LIVE UPDATES
Sport

Investimet e FSHF-së nga Gjirokastra në Shkodër. Harta re e impianteve të futbollit

31 Janar 2022, 20:23 Nga DOSJA
Investimet e FSHF-së nga Gjirokastra në Shkodër. Harta re e

TIRANE Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar intensivisht në disa qytete të vendit me qëllimin për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe aktualisht janë disa kantiere, ku po punohet njëkohësisht me fusha të reja që do të jenë gati të presin klube dhe ekipet fëmijësh.

Ndërhyrjet në infrastrukturën sportive po kryhen që nga Gjirokastra e deri në Shkodër, me Federatën po financon këto investime të rëndësishme për komunitetet kudo në Shqipëri dhe në kuadër të “projektit të 100 fushave”.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj ka shpjeguar ndërhyrjet që po bëhen në disa stadiume të vendit, teksa ka shpjeguar se nëpërmjet “projektit 100 fushat”, FSHF po synon të dyfishojë apo trefishojë numrin e fëmijëve që luajnë futboll në të gjithë vendin.

“Në ‘Niko Dovana’ ne kemi bërë rikonstruksionin total të fushës së stadiumit, që ishte i amortizuar dhe së shpejti ekipi i Teutës do të luajë në stadiumin e vet. Në këtë projekt kemi përfshirë edhe dy fushat e aneksit të stadiumit, me njërën që ka përfunduar tashmë pas ndërhyrjes dhe tjetra është në punim e sipër dhe pritet të jetë gati shumë shpejt për të pritur ekipet e moshave të Durrësit. Në strategjinë e FSHF-së është parashikuar që të shtojmë numrin e fushave ku të mund të luajnë fëmijët, në mënyrë që të dyfishojmë apo të trefishojmë numrin e fëmijëve që luajnë futboll. Kjo do të arrihet përmes investimeve që FSHF po kryen në shumë qytete të tjera, jo vetëm në Durrës. Ne i kemi kërkuar bashkive, por edhe Bashkisë së Durrësit konkretisht, që të vazhdojmë “projektin e 100 fushave” për fëmijët dhe për ekipet”, – thotë Dervishaj në intervistën për emisionin “Breaking” në Top News, duke shpjeguar në detaje edhe investimet dhe fushat, ku aktualisht është ndërhyrë përmes investimeve të FSHF-së që po transformon dita ditës fytyrën e futbollit në vend.

“Në stadiumin e ri të Kukësit punimet kanë përfunduar, por për shkak të motit të keq dhe ngricave në këtë qytet, që nuk e favorizon rritjen e barit, po presim që fusha të jetë në gjendje optimale. Po në Kukës po bëhet edhe një fushë e re nga e para që do të shërbejë për stërvitjen e ekipeve. Kemi përfunduar fushën stërvitore të ekipit të Vllaznisë, që përmes investimit të FSHF-së u bë e mundur ndryshimi i tapetit. Ka përfunduar një fushë e re në Bulqizë me tapet artificial, një investim i përbashkët FSHF-Bashki, ndërkohë që në Shijak është bërë rigjenerimi i fushës së stadiumit dhe impianti është pajisur me stola. Në stadiumin e Egnatias kemi ndërhyrë, duke financuar pajisjen e tribunës me stola gjithashtu. Në Tiranë në bashkëpunim me klubin e Partizanit kemi investuar në kompleksin e ri për ndërtimin e fushës, sistemin e ndriçimit dhe sediljet e stadiumit. Po ashtu te kompleksi i klubit të Tiranës kemi mundësuar rikonstruksionin e dy fushave të mëdha si edhe një fushe të vogël, ku mund të stërviten fëmijët”, – vijon anëtari i KE-së së FSHF-së.

Në fund, Dervishaj flet edhe për vendimet e fundit të Komitetit Ekzekutiv, që ka miratuar investimet në disa fusha të tjera në Lushnje, Maliq, Gjirokastër, si edhe katër fusha të reja për akademitë në qytetin e Tiranës.

“Ka nisur investimi i FSHF-së edhe në qytetin e Lushnjes, një projekt në bashkëpunim me Bashkinë në kuadrin e “projektit të 100 fushave”, ku parashikohet të ndërtohen dy fusha me përmasa olimpike, si edhe një fushë tjetër rreth 500 metra katror me bar artificial. Në të njëjtën kohë FSHF do të ndërhyjë edhe në fushën e stadiumit për ta kthyer në parametra optimalë. Kemi aprovuar një projekt pilot, që nis nga Maliqi, ku do të bëhet një fushë stërvitore dhe njëkohësisht do ta ndihmojmë klubin vendas, duke investuar edhe në fushën e stadiumit. Ne duam që të ndërtojmë brenda 2-3 vjetëve “100 fusha” stërvitore për fëmijët. Së fundmi Komitetit Ekzekutiv miratoi edhe ndërtimin e katër fushave të rej,a që do të bëhen për akademitë në Tiranë, ndërsa në Gjirokastër kemi miratuar një fushë me bar artificial në zonën e Grehotit, edhe ky një investim i përbashkët FSHF-Bashki. FSHF është e hapur për të bashkëpunuar me çdo klub, shoqatë, bashki, që janë të interesuara të bëhen pjesë e projektit të 100 fushave, ku federata ofron 50% të investimit në formë granti”, – përfundoi Dervishaj.

E.G (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së asambleje e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se nga gjirokastra e deri në shkodër projektit të 100 fushave anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së asambleje e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se nga gjirokastra e deri në shkodër projektit të 100 fushave

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës