LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-deputeti Et’hem Ruka kujton vitet në selinë rozë me Moikom Zeqon: Kemi qenë grupi më i mirë në historinë e PS, ish

17 Qershor 2020, 13:17 Nga DOSJA

TIRANË– “Moikom Zeqo ishte një shpirt i madh dhe një tru brilant, që prodhoi pa pushim dhe na la një pasuri të tërë intelektuale”. Pas humbjes së parakohshme të poliedrikut në moshën 71-vjeçare mëngjesin e së hënës, çdo fjalë duket se i rri ngushtë madhështisë së tij.  E megjithatë, miq e kolegë “të mbarsur” me mirësinë që ai la pas, veprën e pashoqe, kontributin e tij në jetën politike, kulturore e sociale, rrëfejnë copëza nga eruditi Moikom. Me profesor Et’hem Rukën i bashkojnë fillimet e Partisë Socialiste, rrugëtimi i tyre në të si ish-deputetë dhe ish-ministra të saj(ndonëse për shkrimtarin, këto detyra zgjatën pak). “Ai është ndër njerëzit që dha gjithçka nga vetja për politikën dhe Partinë Socialiste, pa kërkuar asgjë në këmbim”, tregon ai për “Panorama.al”, duke e konsideruar mikun e tij si një shembull, prej të cilit parlamentarët shqiptarë kanë shumë për të mësuar. Profesor Ruka tregon njohjen me Moikom Zeqon, kontributin e tij në Partinë Socialiste dhe dhimbjen për personalitetet e munguara në të gjatë viteve të fundit. Ai flet edhe për krijimtarinë e tij dhe veprën që la pas, duke shprehur dëshirën që biblioteka e eruditit të ruhet e të kthehet në një muze.moikom+ ruka1

Profesor, si jeni njohur me të ndjerin Moikom Zeqo?

Është e vështirë për mua të rikujtoj me hollësi takimin e parë me Moikomin. Bashkë na bënë bindjet politike të majta në vitet 1990. Ishim të rinj dhe gjithë pasion, jo vetëm për politikën, por edhe për profesionet tona. Moikomi më bëri për vete, sepse tek ai pashë një njeri të uritur për dijen, një intelektual, që ndryshe nga të tjerët, lexonte pa pushim jo vetëm për letërsinë, por edhe për arkeologjinë, historinë, artin, shkencat etj. Ai të befasonte me arsenalin e dijeve dhe kishte një kujtesë fenomenale.

Është shumë e vështirë të gjesh një cilësor të vetëm për ta karakterizuar Moikomin, por dje një admirues i tij e quajti një “bibliotekë lëvizëse”.

Më mirë se kaq, nuk mund të thuhet. Miokomi nuk ishte thjesht një “bibliotekë” memece, por një shpirt i madh dhe një tru brilant, që prodhoi pa pushim dhe na la një pasuri të tërë intelektuale. Ai ishte një konsumator i palodhur i dijes, por edhe një prodhues i jashtëzakonshëm i saj. Moikomi na la shumë, por pa mundur t’i thoshte të gjitha ato që do të donte të thoshte për Shqipërinë dhe shqiptarët dje, sot dhe nesër.

Keni qenë bashkë në fillimet e Partisë Socialiste, si e kujtoni kontributin e Zeqos në këtë parti prej themelimit të saj?moikom + ruka

Po, kemi qenë bashkë me Miokomin dhe kolegë të tjerë, qysh në fillimet e Partisë Socialiste. Moikomi besonte në atë që bënte. Ai ishte njeri idealist, i vendosur, kurajoz dhe i ndershëm. Të njëjtën gjë kërkonte edhe nga të tjerët. Moikomi ishte mik i të gjithëve. Përtej politikës, ai mbeti i respektuar nga të gjithë, pavarësisht bindjeve politike. Ai është ndër njerëzit që dha gjithçka nga vetja për politikën dhe Partinë Socialiste, pa kërkuar asgjë në këmbim. Unë besoj se Miokom Zeqo i ka bërë nder Partisë Socialiste dhe Parlamentit shqiptar, duke shërbyer si një shembull se si duhet të sillen e veprojnë parlamentarët shqiptarë.

E përmendte jo rrallë faktin se Partia Socialiste nisi me një grup intelektualësh, duke shtuar se sot “truri” brenda Parlamentit i dukej gati i shteruar…

Moikomi ka qenë gjithmonë antikonformist. I tillë ka qenë në kohën kur shërbeu si deputet, por edhe gjatë gjithë viteve që qëndroi i papunë. E vetmja punë që ka bërë Moikomi ka qenë biblioteka, librat, muzetë, ndihma ndaj krijuesve të rinj, publicistika dhe analizat e tij të pafundme. Është fakt që Partia Socialiste bashkoi një grup të mrekullueshëm intelektualësh, që punuan me përkushtim jo vetëm për transformimin e Partisë Socialiste në një parti të vërtetë socialdemokrate europiane, por edhe për rritjen e kësaj partie dhe sjelljen e saj në pushtet në vitin 1997. Në konsideratën time, por edhe në memorien e Partisë Socialiste grupi parlamentar i viteve 1992-1997 ka qenë pa asnjë mëdyshje më i miri në gjithë historinë e kësaj partie.

Ndër njerëzit e spikatur të letrave që nderuan Partinë Socialiste dhe Parlamentin shqiptar ishin: Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Xhevat Lloshi, Vath Koreshi etj. Po kaq të spikatur kanë qenë edhe deputetët e tjerë që erdhën në PS nga bota akademike, mjekësia, ekonomia, drejtësia, bujqësia, artet ej. Për fat të keq, këto personalitete u pakësuan pak e nga pak dhe kjo dhimbje e shoqëroi vazhdimisht Moikom Zeqon, deri ditën e fundit të jetës së tij.

Cili është vlerësimi juaj për kontributin si intelektual, krijues dhe studiues për Moikom Zeqon?

Nuk është kaq e lehtë të vlerësosh kontributin e jashtëzakonshëm të Moikom Zeqos. Për mua ai mbetet një erudit, një mendje e fuqishme, një shpirt i madh, një kapacitet i jashtëzakonshëm intelektual, një fuqi mendore polivalente, pasionant ndaj letrave, arkeologjisë, historisë, artit, pikturës publicistikës etj. Moikomi u mundua të bashkojë kohët; të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e kombit të vet. Ai nuk ndërtoi grataçela, nuk u mor me biznes dhe nuk pyeti për pasuri. Bëri jetën e tij të thjeshtë e të ndershme, duke ia falur pasurinë e vet intelektuale kombit të tij të dashur. Moikomi ndoqi rrugën e nderit dhe atë të rilindësve tanë të mëdhenj, që bënë gjithçka në shërbim të vendit.

Pasuria më e madhe e Moikomit ka qenë libri dhe biblioteka e tij krejt e veçantë. Kush e ka pasur fatin të vizitonte shtëpinë e tij, duhet të jetë befasuar. Vetëm libra. Libra në tavolinë, libra në tokë, libra në rafte, lira në mjedisin e ndenjes, libra në dhomën e gjumit. Syri dhe mendja e tij kënaqej vetëm kur shikonte dhe përkëdhelte librat e tij të dashur. Do të doja që biblioteka e tij të ruhej ashtu siç e la ai dhe të kthehej në një muze, ku njerëzit do të mësonin shumë prej tij. Ai punoi pa marrë frymë, pa bërë pushim. E sfidoi sëmundjen dhe punoi e botoi deri në ditën e fundit të jetës së tij. Largimi i tij i përkohshëm është një humbje e madhe jo vetëm për atë vet, familjen, miqtë e tij, por për gjithë vendin.

Moikomi është një shembull se si duhet të jetohet e shpenzohet jeta. Shpirti i tij i pastër fluturoi drejt përjetësisë qiellore, por duke lënë këtu në jetën tonë tokësore një emër të madh. Koha i vë në vend gjerat. Jam i bindur se jo sot, por nesër do ta kuptojmë se Moikomi i dha vendit dhe shoqërisë shqiptare shumë më tepër nga çfarë shoqëria i dha atij së gjalli. Dhe kjo po ndodh që sot. Kam lexuar dhimbjen e njerëzve të thjeshtë, por edhe të intelektualëve, për largimin e parakohshëm të kësaj vlere kombëtare. Jam i bindur se vepra e tij do të mbetet një gur i çmuar në ndërgjegjen tonë kombëtare. Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë dhe i gjithë shqiptarëve!

(Marrë nga Panorama)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet et'hem ruka moikom zeqo vdes moikom zeqo  et'hem ruka moikom zeqo vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës