LIVE UPDATES
Sport

Inxhinieri i UEFA-s premton: “Me Anglinë, fusha do të jetë më e mirë”

7 Mars 2021, 10:20 Nga DOSJA
Inxhinieri i UEFA-s premton: “Me Anglinë, fusha do të jetë

TIRANE – Vazhdon me ritme intensive puna në fushën e stadiumit “Air Albania”, që gjithçka të jetë në kushte optimale për ndeshjen e 28 marsit ndaj Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

Një grup i posaçëm me specialistë të FSHF-së punon prej javësh çdo ditë me orare të zgjatura për rinovimin e fushës, ndërkohë që së fundmi është vënë në funksion edhe impianti modern i dritave që ndihmon barin të rritet normalisht në çdo cep të fushës, duke zëvendësuar rrezet e diellit.

Këtij grupi specialistësh i është bashkuar prej disa ditësh edhe inxhinieri i UEFA-s për fushat e futbollit, Matthew Dean Gilasbey, i cili po jep kontributin dhe eksperiencën e tij për rikthimin e tapetit në gjendje sa më të mirë para sfidës zyrtare. Ai ka një përvojë të madhe si konsulent i UEFA-s dhe ka punuar për mirëmbajtjen apo rinovimin e fushës në disa prej stadiumeve më të mëdha të Europës.

Në një prononcim për Fshf.org, Gilasbey, shpjegon në detaje proceset që po kryhen aktualisht në stadium dhe mënyrat që po përdoren për të lidhur sa më mirë barin me shtresën e tokës dhe eliminimin e dëmtimeve të fushës gjatë ndeshjes.
“Ajo që ne kemi bërë këtu praktikisht është ajo që e quajmë një mini-rinovim. Objektivi ynë është që rrënjët të futen thellë nën tokë, që të krijojnë një stabilitet më të mirë për sipërfaqen. Momentalisht rrënjët janë vetëm 20 milimetra nën tokë dhe ne duhet të integrojmë të dyja shtresat bashkë, atë të sipërmes dhe atë të poshtme, që tapeti të jetë i lidhur mirë me tokën, pasi e kemi parë që fusha dëmtohet gjatë ndeshjeve. Ajo që ne kemi bërë aktualisht, kemi ajrosur fushën, kemi zbutur sipërfaqen e sipërme. Kemi përdorur një pëlhurë mbi barin gjatë ditës kur ka diell, që të ndihmojmë rrezet e diellit të kenë një efekt sa më të mirë, në mënyrë që të krijojmë një lloj ure për të bashkuar më mirë të dyja sipërfaqet e fushës. Keni dy profile në këtë fushë, pjesa e sipërme ka një lloj shtrese rëre të mirë, ndërkohë që në thellësi ka edhe një shtresë tjetër e cila për momentin nuk lidhet plotësisht”,- thotë specialisti i UEFA-s.

Sakaq, Gilasbey shprehet optimist për arritjen e objektivit, teksa shpreson që edhe kushtet e motit të jenë favorizuese në mënyrë që e gjithë kjo punë e bërë deri më tani të prodhojë një rezultat sa më pozitiv. “Stadiumi është ndërtuar nga inxhinierë të ndryshëm, që nuk e kanë marrë shumë në konsideratë barin. Rrezet e diellit nuk bien në një pjesë të fushës, por që bari të rritet normalisht ka nevojë për dritë. Për këtë arsye ne kemi sjellë këto drita që do të ndihmojnë në rritjen normale të barit. Për ndeshjen e marsit me Anglinë, mendoj se fusha do të jetë më e mirë nga sa ka qenë. Ne po përpiqemi të përmirësojmë fushën me ndihmën e dritave dhe duke mbjellë një lloj tjetër bari, duke shpresuar që tapeti do të lidhet mirë me shtresën poshtë përmes barit. Kam shumë besim, por edhe kushtet e motit duhet të jenë të duhurat në javët e ardhshme që bari të rritet sa më mirë”,- ka deklaruar ndër të tjera specialist i UEFA-s për fushat e futbollit, Matthew Dean Gilasbey.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania fshf.org fusha para anglise air albania fshf.org fusha para anglise

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës