LIVE UPDATES
Bota

INTERVISTA/ Profesori suedez: Imuniteti ndaj COVID-19 mund të jetë më i lartë seç mendohet

3 Korrik 2020, 16:16 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Profesori suedez: Imuniteti ndaj COVID-19 mund të jetë

Një studim i kryer nga Instituti Karolinksa në Suedi tregon se njerëzit që nuk kanë antitrupa të koronavirusit, mund të kenë imunitet me qelizat T, të cilat i identifikojnë dhe i vrasin qelizat e infektuara. Studimi ka përfshirë rreth 200 persona. Njëri nga bashkautorët e tij, Hans-Gustaf Ljunggren, thotë se imuniteti me qeliza T duket se është shumë jetëgjatë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ljunggren, profesor i Mjekësisë së Infeksionit në Institutin Karolinska, thotë se qelizat T po ashtu çojnë më pranë imunitetit të tufës.

Profesor Ljunggren, një studim i Institutit Karolinska në Suedi – bashkautor i të cilit jeni edhe ju – tregon se njerëzit që testojnë negativë për antitrupa ndaj koronavirusit, mund të kenë akoma imunitet. Si është e mundur kjo?

Ajo që kemi vërejtur është se shumë pacientë që kanë qenë të infektuar me virus, kanë pasur reagim të fuqishëm të qelizave T, që është i pavarur nga përgjigjja e antitrupave.

Përmendët qelizat T… Si funksionojnë këto qeliza, krahasuar me antitrupat?

Kjo është një pyetje e mirë. Qelizat T janë qeliza të bardha të gjakut dhe ato janë të specializuara në identifikimin e qelizave të infektuara nga virusi. Për dallim prej tyre, antitrupat janë të specializuar në identifikimin e grimcave të lira të virusit në trup. Qelizat T i vrasin qelizat që janë infektuar me virus. Në thelb, e eliminojnë ‘fabrikën’ ku prodhohen grimcat e virusit në trup.

Si zhvillohen qelizat T në trupat e njerëzve?

Në çdo sekondë, në trupin tënd, në trupin tim dhe në trupin e secilit, gjenerohen miliona qeliza të reja T. Të gjitha këto qeliza T, në mënyrë të mrekullueshme, kanë aftësi të njohin gjithçka që trupi mund të hasë. Kjo do të thotë se të gjitha qelizat T kanë specifika të ndryshme. Nëse ne infektohemi me virus, si koronavirusi për shembull, disa prej qelizave T do t’i identifikojnë qelizat e infektuara. Ato do të ndahen me shpejtësi – do të jenë miliona sosh me këtë specifikë të veçantë, që do të luftojnë sëmundjen.

A ka ndonjë metodë specifike apo ndonjë ilaç që mund të nxisë prodhimin e qelizave T?

E dimë në përgjithësi se për një imunitet të mirë duhet një dietë e mirë ushqimore, stërvitje, gjumë i mirë natën. E dimë se uria dhe mungesa e gjumit kanë efekte negative. Po ashtu edhe disa sëmundje mund të kenë efekte negative. Për shembull, kanceri mund të shtypë imunitetin dhe trupi i njeriut mund të mos jetë në gjendje të mirë për t’u mbrojtur nga infeksionet, përfshirë viruset.

Përmendët një dietë të mirë ushqimore. Ta elaborojmë pak më shumë… Çfarë lloji ushqimesh u rekomandohet njerëzve të hanë?

Nuk jam i sigurt se mund të jap rekomandime specifike, por e dimë se në vendet ku ka varfëri, mungesa ushqimesh, uri… këto kanë efekte në sistemin imunitar.

Le të themi se një person i caktuar ka qeliza T, a do të thotë kjo se ato do ta mbrojnë vetëm atë, apo po ashtu do ta pengojnë atë që ta transmetojë infeksionin te të tjerët?

Nëse një individ ka qeliza shumë të mira T, që mund ta luftojnë virusin, kjo do të thotë se ai nuk do të ketë përsëritje virale. Andaj, ai individ specifik nuk do të jetë në gjendje ta transmetojë virusin te të tjerët. Pra, përfundimisht, një përgjigje e mirë e qelizave T do të kontribuojë në përgjigjen e përgjithshme ndaj virusit dhe në aftësinë e individit për të përhapur virusin tutje.

A keni ndonjë ide se sa mund të zgjasë imuniteti me qelizat T?

Kjo po ashtu është një pyetje e mirë. Në rastin e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi], ne nuk e dimë këtë, sepse sëmundja është me ne që pesë ose gjashtë muaj – së paku në Evropë. Por, ajo që mund të bëjmë është të shohim epidemitë e tjera të koronaviruseve. Në vitin 2003 ka qenë një epidemi e madhe në Azinë Juglindore, por që nuk është përhapur globalisht.

Ka pasur disa studime për përgjigjen imunitare të pacientëve. Është interesante se përgjigjja e antitrupave te disa pacientë nuk ka zgjatur më shumë se dy-tre vjet. Por, disa njerëz që janë infektuar atëbotë, pra më 2003, ata edhe sot kanë qeliza T kundër atij virusi. Kjo na tregon se përgjigjja e qelizave T mund të jetë me të vërtetë jetëgjatë. Nuk e dimë se si do të ndodhë në këtë rast [të COVID-19], por ka indikacione për një rrjedhë të ngjashme.

Ku mund të bëhen testet për qelizat T? Në çdo laborator? Njësoj si për antitrupa?

Jo. Kjo është një pyetje që na bëhet shpesh. Për fat të keq, testet e qelizave T janë shumë më të komplikuara. Ato kërkojnë një laborator të specializuar, një laborator të specializuar kërkimi. Nëse janë nga persona të infektuar, nganjëherë kërkojnë masa paraprake të sigurisë dhe teknologji e metodologji mjaft të përparuara. Pra, në këtë moment, ato mund të kryehen vetëm në laboratore kërkimore.

Jo secili vend i ka këto laboratore?

Vendet, në shkallë të ndryshme, kanë laboratore të tilla, por ju duhet të keni edhe shkencëtarë të aftë për t’i kryer ato teste.

A na afron imuniteti i qelizave T më pranë imunitetit të tufës?

Po. Jam absolutisht i bindur. Do të thosha se roli i qelizave T është mbrojtja nga infeksionet e viruseve, përtej të gjitha funksioneve të tjera. Kështu janë zgjedhur gjatë rrjedhës së evolucionit. Pra, po, ky është supozimi im absolut.

Edhe një pyetje, Suedia ka ndjekur një rrugë tjetër në luftimin e koronavirusit, ndryshe nga vendet e tjera në Evropë. A keni të dhëna se sa ka zhvilluar imunitet popullata?

Sikurse edhe në vende të tjera, janë matur nivelet e antitrupave. Nuk ka pasur matje të gjera, por në Stokholm, për shembull, seropozitiviteti, apo niveli i konsiderueshëm i antitrupave, në matjet e një jave apo dy javëve më parë, ka dalë të jetë 15-17 për qind.

Por, ajo që ne kemi treguar është se shumica e njerëzve që kanë antitrupa, kanë qeliza T, por përveç kësaj, shumë njerëz kanë qeliza T dhe nuk kanë përgjigje të antitrupave. Pra, shkalla e imunitetit, së paku te popullsia e Stokholmit, ka të ngjarë të jetë më e lartë seç reflektohet në matjet e antitrupave.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hans-gustaf ljunggren koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 hans-gustaf ljunggren koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll
Bota 3 Korrik 2020, 11:45

SERBI– Në një kohë që situata e Covid-19 është përkeqësuar shumë në Serbi,  autoritetet kanë marrë  masa të rrepta, ku raportohet se kush nuk mban maskë do të g...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës