Rilindjes për Shkodrën…

12 Maj 2019, 05:19 Nga DOSJA
Ish-drejtor në qeverisjen e PD/ I përzgjedhuri i Ulsiut, kandidati i

Valdrin Pjetri është zyrtarizuar si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës. Pavarësisht rezultatit të sondazheve të brendshme të kryera nga vetë socialistët dhe zvarritjes së zyrtarizimit të emrit të tij si kandidat, duket se në përfundim Pjetri ka arritur të marrë suportin dhe të mbizotërojë mbi çdo skenar dhe prapaskenë në rradhët e Rilindjes.

Boldnews.al ka mësuar se emri i Valdrin Pjetrit është mbështetur maksimalisht nga kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja.

I njëjti që mbështeti zgjedhjen e Arta Markut në postin e kryeprokurores së Përkohshme, duket se i ka dhënë suport maksimal kandidaturës së Pjetrit.

Ky i fundit u emërua Prefekt i Shkodrës pak muaj më parë, ndoshta me idenë për të qenë një kandidat për Bashkinë e Shkodrës, por nga strukturat e PS-së ai nuk ka gjetur mbështetje. Madje në bazë të raportimeve, emri i tij nuk është mbështetur nga strukturat e qytetit dhe rrethinave kryesore që përfshihen në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Gjatë qeverisjes së PD-së, Valdrin Pjetri ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas me administratën e Rilidnjes u zhvendos në Ministrinë e Mbrojtjes ku ka mbajtur disa funksione të rëndësishme.

Burime nga dega e PS-së në qytetin më të madh në verilindje të vendit, bëjnë me dije se Pjetri gjithashtu nuk ka pasur as suportin e deputetëve socialist, përfshi këtu edhe atë të PSD-së, Tom Doshi, madje as të drejtuesit politik në këtë qark, ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

E gjithë kjo panoramë duket se ndikoi që Edi Rama të shtynte të paktën dy herë zyrtarizimin e Pjetrit si kandidat, në një kohë që në të gjitha bashkitë kryesore të vendit ai kishte zyrtarizuar emrat.

Boldnews.al ka mësuar se 10 ditë më parë, në drejtim të strukturave të PS-së në Shkodër ka shkuar udhëzimi për gjetjen e një kandidature jo politike, kjo për faktin se sondazhet kishin nxjerrë një rezultat zhgënjyes për socialistët.

Por duket se garant për kandidaturën e Pjetrit ka hyrë Ulsi Manja, që sikundër mësohet ka qenë edhe mbështetësi kryesor i tij.

Po kush është Valdrin Pjetri

Valdrin Pjetri u lind në Shkodër me 18.09.1982.

Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Fakulteti Ekonomik, Dega Financë të Universitetit të Tiranës dhe Master të Nivelit të Dytë, për Lidership dhe Menaxhim.

2012-2014 Pedagog i Jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës për lëndën e Riskut Publik.

2015- Diplomë në “Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare”.

Gjithashtu Z. Pjetri disponon certifikatën “Për Drejtim Strategjik” nga Defense Academy of the United Kingdom.

Ai ka marrë edhe certifikatën e “Auditues i Brendshëm”.

Zotëron gjuhët Anglisht dhe Italisht.

EKSPERIENCA PROFESIONALE

Prej janarit 2019 është Prefekt i Shkodrës

Në Maj të 2018 deri në Janar të 2019 ka mbajtur detyrën e Kryeregjistruesi

Valdrin Pjetri ka shërbyer në disa pozicione drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes që nga viti 2014.

2010-2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).

2014-2015, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

2014-2017, Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes.

2015-2018 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Minitrinë e Mbrojtjes.

Janar 2018 – Maj 2018 Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

Marrë nga Bold News 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kandidati i shkodrës valdrin pjetri zgjedhjet e 30 qershorit kandidati i shkodrës valdrin pjetri zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll
Politike 11 Maj 2019, 22:03

PD mbledhje urgjente pas mesnate në seli

Partia Demorkatike ka thirrur një mbledhje urgjente pas mesnate në seline e partisë. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se në mbledhje do...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës