Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Inter, mes dëmtimeve dhe skualifikimeve, Inzaghi fjalim para grupit; Mos u dorëzoni
29 Prill 2022, 14:19Nga DOSJA
ITALI-Pas zhgënjimit ndaj Bologna-s tani për Interin është koha për shpengimin. Gara e kampionatit, katër javë nga përfundimi, është ende e hapur. Por te zikaltrit motoja është “mos u dorëzo”, kjo është ajo që Simone Inzaghi i tha skuadrës menjëherë pas humbjes në mbrëmjen e së mërkurës dhe që e përsëriti në mëngjes në Appiano kur rifilluan stërvitjet. Gjithçka është ende e mundur: duhen fituar të gjitha ndeshjet dhe të shpresojë që rivali të bëjë një hap flas. Të dielën raundi i parë: Milan pret Fiorentinën në San Siro në orën 15:00, tre orë pasi Inter të ketë zbritur në fushë në Udine.
Lajm i mirë në lidhje me portën, ku Radu është në traumë të fortë emocionale pas gafës me Bolonjën, por duket se do të rikthehet Handanovic: siç raportohet nga Corriere dello Sport, kontraktimi në shpinë që e detyroi sllovenin të qendronte në pankinë, vazhdon ta shqetësojë, por kapiteni i zikaltërve është gati të shtrëngojë dhëmbët dhe të marrë vendin e tij midis shtyllave.
Calhanoglu do të mungojë për shkak të skualifikimit, Vidal i rikuperuar – kavilja e tij e djathtë nuk e shqetëson më – dhe Gagliardini janë kandidatët për ta zëvendësuar. Nuk do të rrezikohet Gosens, që vjen nga një lodhje muskulare: anësori gjerman do të rikthehet për ndeshjen e të premtes më 6 maj në San Siro kundër Empolit.
E.Ç (Dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TORINO-Një ditë që fëmijët nuk do ta harrojnë kurrë. Bonucci, Chiellini, Morata, Perin, Bernardeschi dhe Pinsoglio si dhe trajneri Massimiliano Allegri i kanë b...
ANGLI – Qeveria britanike po i bën presion Chelseas se ata kanë vetëm disa javë për të përfunduar procesin e shitjes së tyre, shpjegoi sot për “BBC” Nadin...
ANGLI – “Ai më dhuroi shishen më të mirë dhe më të shtrenjtë të verës, e cila është gjithashtu e preferuara ime. Nuk e di ku e ka marrë, por e di sa ka ku...
ITALI – Në sezonin e tij të tretë me kuqezinjtë, të cilët i kanë paguar 29.5 milionë euro skuadrës franceze të Lille për nënshkrimin e Rafael Leãos.Edhe p...
ANGLI – Ralf Rangnick pranoi se është e rëndësishme të përcaktohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos për Manchester United. Kjo pasi klubi do të jetë në treg...
ANGLI – Qendërmbrojtësi i Chelseas, Antonio Rüdiger, synon të jetë nënshkrimi i parë te Real Madridi për sezonin e ardhshëm. Lojtarit të kombëtares gjerma...
SPANJE – Kupola sportive e Barcelonës, me presidentin Joan Laporta në krye, darkoi këtë të enjte në një restorant të famshëm në Barcelonë. Laporta ishte...
GJERMANI – Raundi i parë i negociatave u zhvillua mes Bayern Munichut dhe Pini Zahavit, agjentit të Robert Lewandowskit, për të folur për të ardhmen e sul...
FRANCE – Polemikat kanë ditë që kanë nisur në Francë. Gjashtë muaj pas miratimit nga Parlamenti francez të një projektligji që parashikon, se më 5 maj nuk...