LIVE UPDATES
Sport

Ipko Superliga: Ballkani dhe Daku nuk ndalen

21 Tetor 2020, 15:49 Nga DOSJA
Ipko Superliga: Ballkani dhe Daku nuk ndalen

KOSOVE – Ipko Superliga e Kosovës, mbylli javën e 7-të të saj. Marshimi i Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi është impresionues. Po kaq befasuese është edhe paraqitja e të talentuarit Mirlind Daku, aftësitë e të cilit nuk u vlerësuan kur luante me Kukësin.

I riu Daku, i huazuar nga Osijeku në Kroaci, sot realizoi një dopiedë ndaj kampionëve të Dritës, duke sigluar fitoren 2-0 të Ballkanit, ndërkohë që kryeson edhe listën e shënuesve më të mirë në Kosovë, me 17 gola të realizuar në 7 javë kampionat.

Ndërkohë, Gjilani, pa trajnerin Gentian Mezanin në stol (mungonte për arsye familjare), shënoi barazimin e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Edhe pse luanin në shtëpi, ata barazuan 0-0 me Trepça ’89, duke dëshmuar se ende nuk është në rrugën e pretenduar.

Sakaq, Prishtina ia doli të triumfonte me rezultatin 1-2 kundër Feronikelit në transfertë. Për kryeqytetasit ishte ish-kapiteni i bardhebluve të Tiranës, Gentian Muça, i cili me golin e shënuar, i pararendi edhe fitores së vështirë në fund të Prishtinës.

Takimet Drenica-Arbëria (0-1) dhe Besa-Llapi (2-2) janë zhvilluar një ditë më parë, të martën. Pas javës së 7-të renditjen e kryeson: Ballkani me 19 pikë, i ndjekur nga Prishtina dhe Arbëria 11, Drita (në 5 ndeshje) dhe Gjilani 10, Trepça 89 dhe Drenica 8, Feronikeli 6, Besa 4 dhe Llapi 2 pikë.

Ja dhe rezultatet teknike të javës së 7-të të IPKO Superligës së Kosovës:

Ballkani-Drita 2-0 (Daku 19’, 75’)

Feronikeli-Prishtina 1-2 (Hoti 47’ / Muça 30’, Krasniqi 84’ (p.)

Gjilani-Trepça ’89 0-0

Drenica-Arbëria 0-1 (Hamiti 8’ (a)

Besa-Llapi 2-2 (Haxhiu 73’, Tahiri 90’+7/Hoti 19’ , Ramadani 30’)

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ismet munishi mirlind daku ismet munishi mirlind daku

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës